Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:10 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
13 Maj 2015 20:09
Shokimi i duhur i Prof. Fugës dhe xixëllonjat
Ashtu si Maestrot Zen kërkojnë të shokojnë nxënësit e tyre përmes veprimeve të çuditshme, në mënyrë që të ndodhë tek ata ndriçimi, ashtu dhe një profesor i filozofisë siç është Artan Fuga, kërkon të shokojë shoqërinë shqiptare, veçanërisht atë kryeqytetase, me fjalën e tij për të zgjuar një reagim ndaj një situate të papranueshme. Thënia e gjërave me emrin që kanë dhe pa hipokrizinë e zakonshme, është një pikë e rëndësishme arritjeje e lirisë individuale. Kur je i lirë, fiton dhe lirinë e fjalës dhe lirinë për të thënë gjërat me emrin që kanë. Në këtë rast: Tirana është një hale. Eshtë një e vërtetë që preket e vërtetohet lehtë.
 
Në fakt askush nuk duhet të habitet që, Tiranën sidomos, shumica e konsiderojnë vërtetë hale dhe as mundohen të korrigjohen. Kur para shumë vitesh shkruaja në “Periferinë” time se si (unë në fakt e kam vënë re këtë kryesisht në Tiranë) burrat e këtij vendi ecin rrugëve duke pështyrë për tokë, të rinjtë duke hedhur çamçakizët në trotuar, komshinjtë e mi duke hedhur plehrat nga lart, atëherë, ç’mund të jetë një qytet dhe si konsiderohet prej qytetarëve të saj?
 
Provokimi i profesor Fugës qëndron dhe mbi këtë provokim, kush mundet dhe dëshiron, duhet të reflektojë dhe individualisht të reagojë për të pasur një qytet normal.  Por ndërkohë duhet jetuar dhe mbijetuar, dhe në qytet njerëz të mirë, finë, me dëshirën për pastërtinë dhe të bukurën ka.
 
Këto ditë maji në kryeqytet kanë çelur lulet e blirit dhe netët më të buta të pranverës janë dehëse me këtë aromë. Ndërsa dy miq që kishin bërë shëtitjen e mbrëmjes te parku i Liqenit Artificial më shkruajnë të mrekulluar: “Eshtë i mbushur plot me xixëllonja. Një spektakël i rrallë”.
Në fakt, nuk e di, nuk kam informacion se në ndonjë park brenda qytetit, në cilindo kryeqytet botëror, të ketë vallëzim xixëllonjash të cilat zhduken nga ndotja. Por nëse shumë kryeqytetas do të shijonin vërtetë spektaklin e tyre përnatë, ndoshta mund të ndriçoheshin e përmirësoheshin. Xixëllonjat delikate, ashtu si provokimi i Prof. Fugës do të kryenin të njëjtin efekt për të krijuar shpirtëra të ndjeshëm që nuk do e përdornin më Tiranën si hale.
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
idja Profesori ben mire qe provokon. Vetem te emancipuarit kerkojne me shume. Ti Alba psh je shume e kenaqur me shtepine tende, ne Tiranen tende :) Profesori tregon qe nuk eshte i kenaqur as me shtepine e tij. Nuk eshte e lehte ta pranosh e ta deklarosh. Bravo i qofte, eshte perendimor i lindur, pavarsisht se ka lindur ne Tiranen e Lanes qe historikisht ka mbajtur ere :)
avatar
Anonim
ARTAN FUGA Tė shkretat xixėllonja, bėjnė mirė qė dalin natėn qė tė mos shohin batėrditė qė ndodhin nga Liqeni artificial ditėn. Mjafton tė shikosh amfiteatrin dhe tė duket se prej nja njėzet vitesh ai ėshtė bėrė mė i vjetėr sesa arena e gladiatorėve nė Durrės. Mijra vite mė i vjetėr sikur andej kanė kaluar gotėt, hunėt, ostrogotėt pasi e rrėzuan me kėmbė nė ajėr perandorinė romake. Pak mė poshtė janė banjot, ose wc, haaaletė, lutem kush sheh xixėllonja t\'u thotė tė mos futen atje se do tė asfiksohen.
avatar
Anonim
Karli Profesor, nje verejtje te vogel kam per ty, mos u merr me Alben, se eshte njelloj si te dergosh nje F-16, per te vrare qenin e komshiut, per te tjerat ste heq asnje presje, heq vetem kapelen.
avatar
Anonim
I verteti Alba nuk jam dakord me vulgatitetin e prof. Futet qe eshte kthyer nje alla Arjan Cani. Nuk i takon nje profesori qe edukon breza te shprehet pa fre. Pergezime per dy gjera pozitive qe na ke ofruar, blirin dhe xixllonjat. Te shtunen ne darke jemi familjarisht te liqeni.
avatar
Anonim
Kafsheri e asgje tjeter! Po Profesori dhe te gjithe ju beni nje gabim qe me dashje ose pa dashje nuk e zbulon origjinen e kesaj haleje te madhe me emri Tirane. Nuk eshte Tirana hale, por eshte sistemi i korruptuar e tejet primitiv qe eshte sistemi kapitalist ai qe e ktheu Tiranen Parisin e vogel) qe thoshin kryeqytetasit per te (para se te vinte koha e djallit). Me moton te fitojme para sa me shume e sa me shpejt, njerezit (edhe ata qe mund te quheshin te mire) u kthyen ne kafshe qe nga sot e tutje punojne vetem me inst
avatar
Anonim
tironsi te pakten ti paske kap nja dy gjona tmira
avatar
Anonim
proletari hale dhe kaluar hales
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244