Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
2 Maj 2017 21:52
Mediterranea 18… dhe partitë

Çdo gjë lind dhe vdes. Edhe partitë. Sidomos në demokraci. Të tjera gjëra janë të pavdekshme, si për shembull arti, apo më të bukurat poezi... Me këtë duhet të mësohemi edhe ne shqiptarët që kemi duruar mbi kurriz krijesa gati në pafundësi… 500 vjet otomanët… 50 vjet diktaturën… 25 vite ndonjë parti apo individ. Por edhe vitet e mësipërme, në historinë tonë të evoluimit si qytetarë të Ballkanit Perëndimor e të Europës, flasin vetë. Ndërsa janë afruar gjithnjë e më shumë hapat tona drejt demokracisë dhe qytetërimit, janë zvogëluar kohët e “atyre” që kemi mbajtur kot në kurriz. Dhe përherë e më shumë po tregojmë se nuk kemi më asnjë dëshirë të mbajmë shtypës, të paaftë e qaramanë të pakuptimtë.

Kanë qenë shumë interesante zhvillimet e viteve të fundit, e muajve të fundit në Shqipëri. Pavarësisht nga presionet, manipulimet intensive të situatave, të fakteve, të opinioneve në vend, duket sikur një forcë madhore po i lëviz gjërat për mirë. Duket sikur njerëzit kanë nisur të mendojnë e veprojnë më së shumti me kokën e tyre e të shohin, të dallojnë njerëzit e të mirës, të punëve e të sinqertët, nga ajo pjesë që ndoshta jo për faj apo me qëllim, por për shkak të mungesës së ndriçimit të duhur, noton në errësirë.

Me 1 maj, pasdite, isha me një grup miqsh te Parku i Liqenit, tamam te Këndi i Lodrave për të cilin disa ngritën çadra si protestë pa kuptim. Të kritikoje kë ishte ngujuar jashtë çdo logjike në çadrat te Liqeni, ishte gati një blasfemi. Të shohësh tashmë atë kënd lodrash, ku fëmijët gjejnë plot zell e gjallëri vetveten është gati prekëse e reflektuese për sa gjëra të mbrapshta, si stërkëmbsha, na janë vënë e do të na vihen në rrugëtimin tonë drejt evoluimit dhe përmirësimit, drejt qytetarisë. Sot te Parku i Liqenit në Tiranë luhet, vrapohet, shëtitet, lexohet, pak fare mbahet mend ajo protestë e dhunshme dhe ato çadra absurde.

Nuk e di çfarë do të mbesë nga çadra tjetër e ngritur në bulevard. Nuk dua të gjykoj ata që nga unë e mendojnë plotësisht ndryshe, por dua të ndaj me lexuesit e Shqiptarja.com një perceptim: Në Demokraci, nën erërat e lirisë, ndodhin fenomene shumë interesante. Ashtu si në natyrë gjërat janë të përkohëshme: vdesin dhe lindin sërish vetëm ato që i shërbejnë zhvillimit e jo shkatërrimit.
 
Këtë javë Tirana e Durrësi do të “pushtohen” nga artistë të rinj nga vendet e Mesdheut. Në Mediterranea 18, pra në Bienalen e Mesdheut, do të shohim art, performanca, ide që do të na pëlqejnë ose jo, do të na shokojnë apo do të na prekin, do të la lenë indiferentë ose jo. Mes Artit mund të gjejmë idetë ndriçuese, mund të fitojmë ndjeshmërinë që na shërben për një gjë madhore: të dallojmë të mirën nga e keqja që do të na shërbejë jo për çështje partie, por për çështje jete, pune, dashurie, familje, ekzistence harmonike në këtë tokë… Sepse vetëm mes Artit  e të bukurës do të përmirësohemi. E kanë treguar perëndimorët, e drejt këtij zhvillimi koha, universi, po na afron dhe ne shqiptarët.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Greta Kjo eshte epoka e Edi Rames, art dhe pune. Kete shans e kane shqiptaret dhe nuk duhet ta humbin per asnje arsye.
avatar
Anonim
Irman Pd Po zhduket si Nano. Bravo te qofte o Edi Rama se nxorre nanon e berishn ne pencion
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226