Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:26 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
17 Nentor 2016 19:39
Shqiptarët duhet të dinë... pastaj shohim e bëjmë
Me një test të shkurtër në redaksinë tonë, ku ka shumë të rinj, u përpoqa të mësoj se sa prej tyre e dinë se mes tetorit dhe nëntorit 1944, në Tiranë u ekzekutuan 39 tiranas pa asnjë proces gjyqësor, vetëm sepse mendonin ndryshe. Askush. Askush nuk njeh ekzistencën e kampeve të mirëfillta të përqëndrimit, të cilët qëndruan të rrethuar me tela me gjemba në disa vite të para pas çlirimit për t’u transformuar më pas në kampe riedukimi. Aty u izoluan jo vetëm kundërshtarë të Enver Hoxhës, por edhe familjarë e shumë fëmijë pa faj, ku dhe aty vdiqën. Pakkush njeh, di se veprat më të mëdha të kohës së izolimit të Shqipërisë, u ngritën me duart dhe mbi vuajtjet edhe të të dënuarve politikë. Këneta e Maliqit, tarraca, Uzina, kanë në themele shpirtin e vuajtjet çnjerëzore të tyre.
Personalisht, vetëm duke lexuar rrëfimet e At Zef Pllumit, sidomos arrestimet pas çlirimit, torturat e bëra nëpër shtëpitë-burgje, ku komunistët e dalë nga Lufta mblidhnin këdo që kishte studiuar jashtë duke i cilësuar si tradhëtarë, klerikët, tregtarë që i quanin gjakpirës; vetëm duke lexuar ato tmerre, nisa të kuptoj. Tani.
Dhe vetëm duke mësuar, duke lexuar, duke kërkuar të vërtetën, mund të hedh dritë sot dhe në historinë misterioze  e të trishtë të gjyshit tim aq elegant e të fisëm, të cilin, fatkeqësisht e njoha vetëm nëpër foto.
Abdulla Malltezi ishte një tregtar i vogël, me një dyqan të vogël dhe punonte mes Shijakut, Durrësit e Barit të Italisë me mallra të ndryshme. Më kanë treguar se si tregtar kishte një karakteristikë: mbante çmime të ulëta në krahasim me të tjerët. Ishte njeri që nuk kishte lakmi. Im atë më kishte rrëfyer se në 1946 komunistët e futën dhe e mbajtën 11 muaj në burg. Kur doli, gjyshi im nuk ka treguar asgjë se çfarë i ndodhi aty, asnjërit prej fëmijëve. Ishte i traumatizuar dhe që nga ajo eksperiencë kurrë nuk foli e kurrë nuk mori veten.
Abdulla Malltezi i kishte edhe ndihmuar me gjithë zemër partizanët. U kishte dhënë ushqime dhe veshmbathje. Ka fakte se ai kishte ndihmuar dhe strehuar partizanin më të vjetër që ekzistonte, mikun e tij Sheh Adem Rodën. Por këto nuk kishin vlerë për pushtetin e komunistëve të kohës. Gjyshin tim e kishin rrëmbyer, arrestuar dhe për 11 muaj e torturuan sepse “i kërkonin florinjtë e fshehur” që ai nuk i kishte pasur kurrë. Në Shijak im gjysh me punën e tij kishte ndërtuar një vilë tipike italiane. Në kodër,  e verdhë me grilat jeshile, karakteristike të viteve ‘30. Ajo shtëpi ishte bërë nga muratorë napoletanë, por ishte një gjë normale e atyre viteve. Të tilla vila kishte plot në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër... Gjyshi im jetonte bukur, vishej bukur, me shije dhe etikë, por nuk ishte i pasur. Dyqani i vogël e ndihmonte të mbante familjen: gruan dhe pesë fëmijët.
Ndërsa lexoj dëshmitë e At Zef Pllumit për torturat e bëra në një vilë në Shkodër. Varjet me kokë poshtë apo me litar nën sqetulla, më vjen ndërmend historia e gjyshit tim të dashur. A e kanë torturuar edhe atë në këtë mënyrë për 11 muaj? Fatkeqësisht mendoj se po, sepse udhëzimet dhe taktikat ishin të njëjta në Shqipërinë mbarë.
Kur njihem sot dhe mësoj historinë e tmerrshme të Musine Kokalarit, them se ne shqiptarët kemi të drejtë të dimë, të njohim të mësojmë të vërtetën, sepse ende dimë shumë pak, madje shumica, aspak. Duhet të jetë ky misioni i brezave që vijnë sepse, edhe ne, që jetuam në kohën e diktaturës, në paditurinë e ngjarjeve të kohës, jemi dëmtuar rëndë.
 
 
I mendoj partizanët e dalë nga fitorja e 1944 në delir e fitmitarë, që kërkonin të shtypnin e të torturonin këdo që ishte ndryshe. Dhe askush nuk i ndaloi…. Disa nga shqiptarët e sotëm vazhdojnë të jenë po kaq shumë agresivë me njëri-tjetrin. Sikur të mos ishim në 2016, disa, në vend të fjalës shpifëse e denigruese, në vend të mjeteve për të baltosur e për të deformuar të vërtetën, i shoh me mjete torture nëpër duar. I shoh të vrasin, zhdukin e të mbytin për të vetmin qëllim: Vrasjen e të vërtetës dhe përfitime personale.
Prandaj duhet kaq shumë sot dhe kemi të drejtën të pretendojmë të gjithë copëzat e të vërtetave historike që deri tani na janë fshehur nga “maestro” të këtyre punëve, të cilët vazhdojnë ta bëjnë. Vetëm duke mësuar të vërteta, mund të kuptojmë.
Por kjo do të ndodhë atëherë kur sa më shumë shqiptarë do ta dëshirojmë. Deri tani, jemi ende pak. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244