Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:43 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
30 Shtator 2015 12:16
Identikiti i një pushtetari shqiptar
Kush, në gjithë vitet e tranzicionit shqiptar, ka pasur fatin të jetë jashtë pushtetit, si vëzhgues i ngjarjeve dhe personazheve që kanë hyrë e dalë në të, mund të argëtohet me metamorfozën e individëve, para dhe pas hyrjes në atë që duket se ka efektin më të madh të transformimit. Në 90 përqind të rasteve është një evoluim për të mos u humbur e që rezervon surpriza njerëzore të pafundme.
 
Edhe tani, në 2015, kur dikush mendonte se më në fund nuk kishte mbetur më gjë për t'u habitur, surprizat nuk mungojnë. Ja si do ta përshkruaja, nga këndvështrimi im, metamorfozën e pushtetarit të sotëm: E keni parë  se si fryhet brumi, kur brenda tij hedh shumë maja? Sidomos në ato furra që bukën duan ta bëjnë me hile e aplikojnë shumë këtë: Një bukë tepër e fryrë, por që brenda është plot vrima.
 
Do ta nisja kështu përshkrimin dhe nuk mbaron me kaq. Dëshmitarë të pavarur tregojnë se si në shumë institucione shqiptare kanë parë gjëra që nuk kujtonin të ndodhnin që nga koha e Enver Hoxhës, si për shembull një staf i tërë prej dhjetëra profesionistësh të ngrihet si me komandë në këmbë, në momentin që në sallën e mbledhjeve hyn titullari i dikasterit, frikë për të folur dhe pritje me heshtje të gjata ndërkohë që "Ai" shkruan mesazhe të pafundme në celular, pa folur për pantomima të tjera të ulëta si "gju më gju" me popullin.
 
Ja, pushtetari i sotëm duket shumë i impenjuar të shkruajë në celular, por ndërkohë, kush është jashtë dhe konsiderohet "popull" nuk sheh të marrë asnjë përgjigje ndaj mesazheve me probleme të dërguara. Përgjigje nuk marrin as njerëzit e thjeshtë, por as edhe institucionet e huaja partnere. Atëherë, kujt i shkruan kaq shumë e me kaq frenetizëm modeli i pushtetarit aktual? Mister.
 
Humbja e kontakteve me realitetin, është një tjetër dimension i preferuar. Me të hipur në shkallët e dikastereve, pushtetari i sotëm mendon vetëm një gjë: Të mbajë rreth vetes ata njerëz që i zbukurojnë realitetin. Hallet janë të mëdha kur je në drejtim të vendit, ndaj të dëgjosh ata që thonë të vërtetën është bezdi e jashtëzakonshme, ndaj, larg. Energjia "negative" që vjen përmes të vërtetave të të përditshmes shqiptare, duhet zhdukur, ndaj përreth kontaktet mbahen vetëm me gënjeshtarët, hileqarët e zbukuruesit e realitetit. Të tjerëve bllok. Stop.
 
Fryrja, përdorimi i një gjuhe të vrazhdë, përdorimi i shenjave të pikësimit e të formave urdhërore në shkrim, imitimi i liderit partiak, izolimi nga realiteti, rrethimi nga servilë që ua modifikojnë e zbukurojnë atë, injorimi i leximit të mediave dhe marrja përsipër e rolit të lajmësit personalisht, janë tiparet që mishërojnë shumica e pushtetarëve të rinj shqiptarë. Kjo ndodh sistematikisht, ashtu siç sistematikish ndodh që brumi i fryrë me maja, të derdhet nga dritaret e institucioneve e të shkojë në rrugë kot. Pa bërë një bukë të mirë.
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
drini o alba me ke kenaq. Jo vetem pushtetaret, por qenka moda e fundit ne Tirane City. Edhe shefi jone ben tamam ashtu edhe pse eshte i djathte me tendenca te majta hahahahaha
avatar
Anonim
Etleva r. E keni shkruajtur sikur te ishin perdite ne dikasteret tona. Njerezit punojne me frike dhe akuzohen per cdo veprim. Paaftesia e drejtuesve ben Qe ata te sillen me vartesit me arrogance e ofendime dhe shantazhe. Duan te gjithe te imitojne Ramen, kane komplekse te thella inferioriteti ndaj tij.
avatar
Anonim
Agroni Nuk e di pse lexoj kete shkrim dhe me vijne perpara syve shume surreter neper ministri.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244