Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
16 Qershor 2017 13:59
Edhe 30 sekonda janë tepër për ata që na duan
Kur Shqipëria të gjejë vërtetë rrugën e stabilitetit dhe kur rrugëtimi drejt përmirësimit  dhe civilizimit të kryhet natyrshëm e pa energjinë negative si pengesë, vlen një reflektim: Sa shumë energji e vëmendje harxhojmë për armiqtë dhe sa pak ose aspak për miqtë. Na duket sikur duke fituar me domosdoshmëri armiqtë, fitojmë për momentin pushtetin absolut, duke harruar të mendojmë se sa dëm bëjmë në vend për të vrarë, e me kalimin e kohës për të zhdukur, shpirtin fisnik.

 Dihet. Në dashurinë e vërtetë, jo në atë të instikteve e të llogarive, njerëzit kërkojnë të ngjashmit. Dhe kur njeriu gjen të ngjashmin e vet, atëherë ekzistenca është një paqe pa krahasim e harmoni. Por pushteti, të mirat materiale e kanë mbuluar në vite këtë mision të vërtetë me kompromise të ndryshme. Për hir të arritjeve të disa objektivave bëhen strategji, por a janë më të mirat? Në Shqipërinë e viteve të fundit shoh të jetë kthyer në një kompleks inferioriteti i vërtetë vlerësimi i një miqësie, i një mendimi të njëjtë, i një historie lufte të përbashkët për të ndërtuar e përmirësuar gjëra edhe më të mëdha se jeta individuale.

Vërej se për të joshur armiqtë, miqtë shumëzohen me zero; jo vetëm që për ta nuk ka më një fjalë të mirë, por shpesh kompleksi që armiqtë të mos të të shohin me miqtë, i kapërcen rregullat e mirësjelljes njerëzore.

 Të joshësh një armik mund të jetë një sfidë interesante, por ky operacion duhet kryer pa shkelur mbi miqësinë si një vlerë e grumbulluar në vite; ndryshe ndodh ajo që në Shqipëri shohim përditë e më shumë të ndodhë: shtimi pa masë i helmit dhe helmi dihet, herët a vonë do të japë efektin e tij.

 Ta pranojmë se ka një energji të tepërt negative tek disa mes nesh. Mjafton të vëzhgosh një kolektiv, një fis, një bashkëjetesë nëpër pallate, të bësh një kalim telekomande nëpër televizionet shqiptare në mbrëmje dhe e kupton se ligësia e hedhur në publik është bërë një interpretim i denjë për personazhet më dinakë të Shekspirit. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë dhe si argumentojnë, e rëndësishme për ta është të flasin keq. Përse, për ç'qëllim? Ç'është ky prodhim me tepri i të këqinjve ose më saktë i fjalëkëqinjve?

Më dinakët e kanë kuptuar mirë: Se të bëhesh mik me kë dëshiron të bëhesh, duhet të shtiresh si më i keqi armik. Vetëm në këtë mënyrë fiton vëmendjen e kujt dëshiron ta fitosh apo dhe të përfitosh prej saj/tij.  "Të dua moj qëne", duket se tashmë është kthyer në një filozofi të Shqipërisë moderne. Të përfitosh vëmendje, dhe jo vetëm, nga ata që janë më të interesuar se çfarë mendojnë të tjerët, pavarësisht nivelit që mund të kenë, hileve që prodhojnë, ligësisë që shumëfishojnë, duket se është sporti më i preferuar.
Ky sport i shëmtuar e ka një ushqim: Dëshirën e pakuptimtë për të bërë me çdo kusht armiqtë miq, e miqtë e natyrshëm t'i flakësh tutje.

Kështu, edhe 30 sekonda vëmendje, po bëhen të tepërta, bezdisëse për miqtë. Motoja? Jemi shumë të përkushtuar për të dashuruar armiqtë dhe këta të fundit tepër të interesuar të shtojnë sa më shumë fjalët e helmta. Por një ditë, kjo strategji e gabuar, do të na helmojë pa kthim të gjithë. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Brumi Tipike shqiptare. Si miqesine zhdukim dhe traditen dhe nuk respektojme ate qe ndertuan te paret. Une nuk habitem, por vezhgimi i gazetares eshte me shume vend
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226