Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
5 Tetor 2015 17:03
 Një sekëlldi që s'ka ku shkon
Kush ka biznese fazon është në linjën e parë të humbjes pa fund të personelit. Kanë ikur zanatçinjtë e këpucëve apo të profesioneve të tjera. "Nuk plotësojmë dot kërkesat që kemi nga jashtë. Të gjithë, më të mirët, po ikin në Gjermani".
 
Kush ka një restorant, ndodhet në një tjetër vorbull pa fund të hemoragjisë së largimit të personelit: Kamarierë, kuzhinierë, menaxherë... Kanë ikur edhe ata në Gjermani. Janë futur në borxhe, kanë mbledhur ca lekë dhe kanë tentuar për një jetë më të mirë.
 
"Më ikën të gjithë - tregon Arta - Kuzhinieri i restorantit ka vajzën e vogël të sëmurë kronike dhe shpresoi se do ta mbanin. Por e kthyen. Iku duke lënë çdo gjë në mes... Tentoi rrugën më të vështirë për hir të së bijës, por tani është akoma më keq..." Restoranti në Tiranë, dikur shumë i frekuentuar, duket se po vuan si në shërbimet që ofron, ashtu dhe në cilësinë e ushqimit.
 
Çdo zanat e profesion në Shqipëri duket se është prekur tamam si vreshti pas kalimit të një breshëri: kanë humbur dhe vazhdojnë të humbin pjesën më të mirë, profesionistët, kjo kategori e ngritur me aq mundim dhe e paktë në Shqipëri.
 
Shqipëria po përjeton një depresion të rrezikshëm, atë të perceptimit se nuk ka asnjë shpresë për përmirësim, për një të ardhme të drejtë, në mirëqënie. Po pse kjo hemoragji?
Jemi në një vend të vogël dhe se si po i shkojnë punët komshiut, të gjithë e marrim vesh shpejt. Nëse dëshira e madhe për shtetbërje, drejtësi, barazi, ndihmë shëndetësore, ishte shtysa e madhe për ndryshim politik, kush hedh sytë nga dritarja dhe sheh që drejtësia pretendohet vetëm tek ai, jo te të tjerë të privilegjuar, bie në depresion dhe largimi është i vetmi reagim për mbijetesë.
 
Goditja dhe shtetformimi vetëm në kurriz të më të brishtëve dhe privilegjet dorëzuar në pjata argjendi dinakëve, evazorëve, hileqarëve, të shtirurve, servilëve, është një gjë që nuk mund të funksionojë. Janë veprime që krijojnë alergji me reaksion të dukshëm të largimeve nga vendi, e dalëngadalë mbledhin në stomak një sekëlldi, që nuk ka ku të shkojë: herët a vonë, do të bie në surrat të kujt i krijon.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Edi Bravo. Super e vertete. Shoqeria po kalon ne depresion. Po i behet peesion me te vobekteve. Rrugacet horrat dhe servilet e partive i ka ardhur dita ne kurriz te fukarejve
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226