Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
6 Dhjetor 2016 13:54
Sa nuk është ende tepër vonë...
Janë të lidhura të gjitha bashkë. Mirëqënia është pasuria më e madhe për dinjitetin njerëzor. Një njeri që ka ngrënë mirë, është veshur mirë, është ngrohur, është larë, ka shëtitur, ka lexuar, ka parë, është kuruar...pas përmbushjes së këtyre kërkesave jetike, do të mendojë për t'u përmirësuar. Kjo ndodh të paktën me ne njerëzit që quhemi normalë, pa ndonjë patologji të rëndë, të dukshme psikike.
 
Mendoj se si shoqëri nuk kemi bërë më të mirën për të shpërndarë drejtë pasuritë që Shqipëria zemërgjerë ka për shqiptarët. Duhet të ishte Shteti që krijuam pas diktarurës, të qëndronte si çekan për të mos lejuar që pak shqiptarë të jetojnë me mëndjemadhësi në një luks të shfrenuar, ndërsa shumë të tjerë të mos kenë as kushtet minimale për ushqimin, strehimin, shkollimin e fëmijëve, familjes e vetvetes. Por këtë ende nuk e kemi bërë. Danezët kanë bërë Danimarkën, ndërsa ne shqiptarët, Shqipërinë dhe siç thotë në romanin e tij brilant "Odin Mondvalsen" Kasëm Trebeshina: Eh sa larg është Danimarka...
 
Jetojmë në një shoqëri që dukemi të ndarë e të mbrojtur nga mure të lartë betoni, apo nga luksi i makinave, por duam s'duam, Universi na ka bërë si ato enët komunikuese dhe halli i të tjerëve, na pëlqen s'na pëlqen, është edhe i yni.
 
Pas diktaturës dolëm pak a shumë njësoj, por më pas ngritëm një shoqëri të korruptuar, me një etje të madhe për të fituar e për t'u pasuruar në një kohë të shpejtë. Në 25 vite, janë kaq të pakta rastet e talenteve që u pasuruan nga një shpikje e tyre, nga një punë që i solli lumë parash. Mes nesh më të pasurit u bënë ata që u morën me piramidat, ata që korruptojnë më mirë politikën, e cila nga ana e saj ngre traret e doganave, mbyll sytë e kontrolleve cilësore e tatimore, për t'i lënë të pasurohen. Në Shqipëri u bënë super të pasur disa tregtarë, që edhe pse operonin në tregun më të vogël në Ballkan, krenohen se janë më të pasurit e rajonit.
Në Shqipëri u bënë të pasur fëmijë politikanësh, të cilët edhe pse me rroga normale, deklaruan se u bënë milionerë dhe ne i lejuam.
 
Në Shqipëri u bënë të pasur prodhues sallamesh, mielli e buke, kanoçesh të ndryshme, ilaçesh jo se kishin ndonjë talent të rrallë për të marrë zemrat e shqiptarëve përmes ndonjë gjetjeje gjeniale reklame, apo promovimi produkti. Sallamet e tyre as nuk futen në gojë. Jo në Shqipëri, u bënë super të pasur këta individë sepse shtetarët tanë, bij shqiptarësh edhe ata, duke iu marrë para' i lanë pa i kontrolluar, pa paguar doganë, aksiza, e fatura të ndryshme. I privilegjuan.
 
E keni vënë re? Sa pak reklama bëhet në Shqipërinë e vogël me numrin më të madh të mediave? Edhe pse çmimet e reklamimit janë ndër më të lirat në tregun e Ballkanit, fare pak biznese bëjnë reklamë sa për "të larë gojën". Sepse është një fakt: Fitimi i tyre nuk vjen nga marrja e zemrës së njerëzve që lexojnë e shikojnë mediat më të ndjekura e blejmë më pas produktet. Fitimi i tyre i madh vjen nga favoret që i bën politika në kurriz të shqiptarëve të thjeshtë që janë jashtë këtij sistemi privilegji. Ne i kemi lejuar të pasurohen duke bërë kompromise mbi cilësinë e sigurinë e produkteve dhe sot ankohemi se pse sëmuremi.
 
Duken gjëra të vogla këto, periferike, llafe kot, por kështu krijohen hendekët, e ne habitemi pse ndodhin këto tmerre pa fund, përditë mes nesh.
 
Të nisim të ulim diferencat. Të mos lejojmë që tregtarucë të privilegjuar, burokratë me rroga të vogla e pasuri të mëdha, trafikantë kanabisi, prostitucioni apo çdo droge tjetër, të mos na serviren si shembuj suksesi në jetë. Të bëhemi më të ndjeshëm që të kuptojmë, të dallojmë të mirën dhe të keqen, e pastaj shohim se si gjërat shkojnë qetë në vendin e duhur.
 
Shqiptarët në vitet '90 shpërthyen kafazin e ndryshkur të Diktaturës dhe u sulën me anije, ambasada e ç'të mundnin drejt shkëlqimit të Perëndimit. Sot, ende pa qenë vonë, ata shqiptarë të mbetur ende të uritur, të shfrytëzuar e të papërfillur, një ditë do të kapërcejnë muret e larta të fshatrave që brenda kanë vilat e luksit të gjykatësve, gazetarëve, politikanëve që u pasuruan pa asnjë meritë, po vetëm me hilet në kurriz të Shqipërisë e të shqiptarëve të varfër sot. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226