Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
24 Prill 2015 13:37
Përse këmbëngul që
duhet dëgjuar Olen Çesari
Kush lexon rubrikën time në vite, e di pasionin që kam për artin e veçanërisht për disa artistë bashkëkohorë. Nuk janë shumë, por për ta nuk do të lodhem kurrë të them e të shkruaj se duhen ndjekur: Mbi të gjithë sopranoja Ermonela Jaho, balerini Eris Nezha me partneren e tij Petra Conti, violinisti Tedi Papavrami dhe gjeniu tjetër në violinë Olen Çesari.

Në botë, edhe në Shqipërinë tonë të vogël, kurdoherë ka artistë, ka shumë që hidhen në të bukurën plot pasion e profesionalizëm, por shumë pak prej tyre kapërcejnë dhe shkrijnë kufijtë duke bërë art Universal, atë që shpërthen jo vetëm nga skena, galeritë, spektaklet, ekranet, sheshet, stadiumet, por edhe brenda nesh. Arti i tyre është art mbi art që hyn në zemër e ndryshon diçka përgjithmonë: na përmirëson, na ngre në një nivel sipëror.

Mijëra luajnë në violinë, por tingulli që nxjerr nga violina e tij transparente Olen Cesari është përtej muzikës, përtej artit. I madhi Lucio Dalla e kishte kuptuar këtë. Duhet gjithnjë një Maestro të kuptojë gjenialitetin e nxënësit të tij. Muzika që Oleni arrin të nxjerrë nga violina është aq fine, aq e hollë e depërtuese saqë gjen rrugën për të hyrë në hapsirat misterioze që janë brenda nesh e që jemi mësuar t’i quajmë shpirt.

Për dy orë Olen Çesari, bashkë me të tijën International Clandestine Orchestra, ngriti peshë zemrat e sallës së tejmbushur të Pallatit të Kongreseve me një risi surprizë: artisten napoletane Lavinia Mancusi, një eksploziv pasioni folklori italian dhe arbëresh. Me fat, kush i pa.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
sadik malaj E besoj se e dashuroni ARTIN mbasi simbas te dhenave nga nji drejtor shkolle nga Shijaku, JU jeni e bija e ARTISTIT te mrekullueshem RIDVAN MALLTEZI ish shoku im me I gushte ne shkollen normale ne Elbasan . ( KY NUK ESHTE EMRI I VERTETE.)
avatar
Anonim
anja Ore po ministria e Kultures i jep ndonje mbeshtetje ketyre apo vazhdon ti kete ne Tirane pa asnje lek. Keta perfitojne nga zemergjeresia e virtuozeve tane jashte shtetit
avatar
Anonim
I verteti Jam dakord 100 perqind me keto qe shkruan. Te gjithe emrat qe ke rendit jane fat i madh per ne, por kujdes, vini re qe kane shperthy te gjithe jashte shtetit se ketu te mysin. Asgje nuk eshte permiresu ne politikat e kultures dhe pse kemi kryeminister artist. Flm po ma botute
avatar
Anonim
trim mbi trimat ka lezet Oleni. E pate ca ndryshimi me dy kongtaret shqiptare. ajo Elvana Gjata stonoi live, alban skenderaj nuk na emocionoi. Jam shume dakord se Oleni eshte gjeni e ha buk vec. te rujt Zoti Olen
avatar
Anonim
shkodran 100% Se eshte super i zoti dhe i talentuar prsh....?
avatar
Anonim
drita i paarritshem
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226