Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:02 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
29 Gusht 2016 18:16
Shqiptarët e Kosovës dinë pse protestojnë
Protestat për Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi për shumë në Tiranë shihen me indiferentizëm. 8.200 hektarë tokë që nga malet e bukura të Kosovës i kalojnë Malit të Zi, kanë shqetësuar prej shumë kohësh ndërgjegjet më të ndriçuara të shqiptarëve në Prishtinë që po protestojnë e po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës ta anulojë këtë imponim. Nuk e di se sa realisht do ta arrijnë ta bllokojnë, por protesta për një qëllim të mirë tregon një ndërgjegje të shëndetshme të krijuar. Edhe kjo protestë më duket, qofsha gabim, sikur shqiptarët e Kosovës, dinë më mirë se ne kur dhe përse të protestojnë.
 
Kur gazetarët në Tiranë zbuluan të atëhershmen marrëveshje të Shqipërisë me Greqinë për t'i dhënë pjesë të detit tonë Greqisë, pakkush u shqetësua, e gati askush nuk protestoi realisht. Dukej sikur njerëzit jo se nuk donin, por nuk kuptonin rëndësinë, sikur nuk shihnin një gjë që iu hoq nga dikush me keqdashësi. Ose sot, sheh protesta për "kauza" pa kuptim, për realitete që nuk dëmtojnë interesat e komunitetit, përkundrazi, janë në shërbim e në përmirësim të tij. Në Tiranë bëhen protesta vetëm për gjëra që prekin ndonjë parti apo politikan dhe protestat, me ndonjë përjashtim të vogël, janë të shtyra vetëm nga interesa pushteti klanor.
 
Duket sikur horizonti ynë është më i ngushtë e më i turbullt se ai i bashkëatdhetarëve tanë në Kosovë. Për këtë, ndoshta kam një shpjegim e dëshiroj të bëjmë më të mirën tonë për ta kapërcyer, duke shkurtuar kohë e sidomos, duke parë e njohur më mirë punën e veprimet e bashkëatdhetarëve në Kosovë.
 
Ndoshta 50 vite izolim që diktatori i Tiranës Enver Hoxha i imponoi një populli të tërë, ishin të ndryshme nga socializmi që Josif Tito aplikoi në republikat e ish-Jugosllavisë, mes të cilëve dhe shqiptarët në Kosovë.
 
Ndërsa horizonti ynë moral, etik, estetik ngriu deri në telat me gjemba, brenda 28 mijë km katrorë, ai i Prishtinës ishte më i lirë. Liria e lëvizjes, e pronës, e besimit, arsimimit, i bëri shqiptarët e Kosovës, sidomos ata më të eturit për bukuri, dije, të merrnin në kohë më të mirat që Bota kishte ofruar dhe ofronte për njerëzimin. Ky horizont i lirë për ta, e bën sot kaq të ndryshëm realitetin e ndergjegjësimit mes Tiranës e Prishtinës.
Ndoshta, atëherë kur ne nuk vinim në funksionim asgjë nga mendja jonë, kur Partia e Enveri mendonte dhe vendoste për të gjithë ne, shqiptarët e Kosovës mendonin për veten dhe ecën përpara duke u përmirësuar e ndërgjegjësuar. Sa më i ndërgjegjësuar je, thonë më të mençurit, aq më mirë e qartë e di se ç'është më e velfshme për veten, pa dëmtuar të tjerët.
 
Prandaj më duket sikur sot, shqiptarët në Kosovë shohin më qartë e njohin më mirë problemet që kanë. Dhe dinë më mirë për çfarë të protestojnë e të kërkojnë. Uroj që ato 8200 ha tokë të qëndrojnë aty ku janë.
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ani Jam shume dakord. Historia ka qene dhe eshte e ashper me kosovaret, por ata jane dukshem me perpara se popullsia e Shqiperise edhe per keto arsye qe ju paraqisni.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244