Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:29 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
23 Dhjetor 2015 19:07
Për një 2016 plot mirësjellje e brishtësi
Të çliruar nga diktatura, duket se rrugëtimi ynë në këto 25 vite ishte ai i realizimit të kultit të më të fortit, më të pasurit. E për të arritur majat e mirëqënies rrugët ishin të çfarëdoshme që nga korrupsioni politik, te trafikimet nga më të tmerrshmet, e kompromiset e ndryshme.
 
Arritja e “majave” me përjashtim të talenteve të pakundërshtueshme, shpesh, për njerëzit pa talente të spikatura, sjell përdorimin e metodave të forta, arrogante e pa mirësjellje... E bëjnë kolegët në punë, e bëjnë fqinjët në një lagje, e bëjnë njerëzit që kanë pushtet ndaj atyre që janë nga ana tjetër e një sporteli, e bëjnë të rriturit ndaj të vegjëlve dhe të vegjlit mes tyre...
 
Duket sikur të realizosh një gjë të bukur e të mirë në Shqipëri duhet të tregosh patjetër “dhëmbët” dhe “forcën”. Që të jesh një media e madhe, një biznes i suksesshëm, një individ me peshën e vendimmarrjes, duhet të dish të përplasësh mirë grushtin mbi tavolinë dhe mundësisht të shtypësh të tjerë në përplasje e sipër.
 
E megjithatë, personalisht, besoj shumë tek brishtësia dhe tek ekzistenca dinjitoze edhe pse jo në “radhët e para” të çdo gjëje.
 
Për këtë vit 2016 do të uroja nga zemra cilindo që kalon shkarazi apo lexon rubrikën time modeste, për një vit plot mirësjellje e brishtësi.
 
Do të doja të ishte viti ku të gjithë të themi “Po” gjithmonë (me përjashtime të imponuara nga rrethanat), por të sforcoheshim dhe në ditën tonë nga mëngjesi në mbrëmje të numërojmë e t’u themi në më të shumtën ne herëve PO kujtdo: fëmijëve që përgatisim për në shkollë, familjarëve, kolegëve që na kërkojnë ndihmë, fqinjëve që duan të komunikojnë... Duke thënë më shumë Po se Jo, jeta bëhet më e lehtë, më e hareshme, më e mirë.
 
Do të doja që të gjithë të përshëndesim njëri-tjetrin, të njohur apo të panjohur, në shkallë, në autobus, në punë, restorante, apo radhë... Qoftë edhe me një buzëqeshje. Një komunikim edhe pa fjalë, por vetëm me shenja miqësie na ndryshon rrjedhën e ditës dhe shkëlqen mjediset ku jetojmë.
 
Të shijojmë e të falenderojmë edhe për gjërat e vogla fare. Kush e thotë se edhe pak bukë e djathë, nuk mund të hahet me po aq shije sa dhe pjatat më të shtrenjta në botë?
 
Në rrugë, nëpër radhë, në trafik e semafor, nuk është nevoja të nxitojmë se kush del i pari... të gjithë në fund të fundit do të shkojmë në destinacionin që dëshirojmë, pa qenë nevoja të mbushim rrugëtimin tonë plot negativitet që çlirijnë stërkëmbëshat apo brrylat ndaj të tjerëve.
 
Që të vegjël na kanë mësuar të jemi altruistë dhe se egoizmi është një gjë e keqe... E vërtetë. Kush mendon vetëm për vete, nuk ka për ta arritur asnjëherë lumturinë, por, sidomos, më të urtët e botës na mësojnë se është shumë e rëndësishmë të duam shumë dhe të vlerësojmë në radhë të parë veten. E pastaj, dashuria që rritet brenda nesh mund të derdhet si një gotë plot nektar e të mbulojë dhe të tjetët e gjithë botën mbarë.
 
Unë do të dëshiroja këto gjëra të vogla për 2016, që duhet të jenë të sinqerta dhe të vërteta, pasi gjërat  që nuk ndjehen, është më mirë të mos nisim t’i bëjmë...
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
leon gazetaret jane fjala e kombit ata flasin per aremerine dhe sfidat e se ardhmes ne faqet kryesore te gazetave duhet te shkruen projekte zhvillimi konkrete gazeta te bej presion psh te kthehet treni urgjendisht ne tirane nuk ka kopetenc kushdo qe te jete te shkatroj objejktet publike transporti detyra e kryetarit te shtetit eshte, te ruaj kufirin rendin shendetin portet airoportet ruget trenat pronat publike shkolla spitalet pyjet tokat buqesore liqenet lumenjt minierat dhe kulturen si kalat d
avatar
Anonim
leonidha numanaj nga ta fillosh problemi ka zgjidhje si ekuacion matematike por nese mer formen europiane te zhvillimit urban social e modern shekulli21 ka sfida dhe kto behen me arkitekt te zote dhe europiane boll me konsevator burokrate e diktator qe jetojne ne banea blind sot brezi ri kerkon levizje te shpejt moderne infra struktur tirana do trram elektrik ekologjik urgjend ngritja e mbikalimeve e nen kalime si europa moderne hapjave tynele ne dajt dhe kodrat e selites vogel sauk etj kthimi i trenit ne s
avatar
Anonim
eva artikull shume i mire !
avatar
Anonim
Brumi Uroj nje vit me lajme tmira
avatar
Anonim
Goni Nje ze ndryshe ne tufen e gam gameve. Gezuar
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223