Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:49 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
28 Mars 2017 14:28
Marrëdhëniet këtu ngrijnë
Duke frekuentuar prej 26 vitesh Italinë, mes miqve atje kam vënë re disa gjëra që më kanë bërë të reflektoj në vite. Për shembull: miqësi që ruhen nga fëmijëria, deri në moshë të madhe. Më bënte përshtypje të shihja e të vazhdoj të shoh tavolina e festa me miq të profesioneve të ndryshme, interesave të ndryshme, niveleve të ndryshme, të mbledhur e të lidhur bashkë vetëm nga një fjalë: Miqësi. Mjekët me gazetarët, ekonomistë me arkitektë, agronomë me gjykatës e prokurorë, të mbledhur bashkë në emër të miqësisë së ruajtur që në fëmijëri. Pak ose aspak shihja njerëz që i lidhte puna, pra miqësi sepse punojnë në një institucion apo biznes. Vëzhgoja e mahnitur se si debatet e ndryshme, preferencat politike, nuk cënonin e cënojnë aspak këtë miqësi të krijuar mes furtunës dhe eksperiencave të viteve.
 
Duke vëzhguar në Shqipëri tavolinat e festave, darkave, janë kryesisht ato të interesave të punës ose të familjes së mbyllur, pak ato të miqësive të thella. Duket sikur në vite e kemi kollaj të lëmë pas krahëve apo të hedhim atë që kemi njohur e dashur që në vogëli apo duke u rritur. Duket sikur miqësia lidhet me interesin për atë që bëhet për momentin, duke humbur lehtësisht investimin njerëzor që vetëm përmes viteve mblidhet si një pasuri. Pasuria e një miqësie njerëzore, të grumbulluar mes eksperiencave në vite duket një fenomen i rrallë nga anët tona. Duket tamam sikur kalimi i viteve në një ekperiencë njerëzore, në vend që të përkthehet në mbledhjen dhe ruajtjen e më të mirës në marrëdhënien, shprehet me eliminimin e sa në këtë marrëdhënie është arrirë. Mendoj se zëvendësohet lehtësisht me marrëdhëniet e interesit të momentit: Marrëdhënie pune, sentimentale. Edhe një mërrëdhënie pune me kalimin e viteve mund të bëhet një miqësi-pasuri njerëzore, por duket se në shumicën e rasteve, edhe kjo merr fund, me fundin e interesave nga njëra palë apo tjetra.
 
Më duket se këtu ne lodhemi shpejt e nuk sakrifikojmë për të ndërtuar e për t'u përmirësuar; kështu si me miqësinë lodhemi të përmirësojmë edhe një punë, një aktivitet. Kujt nuk i ka qëlluar të shkojë një një restorant të bukur e të mirë, por me kalimin e muajve, viteve, sa herë do të kthehemi aty, nuk shohim përmirësimin e ushqimit apo të strukturës, por përkundrazi, një përkeqësim në shije e në shërbim. Po për ruajtjen e gjërave të bukura që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë kanë bërë që në antikitet?
 
Kompleksi i Rozafës, ku vëllai i vogël dëshiron aq shumë ta ngre Kështjellën në Shkodër, (nënkuptojmë ndërtimin e cdo gjëje)  ndërsa dy të tjerët bëjnë të kundërtën, sikur na qëndron në kokë si një shpatë që nuk na lejon për t'u përmirësuar në asnjë lloj marrëdhënie njerëzore. Me pranverën, ndoshta, është momenti për të reflektuar se sa kemi ndërtuar dhe sa kemi rrëzuar në ekzistencën tonë njerëzore.
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226