Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
4 Tetor 2016 10:27
Na mungonte linçimi nga “aktivistët”
Një foto që publikova dje në profilin tim FB, solli një reagim që nuk e kisha pritur: Peliçja me një kunadhe të rrjepur në krahët e një “ambjentalisteje” më bëri përshtypje. Pa dashur të ofendoj askënd, (fotoja ishte e 2014), mendova vetëm të bëj shënimin tim, të tërheq vëmendjen se: “Protestat e fisme për mjedisin, kafshët, natyrën, kërkojnë të kenë në vijë të parë njerëz të ndjeshëm, shpirtrëra finë e më të bukurit në krahasim me të tjerët. Ndryshe banalizohen.” Një ambientalist i huaj do të ishte skandalizuar. Po ta shihte atë zonjë me kunadhen në kurriz në protestë do ta kishte, më falni për shprehjen “rrjepur” në sy të të gjithëve. Por ambientalistëve shqiptarë, atëherë, kjo nuk u kishte bërë përshtypje, madje zonja ishte dhe është në krye të shoqatës AKIP, kundër importit të plehrave.
Kush ma kaloi atë foto më paralamjëroi: “Kujdes se janë shumë agresivë”. Buzëqesha dhe thashë: Po është foto e vërtetë, jo fotomontazh, çfarë mund të thonë për këtë? Maksimumi të indinjohen e të distancohen kështu si unë... Nuk jemi trembur nga kërcënimet e Berishës e të tijëve, por trembemi nga “shoqëria civile”?
 
Por isha gabuar. Pa kaluar shumë, komentet nën postimin tim, përmes emrave anonimë apo jo, ishin: “He po ti ku i ke fshehur kunadhet e tua...”. E nuk mjaftoi me kaq: Rrjetet sociale “u skuqën” nga "aktivistë" të tërbuar të cilët zinin be se “ne jemi në biznesin e plehrave! Se unë jam tyryfyçke, se jemi shërbëtorë e oborrtarë të mjerë!!! E nuk e di sa të tjera mund të jenë publikuar... por kjo nuk ka shumë rëndësi.
 
I njëjti reagim, me reagimin që patën e kanë politikanët e stilit Berisha, kur ne gazetarët themi të vërtetat: Kontrabada e karburantit me Serbinë, Piramidat, 21 janari me 4 të vrarët, Gërdeci, e së fundmi hilet për të mos kaluar Reformën për Drejtësi. Linçimet nga mediat e politikanëve të prekur nga të vërtetat tona, nuk ka fund. Por kjo nuk më habit shumë tashmë, që prej 1994 jemi mësuar. 
 
Nuk më habit edhe reagimi agresiv i “intelektualëve” të prekur. Më kujtohet, atëherë të Gazeta Shqiptare, kur bëra një shkrim për një poet (shumë i talentuar në fakt), që kishte marrë çmim të parë nga e atëhershmja Ministri e Kulturës për një libër me poezi, ku njëra nga poezitë i dedikohej Kryetarit të Jurisë. Personalisht m’u duk veprim i shëmtuar ndaj shkruajta në gazetë, por reagimi i interektualit në shtypin e atëhershëm të ditës ishte shokues: Shkrimin me të vjella nga më acidet e kishte ilustruar dhe me foton e një maceje të egër, që duhet të isha unë. Kështu njoha dhe këtë kategori shqiptarësh.
 
Kjo e “aktivistëve”, ishte një fushë e paeksploruar për mua. Duke menduar se në një tubim për ruajtjen e mjedisit shkojnë njerëz me ideale dhe jo selfiestë të frustruar, u përpoqa të ndaja një shqetësim qytetar për zonjën me kunadhe.
 
Por zonja me kunadhe nxorri në dritë mes të tjerëve edhe të çmendurën G. (Groshe), emri imagjinar, por që sigurisht ekziston si person. E çmendura G. E cila është “aktiviste”, “ambientaliste” dhe “alkooliste”, me aludimet e Berishës, nisi “kauzën” e saj në rrjetet sociale: Po, pas këtyre pronarëve të mediave, fshihet biznesi i plehrave! Në fakt e kanë shkruar këtë gjë shërbëtorët e Zenit e të Berishës në valën e shpifjeve nga më imagjinaret që mund të ekzistojnë. I kemi përgënjeshtruar dhe refuzuar me neveri sajimet e tyre të mjera, por ja që diçka paskan lënë: “ambjentalistja”, “aktivistja”, “alkoolistja”, e çmendura G. Na i servir sot në rrjetet sociale si të vërtetat e saj duke na vënë edhe në dilemë:Janë më të vërteta gënjeshtrat e politikanëve, apo të "aktivistëve"?
 
Këtë agresivitet e linçim e nxorri në dritë një Kunadhe e pafajshme e masakruar e bërë peliçe në kurrizin e një “aktivisteje” shqiptare. Sulmet në web i lexoja paralelisht me dëshmitë dhe rrëfimet e At Zef Pllumit për agresivitetin e atëherëshëm të kumunistëve të rinj ndaj klerikëve françeskanë, përndjekjen, pushkatimin e njerëzve të lirë e të ditur. Eliminimin e njerëzve që thonin dhe dinin të vërtetën. Ishte një kohë e tmerrshme për dijen, logjikën e intelektin njerëzor.
 
E çmendura G. Po të ishte në 1945, 1946 etj. e imagjinoj si partizane që do të çonte në pushkatim Klerikët që kishin studiuar në Itali, Austri e Francë, bashkë me të vërtetat e tyre. Për fat të mirë ajo kohë është varrosur një herë e përgjithmonë, por mesa duket, genet e çmendura të njerëzve që nuk duan të hapin sytë nga e vërteta, janë ende në qarkullim.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
bijte e eterve kjo qe thua eshte mase e vertet.por kujdes,mire e ka pas mikesha apo miku juaj. Genet e ketyne jane ne qarkullim
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226