Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:58 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
12 Maj 2017 17:15
Për vajzat e Bashës dhe gjithë fëmijët
Eshtë interesante të vëzhgosh sesi e shohin fëmijët një protestë. Si fokusojnë ata "problemet" e të rriturve. "Po pse protestojnë? Nuk kanë shumë çokollata? Nëse janë në protestë edhe të hënën, a do të shkoj në shkollë?", pyesin dhe sytë i shndrisin nga një përgjigje që do të ishte në favor të qëndrimit në shtëpi me nënën e gjyshin.

Eshtë e habitshme. Kur rritemi harrojmë fare botën magjike që na rrethon sa jemi fëmijë. Për fat të mirë shumë të rritur kanë mundësinë ta rikujtojnë kur bëhen prindër, me të vegjëlit e tyre deri në moshën e adoleshencës. Vetëm të rriturit më të vëmendshëm, ata që i kushtojnë më shumë kohë dhe përkujdesje fëmijëve mund të ripërjetojnë botën e bukur të vogëlushëve. Sidomos nënat.

Nëse do të kujtonim mirë kohën e fëmijërisë  e sidomos nëse do të shihnim me kujdes rritjen e tyre, do ta dinim të gjithë se të vegjëlve u pëlqen shumë dashuria, përkujdesja, përkëdhelitë. Të vegjlit nuk durojnë, për shembull, zërin e lartë në familje. Nga askush. Ata nuk duan të dinë se cili ka të drejtë apo jo në një debat. Të vegjëlit bëhen "partizanë" të atij familjari që nuk e ngre zërin asnjëherë. Të vegjëlit duan dhurata, duan fjalën e ëmbël; nuk pëlqejnë askënd që ndjehet superior: as prindi, as mësuesi, as presidenti, as kryeministri. Për fëmijët të gjithë janë njësoj. Ata kanë një barazi instiktive.

Por kur rriten ndryshojnë, nenshtrohen, harrojnë dhe marrin "veset" e këqija të të gjithë të rriturve në botë.

Atëherë derisa vendimarrësit e këtij vendi, politikanë e kryeadministratorë, kanë fëmijët ende të vegjël, nipër e mbesa plot, le të shohin e të veprojnë përmes syve të tyre.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se do të marrë dy vajzat e tij e do të dalë në protestën e organizuar. Atëherë, besoj, se do të jetë protesta me sytë e sinqertë të fëmijëve. Do të jetë një protestë që do të thotë gjërat si i mendon dhe do të ketë dëshirën e cdo fëmije në botë për të luajtur e për të ndërtuar gjëra të bukura. Do të jetë një protestë për të pasur sa më shumë "çokollata". Sepse për "çokollatat" ia vlen të protestojmë. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Nje qytetar: Ai, Luli, i nxorri vajzat dhe gruan per tu treguar vendin se ku i ka vrare kater protestues, per tu treguar se sa trim i ēartun ka kene.Nuk ka lidhje me ēokollatat,por me gjakun.
avatar
Anonim
mesuesi Ky per te cilin beni fjale ne shkrimin tuaj nuk eshte as prind as lider aq me teper edukator.Vete e pohoni se cfare ndjesie kane femijet as lodra as cekullate .Si i edukon ky prind femijet e tij apo duke bertitur e cjerre zerin .Turp.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223