Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
27 Shkurt 2017 13:50
Në emër të partisë: Të punësoj!
Një 65 vjeçar ka 3 fëmijët e tij të rritur të punësuar siç jemi mësuar të themi, në Shtet. Po në shtet punon edhe nusja e shtëpisë, pra 4 vetë. Që pas 2013 jeta e kryefamiljarit nuk ka qenë shumë e lehtë. Eshtë një familje e djathtë - e deklaruar publikisht e tillë, siç janë shumë familje të deklaruara e të rreshtuara nëpër qytetet e Shqipërisë, - dhe ankthi i "të parit të familjes" ka qenë gjithnjë ky: Do të m'i heqin nga puna? Janë sistemuar të gjithë pas ardhjes në pushtet të PD në 2005. Lëvizje kanë bërë, por për fat, asnjëri prej tyre nuk ka mbetur i papunë. Deri tani. Fëmijët e X.Y. kanë qëlluar të gjithë të mbarë: kanë studiuar e janë përgatitur për të qenë qytetarë të mirë. Edhe familja është nga ato që i quajmë "me traditë dhe e njohur për qytetarinë". Por pas ardhjes së PS-së në pushtet ata të gjithë flenë me një sy hapur: Do të na e prishin këtë rehati?
 
Eshtë një rastësi apo një pivilegj që qytetari X.Y. i ka të gjithë pjesëtarët e familjes të punësuar në shtet? Fenomeni që Partia për të cilën ke milituar hapur ta shpërblen me vende pune, është një fenomen që njihet dhe në vende të tjera, madje edhe europiane: Rekomandimet, ndihma për të sistemuar fëmijët e filanit apo fistekut është një "nëndegë" e padukshme e pemës së sitemit politik, dhe e dimë mirë, jo vetëm në Shqipëri. Por jo në përmasat që merr këtu tek ne.
 
Si fëmijët e mbarë të X.Y. që militon në PD, kanë për të sistemuar fëmijët e tyre edhe shumë familje të deklaruara dhe militante socialiste, të cilët janë diskriminuar në tetë vite pushtet të djathtë, e prej kohësh presin në radhë të marrin një vend pune të rehatshme dhe të mirë. E nëse nuk e kanë marrë deri tani... është një kod i pashkruar, por i pranuar nga të gjithë: Në zgjedhje bëhet bilanci: çfarë ke mbjellë, do të korrësh... Sidomos në punësime.
 
E tamam në këto kohë shpesh sheh vajtje-ardhje familjarësh të rreshtuar me PD-në në shtëpitë e familjarëve të rreshtuar me PS, me të cilët nuk kanë folur asnjë fjalë kur nuk ja kishin nevojën njëri-tjetrit. Një situatë e sikletshme për të gjitha palët. Pastaj ndodh që dyert mbyllen kudo dhe pas tetë vjetësh pune të sigurtë në Shtet dëshpërimi pllakos familjen. Dhe nga dëshpërimi mund të bësh çdo gjë. Nga ky rreth vicioz, ku njëherë qajnë ata të PS-së, një herë ata të PD-së e njëherë ata të LSI-së apo të partive të tjera në varësi të qëndrimit në pushtet a opozitë, nga kjo "zi" e alternuar mund të na shpëtojë vetëm një fjalë që për fat të keq është shpërdoruar, mohuar, goditur duke e humbur edhe vlerën: Meritokracia.
 
Nëse, sidomos për punët në Shtet, të gjithë do të biem dakord që të zgjidhen djemtë e vajzat më të përkushtuara, atëherë nesër, jo vetëm që nuk do të kemi frikë të shkojmë për një gjilpërë në spital, të çojmë fëmijët në shkollë, të hamë më të qetë ushqimet që blejmë sot në treg, por do të bëjmë një investim që vlen për të gjithë, pavarësisht partive: Do të shmangim në këtë mënyrë edhe këtë "zinë" e madhe që me radhë bie në shtëpitë e shqiptarëve: Punësimin falë partive.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244