Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
22 Janar 2016 18:33
Dy premiera ca lavdërime dhe...kritika
Hapja e sezonit për një institucion të rëndësishëm kulturor është një festë, është një emocion i rrallë për spektatorët, artistët. Në premierën e hapjes së sezoneve, që në kohën e kohërave e deri më sot, krijohet një atmosferë e veçantë, sikur është ndryshe edhe qyteti.
Këto ditë pata fatin të shoh se si hapi dyert Teatri Kombëtar me premierën e "Tri motrat" e Çehovit dhe të enjten në mbrëmje TKOB me të magjishmen "Rigoletto" të Verdit.
 
Tek "Tri motrat" nuk kam ç'të them: Vjetërsia e godinës së Teatrit nuk perceptohej, mbytej nga sharmi i çdo detaji të kuruar të skenës dhe të veshjeve, por edhe pastërtisë së mjediseve. Spektatorët u mbërthyen nga interpretimi i aktorëve. Kush do Teatrin, kush e njeh atë, kush shijon Çehovin, nuk mund të mos mbetej i kënaqur nga loja e të gjithëve që nga Bujar Asqeriu, që dukej si një personazh i katapultuar në Tiranë direkt nga Rusia e ftohtë e 1900, deri te Elia Zaharia, aq e brishtë e fisme, por dhe potente njëkohësisht në rolin e motrës më të vogël. Në Teatrin Kombëtar u shpalos një pjesë e gjatë, e vështirë e Çehovit dhe në shijimin e saj mendoja se sa fat që kemi, me bileta që kushtojnë akoma lirë, të shohim kryevepra botërore me vlera e mesazhe Universale.
 
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit prisja të njëjtën gjë. Ta themi hapur: Si Hervin Çuli në TK, ashtu dhe Ilir Kerni në TKOB kanë bërë një punë të mrekullueshme në një terren të vështirë. Të dy, në sezonin që shkoi kanë bërë më të mirën dhe shpresojmë të ecin kështu.
Në premierën e Rigolettos të gjithë zgjedhjet e solistëve ishin perfekte: Linda Kazani në roli e Xhildës, shumë mirë dhe të huajt në rolin e Rigolettos dhe Dukës së Mantovës, kori dhe orkestra, por me gjithë këto, premiera nuk shkëlqeu.
Skenografia dhe veshjet moderne ishin për t'u përshëndetur, por jo kujdesi në realizimin e tyre: Kori i burrave, veshur me kostume të zeza kishte probleme: Të shëndoshët me veshje të ngushta e fizikët më të hathëm me veshje më të gjëra... Një kolltuk mëshine i zi, qëndronte në skenë në krah të karrikeve të stilit fals-viktorian dhe më shumë se në një skenë, dukeshin se po pushonin në magazinën e Teatrit të Operas... Interesantë brirët e djallit me drita të kuqe mbi kokën e vokalistëve të korit dhe sidomos shfaqjet e tyre mes publikut, por do të dukeshin bukur sikur të ishin të gjitha ndezur e të gjitha njësoj e jo: Disa të fikura, disa të vëna shtrembër, disa lart e disa poshtë apo të tjerë që nuk i kishin vënë fare apo i hiqnin në interpretim e sipër... Të mos ishte "pikantja" Vikena Kamenica do të më ngjante një premierë në depresion.
 
Salla ishte plot, përvevec karrigeve bosh në radhën e autoriteteve. E rrallë mungesa në premierën e Teatrit më të rëndësishëm Kombëtar e Ministres së Kulturës, por Drejtori Kerni ishte rrethuar me ngrohtësinë e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Ajolës, gjithnjë e interesuar për çështje të Kulturës.
 
Rigoletto është Rigoletto dhe hapja e sezonit me të ishte e menduar bukur, besoj dhe në pasionin e gjithë dëshirën e mirë të regjisorit Nikolin Gurakuqi. Por shumë gjëra nuk shkonin në TKOB. Nuk e di, por nuk e kisha dalluar herë tjetër që një zhurmë aspirimi apo kondicionimi në sallë, shqetësonte heshtjen para nisjes së notave magjike të Verdit. Në ç'opera mund të ndodhë kjo!
 
Ilir Kerni që në janar është ankuar për buxhetin që e ka 10 përqind më të ulët në krahasim me 2015, ankohet në rrjete sociale për reklamat që ia hedhin si perde në sy në fasadën e TKOB e për mjediset e zëna nga qiraxhinj abuzues. Uroj që ky fillim të mos jetë sinjali i një presioni ndaj një Drejtuesi që nuk rreshtohet e thotë "Po" për çdo gjë. Artistët e mirë duhen ndihmuar të shpalosin punën e tyre. Sezonin e kaluar nga TKOB pamë aktivitete brilante. Shpresoj dhe uroj të shikojmë edhe këtë sezon, dhe Ilir Kerni, bën mirë dhe duhet të ankohet gjithmonë për gjërat që nuk shkojnë.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
leon reth viteve 60 70 operat italiane jepeshin ne akademine e arteve kjo godine e ndertuar nga arkitektet italiane ose konservatori une isha iri por skenografia dhe artistet jepni cfaqe te bukura opera si rigoleto traviata, e tjer
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226