Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:50 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
24 Mars 2016 19:06
Jam me Klodeta Dibrën në garën drejt Rektoratit
Për shumë, Klodeta Dibra është kampionia e basketbollit të ekipit të "17 Nëntorit" në vitet '80. Për mua është edhe profesoresha ime e italishtes në Universitet. Nuk ishte kollaj të futeshe në orën e Klodit: serioze, me një italishte perfekte edhe në theks, kërkuese. Ora e saj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nuk ishte vetëm një mësim i thjeshtë: ishte një dëshirë e madhe për të dëgjuar dhe për të kuptuar. Në mbrojtjen time të diplomës rreth italianizmave në gjuhën shqipe, përballë shefes së katedrës së italishtes Klodeta Dibra,  arrita të merrja 9. Mund të jetë një nga nëntat që më ka shijuar më shumë dhe kjo e ka një përse: Ishin vitet kur pedagogët ishin vërtetë pedagogë dhe kur mësimet, kulturën, të marra si pilula prej tyre, i kuptuam, shijuam e zbatuam më pas kur dolëm në jetë.

Të më ndjejnë studentët e të gjitha fakulteteve të tjera të Universitetit të Tiranës, por tek Gjuhët e Huaja, edhe në kohë diktature kishte një tjetër frymëmarrje... Ndoshta sepse mësonim për Danten, Leopardin, Sciascia-n, Pirandello-n...ndoshta, sepse profesorët dhe padagogët tanë, që nga Qemal Xhomo, deri te Klodeta Dibra, bashkë me gjuhën e letërsinë, përmes librave, na kaluan në shpirt,  (edhe vetëm me ekzistencën e tyre, me përgatitjen e tyre, me pasionin e tyre), edhe mendjen e hapur, mirësjelljen, përkushtimin dhe dashurinë për të bukurën, për kulturën, për punën.

Sot Klodeta Dibra nis garën për Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Një garë që e mendoj të jetë e vështirë. Universiteti publik në gjithë këto vite nuk ka dhënë më të mirën që mund të japë për shoqërinë shqiptare. Siç thotë dhe vetë profesoresha ime: "Në vend që të ishte pararojë e mendimit intelektual të Shqipërisë, ashtu siç ishte në fillim të viteve '90, sot Universiteti publik lëngon i kapur nga interesa të vogla meskine".
Uroj që gara për kreun e Rektoratit të nisë e barabartë dhe e drejtë, por ajo që unë dëshiroj më shumë, është që këtë garë ta fitojë Klodeta Dibra. Kam njohur punën e saj, njoh kulturën dhe vizionin e një intelektualeje, e një basketbollisteje, e një gruaje që do të ndryshonte historinë e Universitetit të Tiranës.
 
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ava Agolli Klodin e kam njohur per vite me rradhe e jam e sigurte qe eshte zgjedhja e drejte. Ka nje edukate te vertete pune qe rralle e gjen mes kolegeve, eshte kembegulese, ka karakter te forte e kerkues, e zgjuar e thjeshte , komunikuese e kam shume besim qe di ti gjeje zgjedhen shume problemeve. Sinonim i nje brezi qe ka punuar e studiuar shume per te qene aty ku eshte
avatar
Anonim
populli Bravo moderimit. Shkruan komentet si i do qejfi. Jua paska dhene ngonj lek Klodi...apo partia?
avatar
Anonim
populli Mjere ky vend. Katastrofe kombetare. Dhe Rama kujton se me ligjin e ri do ndryshoje... Utopi.
avatar
Anonim
Kastrioti Nje sportiste e talentuar,model i pasionit per sportin dhe ngjyrat e ekipit-eshte nje vlere e shtuar ne konfirmimin e asaj qe desheron qytetari dhe studenti i devotshem.Le te iki nje here e mire koha e te pangopurve me para,ofiqe e kacafiqe(bordet),ku rrjedhin lume parate e ketij populli.Prandaj arsimi i larte rreshqiti,pasi dhe shume pedagoge ndiqnin rrugen e fitimeve te pamerituara,nen shembullin e bordemadhit(7-8).Le te zhduket modeli ''fullani''nga arsimi universitar.Klodi eshte garanci .
avatar
Anonim
guri Me Klodeten je ti ? Ja ate do veme, sta prishim ty .
avatar
Anonim
Erget Mire do te ishte ta udheheiqte universitetin nje grua!
avatar
Anonim
zyhdi pse eshte me e mira se eshte e partise? ut ska nevoje per partiake
avatar
Anonim
anonim Ka ardhur koha qe profesionistet si Dekane Klodeta Dibra te vihet ne krye te Rektoratit. Boll mė me njerez partiake dhe pa merita.
avatar
Anonim
Me e mira pa diksutim Klodi eshte profesioniste dhe serioze. e kemi pasur pak frike, po s;ka gje
avatar
Anonim
gjuhet e huaja Eshte absolutisht me e mira. Suksese Klodeta Dibra
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226