Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:40 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
18 Maj 2017 13:05
Si një vazo e ngjitur japoneze
Kompleksin tonë shkatërrimtar të Rozafës, do të doja ta zëvendësonim me një vlerë që vjen nga Japonia: Kintsugi, ose teknika e ngjitjes me ar, argjend dhe platin, i copëzave të thyera të një vazoje qeramike. E ç'të keqe do te kishte? Pse të mos marrim më të mirën nga eksperienca botërore, nga traditat e më të mirëve. Ashtu siç kemi vlerat tona si shqiptarë, pse të mos bëjmë tonat ato filozofi të urta të atyre popujve që kanë treguar se janë mes më të mirëve e më të civilizuarve?

Për muaj me radhë situata politike në Shqipëri i ngjante mureve të kështjellës së Rozafës, ku dikush vendoste gurët për ta ngritur, e të tjerë i hiqnin në çdo orë të ditës apo të natës. Ndërsa tani me mundim, përkushtim, me ndihmën e madhe të ndërkombëtarëve duket sikur (nëse situatën e shohim si një vazo japoneze qeramike) të jenë ngjitur copëzat.

Ndryshe nga mentaliteti ynë, apo edhe ai i disa vendeve europiane që parathotë se një vazo e thyer nuk mund të jetë asnjëherë si më parë, japonezët ngulin këmbë: një vazo e thyer, e ngjitur me ar, argjend e platin është më e çmuar, pasi eksperiencat, jeta, e bën atë më të vlefshme. Sipas tyre çdo gjë e thyer, objekt apo marrëdhënie njerëzore, kur ngjitet me durim, teknikë dhe dashuri, bëhet më e vlefshme se më parë.

Nëse vetëm puna që bëjmë do të na dallojë nga fjalët e tepërta që në jetë mund të themi, atëherë, këtë filozofi të thjeshtë, por të çmuar japoneze, përse të mos e bëjmë të përditshmen tonë kudo pozitive, konstruktive: nga marrëdhëniet personale, deri te punët e shtetit. Një vazo e ngjitur mund të bëhet edhe më e çmuar nga sa ishte më parë.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223