Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:45 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
13 Shtator 2017 18:12
Punë të mbarë
U betua qveria e dytë e Edi Ramës dhe ne shqiptarët nuk duhet të humbim traditën e fjalëve të mira që në fillim: Punë të mbarë! Të gjithë duhet të jemi të interesuar, të majtë e të djathtë, shqiptarë të diasporës e qytetarë të Shqipërisë, që çdo gjë të shkojë bukur e mbarë.

Edi Ramën e njohim të gjithë mirë, njohim punën e tij, familjen e tij, madje, njohim edhe atë që e tij nuk është e që të tjerë ia kanë veshur si portret. Përtej të gjithave, ajo që duhet të na interesojë është vetëm një gjë: Puna që ai ka bërë dhe do të bëjë në Shqipëri. Dhe Edi Rama ka një "ves": punon, e mendoj se për këtë "ves" u rizodh. Duket si një gjë e parëndësishme, por në Shqipërinë tonë të pasdiktaturës kemi patur e vazhdojmë të kemi një problem: të shtrohemi në punë, të ndërtojmë, të kemi rezultate konkrete; jo se nuk e bëjmë, por vonojmë, sorollatemi, harrojmë.
Në 4 vitet që vijnë, pas punëve të mëparshme, na duhet të kemi Shtetin që ende na mungon, një Shtet që të ruajë e të respektojë mirë të drejtat dhe lirinë e njeriut, si dhe të garantojë mirëqënien sociale me transparencë, drejtësi e ndershmëri. Duken fjali patetike, të tepërta për t'u thënë, por të kalojmë nga Shteti fis/klan/miqësi i postdiktaturës, në një shtet me ambicje dhe standarde perëndimore, këtë gjë, ëndërrojmë ende ta realizojmë. Një shtet i qytetëruar, ende na mungon.

Vlerësoj veprimet e para të Presidentit Ilir Meta. Pas disfatës elektorale të LSI-së, pas prishjes së aleancës për ndarjen e pushtetit, pritej një "hakmarrje" e tij. Një pengesë në çdo hap, por nuk po e bën. Dekretoi kabinetin e ri, Qeveria u betua dhe tani mund të punojë.

Nuk mund të parashikoj ditët që do të vijnë. Jemi në Shqipëri dhe mund të ndodhë çdo gjë: Ne ende jemi ata që dashurojmë si të marrë, e po si të marrë urrejmë. Por fryma, vizioni kanë rëndësi që gjërat të shkojnë mbarë. Sikur seicili prej nesh të zgjohet në mëngjes me qëllimin e dëshirën për të bërë një punë të mirë, askush nuk humb gjë, të gjithë do të fitojmë. Pengesat, stërkëmbëshat që mendohen t'u vihen të tjerëve, dihet, herët a vonë, arrijnë të rrëzojnë, kë i mendon.

Punë të mbarë Qeverisë, që shpresojmë e urojmë të jetë përbërë, nga shqiptarë të mirë.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Emigranti Sa fjale te mira kemi harruar e groposur ne. Kete vere vetem qaheshin andej nga fisi im. I kam me Pd, por Edhe nga 5 vete ne pune ne shtet sikur nuk shkon. Pervishni menget njerez, shpikni ide e profesione. Ateher nuk do ja keni friken politikes.
avatar
Anonim
Edi Mbare paē :)
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223