Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
25 Gusht 2015 16:21
Plehrat flasin për patriotizmin tonë
Problemi ynë me plehrat është ana më e shëmtuar njerëzore që ne, shqiptarët modernë, po tregojmë. Kur ecën rrugëve të Tiranës dhe ka pak erë e rrezikon të të sjellë në ballë pështymën apo çimçakizin e kujt ecën përpara, kupton se nga brendësia më e thellë e jona, aty ku inkoshienca plluskon, ka një inat të madh me tokën Shqipëri, ndryshe, nuk ka si shpjegohet kjo hedhje nga kushdo, kudo dhe kurdoherë e sendeve pasi i konsumojmë.
 
Fundi i një dite të mrekullueshme plazhi në Kepin e Rodonit është trishtim: shumica, të ditur a të paditur, hedhin plehrat kudo, është fare e natyrshme për disa të pish cigare e të hedhësh bishtat në rërë, apo të pish kafe apo pije freskuese e t’i hedhësh ambalazhet në shkurret përreth. Pakica, i grumbullon, i merr me vete, shumica ndot këtë mrekulli të tokës Shqiptare, që besoj po mallkon veten se pse u bë e aksesueshme për të kënaqur këto lloj individësh ndotës.
 
E kisha kuptuar që në ditën e parë kur vura këmbën në pallatin tim në zonën e Bllokut, që shumica e komshinjve të mi do të bezdiseshin më shumë nga lulet që unë kam vendosur në ballkon sesa nga kartopecetat e përdorura, shishet e ilaceve të ndryshme të rrobave e pjatave, tubetat e shtrydhur me pastë dhëmbësh, domatesh apo rroje, deri te zbrazja e pjatave me ushqime të mbetura të hedhura nga katet e sipërme Live nga ballkoni.
 
Kanë kaluar 10 vite tashmë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Lulet e mia ndërkohë janë bërë pemë, por intensiteti i hedhjes së plehrave në zonat e përbashkëta, nuk ka rënë aspak.
 
Kur mamaja ime mori guximin ti shkonte në shtëpi komshijes së katit të katërt, pasi e pa me sytë e saj që po zbrazte pjatën me mbeturina nga dritarja, u kthye e shokuar: Po ishte zonjë grua! Sa shtëpi të bukur dhe të pastër kishte…” Zonja në fjalë nuk hedh më sende nga lart, por zyra, e të tjera familje, vazhdojnë ta bëjnë, ndërsa ne me durim i pastrojmë.
 
Ja pse besoj se mes nesh ka gjëra thelbësore që nuk shkojnë, si për shembull një patriotizëm fals. Turma që bërtasin aq shumë se e duan Shqipërinë, por nga ana tjetër sapo të gjejnë një moment e ndotin me atë që kanë konsumuar. Dhe sa më pis bëjnë, aq më shumë bërtasin për tokën e Shqipërisë dhe flamurin Kuq e Zi. Tamam sikur të bërtiturat u kurojnë veprimet e shëmtuara që bëjnë.
 
Administrata e re e Bashkisë së Tiranës ka nisur të pastrojë qytetin e do të vendosë gjoba të kripura për ata që ndotin. Uroj të funksionojë realisht, jo si ligji për duhanin në vende publike që u ndalua me sukses në muajt e parë, ndërsa tani, sheh që kanë rinisur të pijnë duhan kudo në lokale e mjedise të mbyllura.
 
Rregullat e mira gjithnjë e kanë përmirësuar individin, por më efikase do të ishte që çdo individ ta bënte vetë hapin drejt bashkëjetesës së qytetëruar. Kanë kaluar tashmë 25 vite që shohim dhe prekim si jetohet në harmoni me natyrën dhe jo si padronë të saj.
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Servetja Te shikosh tek pallati jone se cfare kompeticioni behet se kush te flaki sa me larg cipat e shalqinit dhe qeset me plehra.Te thuash se jane duke konkuruar per ndonje gare ne NBA se kush ben me shume tre pikesha ose kosha nga ballkonet.Shkalleve nga brenda i lene cantat e plerave derisa ato fillojne kuterbojne dhe mbajne ere kerme,ama nuk begenisin ti hedhin tek kazanet.Shume nga komshinjte pisanjos kane vetura te shtrenjta dhe punera te mira zyrash,ama per qytetari jane ZERO,hajde Europiane.Hah
avatar
Anonim
Plaku Shkrim shume i mire Alba.Neve si popull jemi shume pas vendeve te tjera per sa i perket pastertise.S'mund te fajesoj te gjithe njerezit,se "pyll pa derra nuk ke"por megjithate si ka mundesi qe kryeqyteti te jete aq i ndotur?Pse u leme pershtypje kaq negative te huajve qe vijne ketu?Kudo neper bote,nuk jane gjobat,por ndergjegjja dhe edukata e njerezve qe nuk hedhin plehra kudo si neve ketu,dhe me e keqja pa u ardhur fare keq!Injoranca eshte fajtore per hedhjen e plehrave kudo dhe dembelizmi!:-)
avatar
Anonim
Goni Artikull shume realist dhe me vend qortimi per patriotizmin fals.Me kujton disa vite me perpara kur tre bashkeatdhetare brenda Akropolit pasi pine disa shishe plastike me uje i hodhen sikur te ishin ne rruget e Shqiperise.Disa turiste te huaj u habiten nga sjellja e tre bashkatdhetareve dhe u ankuan tek njeri nga guidat turistike.Qe te tre Shqipot u qortuan ne sy te te gjitheve te pranishem dhe u perzune te percjelle nga syte e gjithe atyre te huajve qe u ndodhen ne ate moment atje.Turp,turp!!!!
avatar
Anonim
Emigranti Eshte alarmante dhe nuk e di sģ do te zgjidhet. Ne tirane duhet dore e forte, kurse plazhet vazhdojne te ndotura
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223