Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:10 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
7 Mars 2017 12:03
Dy shqiptaret tona
E kujtoni 8 marsin e shkuar? Zgjodhëm si simbol të asaj dite Ornela Canajn, motrën e Aldës, e cila nga Shtetet e Bashkuara doli nga qetësia e rutinës për të mbrojtur dinjtetin e nëpërkëmbur të motrës së saj më të vogël dhe të nënës, të vrara nga Marjan Rroku. Dikush po planifikonte të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm vrasësin të cilin Ornela, e vetme, e kishte gjurmuar, ndjekur dhe kapur në arrati për ta vënë para drejtësisë. Fshihej me identitet fals në Shtetet e Bashkuara, por e kapën. Eshtë në burg sot e kësaj dite. Në historinë e dhimbshme të Ornelës, pak drejtësi për dy njerëzit më të dashur të saj, është vetëm një rreze e ngrohtë drite.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë rreze të ngrohtë dielli nga realiteti shqiptar për dy heroinat që Shqiptarja.com i ka bërë të njohura me shkrimet e saj deri në detaj dhe sot i prezanton si dy figurat më frymëzuese për këtë 8 Mars: Musine Kokalari dhe Sabiha Kasimati. Kanë shumë të përbashkëta këto dy shqiptare, në të mirën dhe të keqen që në jetë u ra. U lindën në Turqi në dhjetëvjeçarin e dytë të 1900. Veprimtaria dhe mësimet e para kishin lidhje me Turqinë, ku prindërit punonin, por e ardhmja për të dyja ishte Italia: Perëndimi fin dhe me më shumë liri e vullnet në respektin ndaj gruas.Të dyja kishin pasur miqësi dhe studiuar me ish-diktatorin Enver Hoxha dhe kompleksi i këtij të fundit ndaj inteligjencës së dy grave, do të ishte dhe fatkeqësia dhe kalvari më i tmerrshëm për të dyja. Musineja dhe Sabihaja kishin një të përbashkët të madhe: Dashurinë për të studiuar, për të mësuar, por edhe kurajon dhe forcën për të qenë të lira, të drejta dhe të vërteta: Vetvetja. Musineja studioi në Romë në “La Sapienza” për Letërsi, ndërsa Sabihaja në Torino në Fakultetin e Shkencave Biologjike. Shqipëria 500 vite nën sundimin turk nuk kishte zhvilluar itikulturën, pra shkencën e gjallesave në det. Ishim më shumë një vend blegtoral e bujqësor, pavarësisht pasurisë së madhe të detit. E pra, studimet   e para në këtë fushë i kemi falë Sabihasë, edhe pse iu publikuan me emra të tjerë. Ia grabitën punën. Jeta e dy shqiptareve qe një ferr i vërtetë nën diktaturë. Dëshira për lirinë e fjalës dhe mendimit u kushtoi rëndë: Sabiha Kasimati u pushkatua në vitin 1951 e futur pa asnjë proces si e vetmja grua mes “mëkatarëve” të atentatit te Ambasada Ruse, ndërsa Musine Kokalari, intelektualja socialdemokrate, vdiq në mjerim në internim në Rrëshen në vitin 1981.

Vetëm vitet e fundit figurat e dy grave po dalin në dritë dhe po flitet për historinë e tyre. Tekstet shkollore nuk i kanë përmendur, politika vetëm tani. Duket sikur shoqëria shqiptare është ende e trembur, e bezdisur, e mbyllur ndaj grave intelektuale, atyre me “I” të madhe, pasi të tjera modele grash janë ofruar deri tani si në politikë, ashtu dhe në vënde të tjera drejtuese.
 
Shpresoj, uroj shumë që në këtë 8 Mars 2017, dy shqiptaret tona, Musine Kokalari dhe Sabiha Kasimati të frymëzojnë breza të tërë vajzash që në zemër e në dëshirë kanë jo vetëm diturinë, por edhe vendosjen në altar të së vërtetës dhe të drejtës.Vetëm kështu, me këto vlera, të gjitha mund të jemi të çmuara për fëmijët dhe për shoqërinë. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
lamja Jane dy emra te vuajtur, te ndritur dhe te nderuar.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244