Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 01:04 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
24 Nentor 2015 19:24
Mrs Vlahutin faleminderit, por ne ëndërrojmë të bëhemi gjingjonë
Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, foli me shifra më konkrete: Gjyqtarët në Shqipëri kanë një rrogë maksimumi 1500 euro, por kanë miliona euro pasuri të pajustifikueshme.

Ambasadorët e huaj që kanë kaluar nëpër vite në Tiranë janë habitur gjithmonë me "mrekullinë" që janë në gjendje të realizojnë individë shqiptarë që mbulojnë detyra shtetërore: Shumë prej tyre bëhen milionerë të dukshëm me rroga që nuk kalojnë 150 mijë lekë në muaj.  Dhe kur habiten ambasadorët që janë "burokratët" me rroga më të larta kur shkojnë në misione jashtë vendit, mendoni pjesa e gjërë e shqiptarëve. Një ambasador i huaj mund të arrijë të marrë dhe 20 mijë euro në muaj, e megjithatë, një diplomat rrogëtar nuk është ndër milionerët e një vendi për shkak të rrogës së tij. Një diplomat jeton mirë, paguhet shumë mirë, por milionat e eurove pasuri në botën që aspirojmë të futemi, nuk i grumbullojnë dot rrogëtarët e cilësdo administratë në Europë a në Shtetet e Bashkuara dhe këtë e di edhe një fëmijë
.
Në një vend europian kur një qytetar blen një makinë të shtrenjtë që kalon dukshëm mundësitë e tij financiare, menjëherë bëhet objekt kontrolli i strukturave financiare të qytetit ku jeton. Shumë emigratnë shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë mund të dëshmojnë se sa herë një makinë luksoze (që një shqiptar mund ta blejë edhe duke shpenzuar të gjitha kursimet) i ka vendosur ata në qendër të kontrolleve finaciare dhe justifikimit të të ardhurave.

Në Shqipëri, me gjithë apelet e ambasadorëve për Drejtësi apo transparencë të strukturave shtetërore, kjo gjë vështirë të ndodhë. Pikësëpari politikanët janë në një zë për pasuritë që vënë: Nuk të prek ty, mos më prek ti e së bashku nuk prekim njerëzit e korruptuar në drejtësi. Pasuria jo vetëm e gjykatësve, por e të gjithë punonjësve të administratës së lartë, është e dukshme për të gjithë. Mungesa e elegancës së kësaj kategorie njerëzish është aq e madhe sa shumica e tyre nuk i rezistojnë tundimit të shfaqin menjëherë në publik pasuritë që kanë krijuar sapo kanë marrë poste të administratës më të varfër në Evropë: Makina të shtrenjta, bizhuteri të shtrenjta, veshje shumë të shtrenjta, apartamente luksi, pushime luksi. E kur nuk shfaqen vetë ata, "shpërthejnë" bashkëshortët/et dhe fëmijët: Ata tregojnë sikur t'i kishin të trashëguara nga puna e djersa e gjyshërve të familjes makina e veshje të  çmimeve më të larta që ekzistojnë në tregjet e botës.

Të bësh pasuri është një talent i veçantë: Një mjek shumë i mirë, një artist, një shkenctar, një punëtor duarartë, një avokat, një bujk i veçantë, një kuzhinier, një sipërmarrës i talentuar e plot fantazi mund të bëhet i pasur me punën e tij. Po një rrogëtar i shtetit më të varfër në Europë, si mund të ketë një supervilë, një supermakinë, e super llogari bankare? Kjo nuk qëndron e nuk ka logjikë.

Të huajt, diplomatët amerikanë sidomos, diplomatët perëndimorë si dhe Vlahutin, përpiqen të na hapin sytë. Po a duam ne t'i hapim, apo ëndërrojmë të gjithë të bëhemi gjingjonë?
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
deti bravo Alba. e ke myt
avatar
Anonim
Brumi Keta kane marre peng shqiperine Alba, jo se jane endrra jone. Jane makthi jone dhe pjesa jone me e shemtuar
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226