Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
13 Shkurt 2018 13:16

HEC-et dhe sensi i masës

Kur në disa zona të Italisë së Jugut, shoh shtyllat gjigande të mullinjve modernë të erës, trishtohem për ato kunja metali që i janë ngjitur natyrës. Edhe panelet diellore bërë me xham e duralumin, janë “pyka” artificiale që stonojnë e deformojnë mrekullinë e gjelbërimit, siluetat e kodrave dhe maleve. Kurrë nuk do të doja të isha një nga banorët që sa hap dritaren, në vend të lindjes e perëndimit të butë të diellit, në vend të gjelbërimit, në horizont, të shihja gjigandët e mullinjve modernë të erës apo fushat artificiale me panele diellore. Nuk do të doja të isha as banorë i atyre fshatrave në Shqipëri që do të mbanin gjigandë të tillë të energjisë së erës apo diellore. Për mua janë të shëmtuar. Po Italia e vende të tjera, vuajnë për ujë dhe Hidrocentralet për energji janë të pamundura.

Shqipëria, e bekuar nga lumenjtë, është për mendimin tim dhe sensin tim modest etik dhe estetik, e përshtashme për HEC-e të bëra mirë, të programuar në një vend të pabanuar e të integruar bukur me materiale të zonës, si prodhues më të denjë të energjisë në respekt të natyrës.

Por edhe këtu nevojitet shija e mirë dhe sensi i masës. Nuk mund të jepen leje HEC-esh si dikur kioskat buzë Lanës dhe sidomos, nuk mund t’u jepen firmash mashtruese pa kapacitete ekonomike dhe pa të shkuar ndërtimore që ka dëshmuar se është brenda normave të së vlefshmes dhe të së bukurës. E uroj që pikërisht kjo çmenduri e nisur disa vite më parë të zhbëhet.

Kaq do të ishte e mjaftueshme që energjinë përmes HEC-esh bërë bukur, e që mund të shndërrohen në vende edhe turistike e panoramike, ta bënim si pikën tonë të forcës në respekt e në harmoni me kërkesat e njeriut dhe të natyrës.

avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/02/2018, VITI VIII- NR.45