Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:34 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
12 Janar 2018 17:52

Drejtësia? Ky moment s'vjen më

Ndoshta perceptimi im është i gabuar, por, në këtë cepin tim, më vijnë të forta, paradoksale, komike, zhurmat e debateve, diskutimeve, ideve, sulmeve që bëhen ndaj përpjekjeve serioze për herë të parë, në këtë vendin tonë të vogël në Ballkanin Perëndimor, për të vënë drejtësinë dhe njerëzit që atë e "popullojnë", në një rrugë të drejtë, të mbarë.

Erdhi një ditë që interesi, zhvillimet gjeopolitike, vullneti politik i fare pak njerëzve, bënë që Shqipëria të jetë më në vëmendje, fokus të BE dhe SHBA. Shtrembërimet e drejtësisë që nuk po gjenin fund në këtë Shqipërinë tonë, sikur kanë nisur me hir apo pa hir, të vihen në dritën e atyre që deri më sot janë kulturat më të drejta e dinjitoze për qënien njerëzore në glob: BE e SHBA.

Qëllon që kjo gjë të bezdisë analistë, gazetarë, politikanë, biznesmenë, intelektualë, që në këtë habitat kanë notuar e notojnë si më e shkathëta ngjalë.

Ishte i pritshëm ky reagim, pasi i kemi parë të gatshëm "të lidhen me zinxhirë" në studio televizive, gazeta, kuvend, vetëm për të shpëtuar të pashpëtueshmit e për t'i mbajtur në pushtet e në politikë të gjallë.

Nëse duam të gjejmë defekte, krim, probleme edhe në vende si SHBA apo ato të Bashkimit Europian, sigurisht do të gjejmë me bollëk, por pikërisht përballë të keqes Demokracia ka vënë Shtetin, për të harmonizuar energjitë, duke krijuar një Yin e Yang, një ekuilibër sa më të përshtashëm për njeriun modern.

Ky është momenti ynë dhe një moment, njerëz e kushte të tilla nuk vijnë përherë; dy ambasadorët që sot po luftojnë kaq fort për të na hapur sytë e për të krijuar baza të logjikshme të drejtësisë, janë vetëm shprehje e interesit që Shqipëria sot, tani, tani, e vetëm tani, paraqet në Rajon.

Më habisin në pafundësinë e gjetjes së argumenteve kundër Reformës në Drejtësi, kundër pak njerëzve brenda Shqipërisë dhe kundër ndërkombëtarëve që po e mbështesin atë, disa shqiptarë sot. Ata që sa herë për t'u mburrur e krahasojnë veten me analistë, gazetarë, politikanë të perëndimit, këto ditë, në këtë përpjekje për Drejtësinë, tek Perëndimi, te BE e SHBA, te Lu e Vllahutin, po shohin të keqen. Kush i beson dhe sa peshë kanë edhe këtë herë përpjekjet e tyre?

 

 

avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
flutura Ide te vecanta si gjothmone. Kunder rrymes se pergjithshme te urrejtjes
avatar
Anonim
Katunar pa abetare Urime kėsaj qė shkruan, ndėr tė paktėt qė shkruan me mendim europian nė gjuhėn shqipe....komente origjinale e jo pėrkthime tė pakuptimta...tė lumtė! Mėson nga shkrimet e saj e bie nė dashuri me dijen qė pėrēon!
avatar
Anonim
miranda me duket nje kendveshtrim i sakte
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15