Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:50 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
1 Qershor 2017 16:35
Prej ç'molekulash përbëhen disa shqiptarë
Shpresojmë që pakti mes dy partive më të mëdha të sjellë një normalitet e një shtensionim që na mban peng prej kohëve të kohëve. Një keqdashësi, agresivitet, zili, negativitet i panevojshëm që për arsye misterioze na mban mbërthyer duke parë shqiptari-shqiptarin përherë si në një luftë donkishoteske.

Në Shqipërinë e vogël njerëzit janë në llogore të kundërta dhe janë pozicionuar sikur përballë kanë më të egrin armik. Qëndrojmë të ngujuar në realitetet e krijuara më shumë nga mendje të mbingarkuara me thashetheme, legjenda, shpifje, sharje, pa arritur të dallojmë të vërtetën që qëndron aq e dukshme e konkrete. Për të parë, sytë tanë duhet të kenë sa më shumë dritë, por shumë prej nesh veç dritës sëmunguar, vënë perde akoma më të trasha për t'u bërë akoma më hermetikë: "Armiku" përballë, qoftë i një partie, qoftë një komshi, qoftë një koleg, qoftë një familjar, një shok a një mik, duket akoma më i tmerrshëm dhe më i frikshëm përmes mjegullës së mendjes, prandaj, të strukur në pozicione të ngurta, justifikojmë veten që nuk zhvillohemi si e sa duhet, se kemi shumë armiq.

Pajtimet, thënia e më shumë "po"-ve, harmonia, pozitiviteti duken "bukë" akoma për pak vetë. Mjedisi vazhdon të jetë akoma shumë i helmuar sa mendon: prej ç'molekulash janë bërë disa prej nesh, të cilët, pavarësisht rrethanave jo aq të këqia (mendoni të jetonin në Siri, vende të varfra të Afrikës, apo të bënin një punë si një student që pashë këtë fillimjavë në Itali: - pastronte, duke fërshëllyer, banjot në Eataly) janë plot vrer më keq se vreri i vetë tëmthit.

Një reflektim: Ne gjithë këto vite pune në mediat shqiptare na ka qëlluar të shoqërojmë në rrugëtimin e profesionit të bukur, por të vështirë të gazetarisë, të rinj nga prejardhje e formime nga më të ndryshmet: nga fshatrat, nga familje të varfra, nga familje intelektuale. Pavarësisht vështirësive të të bërit në mënyrë sa më korrekte të punës komplekse të gazetarit, jemi përpjekur të dallojmë tek të gjithë atë dritën e pasionit, të dëshirës dhe ambicjes për t'u përmirësuar. Dhe në shumicën e rasteve e kemi gjetur, e kemi rritur e stimuluar për mirë. Shumë prej tyre ecin me kokën lart në këtë profesion të bukur, të tjerë, kanë vazhduar karriera të ndryshme, kanë gjetur natyrën e tyre në të tjera hapsira. Nga askush nuk kemi pritur ndonjëherë as falenderime, as mirënjohje, asgjë. Por habia e madhe dhe ajo që nuk mund të shpjegohet përndryshe veçse nga një negativitet, apo helm që vepron në mënyrë të pavetëdijshme, janë sulmet, shpifjet, keqdashësitë dhe hilet nga ana e disave prej tyre. Çfarë ndodh në Shqipëri? Besoj, se në shumë fusha të tjera, kushdo mund të tregojë pafund veprime të pashpjegueshme destruktive. Prej ç'molekulash janë bërë disa prej nesh që veprojnë e shpërndajnë vetëm të këqija pa asnjë kuptim e arsye?

E nisa me paqen formale mes dy partive, për të thënë se sulmet dhe negativitetet e panevojshme në publik helmojnë shoqërinë, janë të panevojshme. Vetëm përmes të vërtetës, dritës dhe shikimit pastër e mirë do të mund të arrijmë të kuptojmë se sa veprime të këqija mund t'ja kursenim vetes e të tjerëve. Sa më pak helm për të gjithë, e derisa të arrihet, le të mbajmë me vete një hudhër a një dafinë :) 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Goni Te takosh njeri ne Shqiperi ke frike se te rreshton gjithe hallet e 100 viteve. Kam frike me ardhe e me taku fisin se i kane syte vetem ca i ke sjelle. Te fala nga Bologna
avatar
Anonim
Luli Prej molekulash cianuri
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226