Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
31 Gusht 2017 19:18
Nëna kot e keni! Jeni vetëm fare
Në momentin që keni nevojë reale për ndihmë, atëherë kur mund të rrezikoni jetën, ekzistencën, kur në dëshpërim kërkoni reagim, do ta vini re sesi nuk do të merrni asnjë përgjigje. Mund të keni komunikimin më të afërt, më njerëzor, plot të qeshura, hare e shaka sa jeni mirë, sa nuk keni halle e probleme, por të vetmen herë që ju do të kërkoni ndihmë, do të keni realisht nevojë për një fjalë, për një veprim, për një takim, për një ndërhyrje shpëtuese, atëherë do të kuptoni se jeni fare vetëm. Kush ju thonte juve dhe gjithë botës: më shkruani, më kërkoni ndihmë, unë jam këtu për ju, për të gjithë, ai ose ajo, do të zhduket... Vetëm nëse jua ka nevojën, vetëm nëse jua dëshiron votën, vetëm nëse jua ka frikën apo jeni individ që keni target për të pasur përreth servilë, atëherë po. Mund të shihni veprimin nga ana tjetër përmes një maili, një letre, një telefoni. Do ta ndjeni veprimin e një Shteti.

Mesa duket  gjyqtaren e vrarë, Fildes Hafizi, nuk e kishte frikë njeri, askush nuk ja kishte nevojën për shërbime të rëndësishme gjyqësori apo servilizma administrate. Në kujtimet e një kolegeje që e ka njohur, Rovena Rrozhani, lexova portretin e një gruaje që me pasion, punë e përkushtim ka ecur përpara vetë. E kush mund ta ndihmonte një grua, një nënë të tillë! Cili shqiptar do ta merrte mundimin të bëhej barrierë ndaj dhunës e kërcënimeve. Një politikan? Një politikane? Një gjyqtar? Një polic? Media? Po si të shkojmë e të trokasim në media e të kërkojmë ndihmë? Media është kazan e nga kazani të gjithë kanë frikë. Larg medias që deri para pak vitesh ishte streha e klithmave të dëshpërimit të nënave të kërcënuara, të njerëzve të brishtë.
 
Prandaj unë them: Nëna, vajza, kot e keni. Jeni nën kërcënim e rrezik? Bëhuni dinake. Gjeni vetë të gjitha rrugët për të mbijetuar, me çdo kusht e në çdo rrethanë, sepse, vetëm derisa ka jetë, ka shpresë për të transformuar edhe bishën më të tmerrshme njerëzore. Vetëm derisa ka jetë, mund të gjendet rruga e shpëtimit një ditë.

Flasim për shtetin, për sistemin, ngremë gishta mbi këtë e atë, sikur të mos jemi ne vetë copëzat që e bëjmë të tërën. Po ngrihen disa, si dallgët mbi një det të tërbuar e duket sikur kanë të drejtën të bëjnë moral vetëm se janë në majë për pak sekonda, derisa të zhyten sërish në të përbashkëtën shoqëri. Harrojnë se jemi përbërës të një sistemi të gjithë. Të këtij deti vlerash që çalojnë, që thahen, sidomos kur njerëzit kanë nevojë reale për ndihmë.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
gurija Nenat gjithandej jane vetem dhe nuk na the ndonje gje te re.Nenat duhet te jene te pergjegjshme qe familja eshte dicka qe kerkon shume pergjegjsi .Fildezi veret kerkoi qe te rritej ne profesion pasi e ndjente qe mund te bente shume me teper se nje edukatore kopeshti dhe duhet lavderuar.Fabimi i Fildezit ishte qe femijet duhet ti linte qe edhe ish burri i saj ti shihte pasi ai ka te drjten si baba te shoh femijet e vet.Si do ndjeheshe ti nese burri nuk do te linte te shihje femijet?
avatar
Anonim
Mira vertet, vetem fare...
avatar
Anonim
gentian miho Vetem se duhet te kemi nje gje parasysh.Edhe ne boten e civilizuar ndodhin ngjarje te tilla. Pra, burrat qe nuk pranojne divorcin, qe kthehen ne maniake sepse i eshte thyer e vrare sedra e semure e krenarise. Jane shume zinxhire te shtetit qe duhet te veprojne ne raste te tilla qe shpesh dalin pa sukses edhe ne vende si Franca, Italia, Gjermaniaetj etj.Frika qe kam per Shqiperine eshte se keto hallka jo vetem qe nuk funksionojne mire, por po zhduken fare.
avatar
Anonim
alarmi Mese e vertete dhe e dhimbshme. Kam vene re nje indiference ne rritje dhe sidomos falcitete te organizmave shteterore. Aty dine te perdorin fjale te bukura, por kur vjen momenti per veprime serioze dhe profesionale, jane qesharake per te mos thene inekzistente. Mjere kush ka hall ne ate vend ku lolot jane ne mode e ne pushtet.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226