Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:31 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
28 Shkurt 2017 14:37
Nga një selfie në bar te tjetri në restorant
Rrjetet sociale janë një mrekulli e shekullit tonë dhe mundësi për të vëzhguar e njohur botën globale. Facebook, të cilin shumë e kritikojnë, është një mjet i mrekullueshëm komunikimi i thjeshtë dhe i menjëhershëm emocionesh, mendimesh, analizash, fotosh e momentesh. Pikërisht kjo thjeshtësi ekstreme e postimit online, në krahasim me çdo mjet tjetër komunikimi publik, e bën atë lider botëror dhe piacën më të madhe të publikimit të mendimit dhe ndjenjave njerëzore. Sigurisht, ka tipa si unë, që edhe e ekzagjerojnë, por uroj që qëllimet e mira, edhe pse mund të bezdisin, nuk  besoj se dëmtojnë kënd.
Ashtu si në të përditshmen tonë reale, edhe në rrjet, nuk ka aq shumë dallim nga ajo që jemi në të vërtetë. Me përjashtim të disa filtrave, thelbi i asaj që duam të komunikojmë mbetet: Një ndjenjë për natyrën, kafshët, artin, familjen, shoqërinë, politikën, qytetin, fshatin, pavarësisht modifikimeve, zbukurimeve teknologjike, përcillet ashtu siç e mendojmë ta përcjellim. Nëse zgjedhim një shprehje të Aristotelit apo të Hitlerit për të nisur ditën, duam s'duam, kemi thënë shumë për veten.
Nga çka ndodh në kohë reale në çdo cep të botës, nga mendimet e bashkëatdhetarëve kudo nga jetojnë, përqëndrohemi pak në kufijtë e Shqipërisë sonë. Janë vite ndryshimesh të mëdha dhe nismash për ta bërë vërtetë Shqipërinë siç e dëshironim: Si Europa. Protesta të opozitës po zhvillohen në bulevardin kryesor dhe analistë të ndryshëm urojnë një Pranverë si në Rumani, apo lëvizje si ajo e 5 Yjeve në Italinë fqinje. Kërkesa të ligjshme dhe ëndrra mëse dinjitoze për një Shqipëri më të mirë... Por, në çfarë humusi lindin ëndrra dhe lëvizje të tilla? A kërkojnë ato një ndërgjegje të lartë për ndryshim? A perceptohet dukshëm krijimi i këtij ndërgjegjësimi në masat tona, duke nisur që tek më të rinjtë deri tek intelektualët "e regjur" mediave apo foltoreve partiake?
Kushdo mund të më përgënjeshtrojë, por një ndërgjegje e shëndetshme  nuk duket gjëkundi. Shumica e të rinjve, në rrjetin, në median e tyre personale (luks i shprehjes së mendimit në epokën që jetojmë) në shumicën e rasteve përcjellin ose selfi nga klubi i radhës, ose selfi nga restoranti me pjatat ende të mbushura. "Impenjimi" më i shpeshtë është ai  i rrobave të banjos, pushimeve të luksit, syzeve, makinës apo fustanit... Fare pak nga ndjeshmëria për çështje të rëndësishme të jetës, të të përditshmes e të ndryshimit drejt përmirësimit. Nëse një mendim vjen, mbushet e zmadhohet si një re që do s'do, i duhet ta shkarkojë shiun mbi tokë. Nëse mendimet do të gëlonin mbi kokat tona, do të gjenin rrugën e shprehjes medoemos. Por unë druhem se mendim, ëndërr, dëshirë për ndryshim e përmirësim nuk ka.
Sa do të doja të isha e gabuar në këtë konstatim të sipërfaqshëm. Do të doja që me qindra e mijëra të më përgënjeshtronin e të bënin publike impenjimet e tyre të përditshme, të përjavshme e të përmuajshme në punë e çështje vërtetë të vlefshme e të mira.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
drania po cfare mendimi o alba.te rinjte sot, flas per shumicen se ka perjashtime qe na bejne krenare, vegjetojne
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223