Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:26 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
2 Nentor 2015 18:33
 Tradhtia e Dardhës 
Studentët e sistemit publik të Universitetit të Tiranës kundërshtojnë prej kohësh reformën për Arsimin e Lartë, por nuk dëgjohen. Privilegjet që kjo reformë i bën universiteteve jo publike janë fakte që tashmë po shijohen nga pronarët e pak Universiteteve private të mbetuar pas reformave të qeverisë. Studentët të injoruar vazhdimisht, tentuan të qëllojnë me vezë kryeministrin Rama, por lëvizjet e shpejta të policisë i ndaluan ata dhe i shoqëruan në komisariat.

Kjo në Tiranë. Po në Dardhë? Një nga simbolet e përfitimit të privilegjeve si Universitet privat, ish-gazetari Henri Çili që si dje dhe sot është kopertina e përfitimeve financiare me sponsorizime politike, bënte një mbledhje të "liberalëve" me Fondacionin për Liri Ekonomike të shpikur prej tij në 2010 në erën e pushtetit Basha-Berisha, tamam javën e fundit të tetorit,  në fshatin romantik të Dardhës, në hotelin më të mirë të zonës.


(Ne foto: Pjesemarresit e forumit dyditor ne Dardhe te Korces)

Sigurisht me financime të Çilit, kishte ftuar pak nga të gjithë: të njohur e të panjohur, të mënçur e jo që pas një qëndrimi dy ditor para oxhakut të ndezur të hotelit,  duke u larguar falenderonin Henri Çilin me përkushtim: Faleminderit që na mblodhe.

Me disa përjashtime, po të shohim personazhet pjesëmarrës njihen se sa "liberalë" e mendojnë ata ekonominë shqiptare. Sidomos modeli i mishëruar nga vetë Çili, i cili pasi ngriti një Universitet me miliona euro të marra me rekomandime politike në bankat me kursimet e shqiptarëve (të provojë dikush tjetër nëse i lind ideja të hapë një Universitet apo biznes nëse mund të marrë lehtësisht miliona euro kredi nga Bankat pa rekomandime politike), nuk ka as ndërmend dhe as aftësinë t'i kthejë ato. Eshtë kjo formula e suksesshme e lirisë ekonomike? Henri Çili që në publik, para oxhakut në Dardhë propogandon idetë liberale, ndrësa konkretisht flirton me pushtetet e radhës për të mbijetuar duke prodhuar në këtë mënyrë një hibrid monstruoz gjysëm liberal e gjysëm reaksionar.

Pasi ka nisur dhe publicitetin - me trofeun më të fundit të ofruar nga Reforma për Arsimin - e mundësisë së marrjes së kredive të studentëve që të paguajnë këstet e parave te Universiteti Privat, Çili po vazhdon aty ku e ka lënë misionin e tij të "flamurtarit" të ideve liberale. Po vazhdon tamam aty ku e kishte lënë në kohën e Berishës dhe Lulzim Bashës. Duket se stili Çili në Tiranë është sërish në modë... por në Dardhë ju lutem jo. Ndotja e Dardhës së bukur nga çilizmat, është blasfemi.

 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
gazetari u kenaqem shume shiko pak pergjigjen alba qe te eshte kthyer nga lela hahah cu kenaqem
avatar
Anonim
dosja Aman o zot, po si mund te rrihet edhe ne tavoline me kete specin e mbush Cilipekun.Po ku ta shpif sa e sheh, jo me kur hap gojen? po cfare jane keta qe jane rreshtuar si salcice ehvje, kaq stomak te forte kane njerezit?
avatar
Anonim
Gjys kalemi Si ka mundesi qe ne Shqiperi sa me i shpifur te jesh, aq me sukses ke? Eshte ndonje gare apo shija e pergjithshme?
avatar
Anonim
goma Po cjane keto fytyra te konsumuara moj vajze. Keta jane mendjet e ekonomise liberale!!!!! Ikni ne te....
avatar
Anonim
miraku Sa te shihen interesat e njerezve si naim cili e te tjere, nuk do te behet ky vend. Me vjen mire por dhe trishtohem kur shikoj brishtesine e ketyre vajzave studente, por njekohesisht dhe pastertine e tyre...
avatar
Anonim
gazetari Alba ti ke besuar te Rama, jo ne. Rama eshte me afer Cilit si tip se te tjere qe kishe inat ti
avatar
Anonim
Ashtuqofte @ "corba"! Po s'e ke marre vesh tine qi ĒILI eshte GARUZHDJA qi ndan ēorben dhe nuk eshte guzhunjeri qi gatuan ĒORBEN!!! KUSH ESHTE I ZOTI TA GJENJE SE KU GATUHET ĒORBA e pret TERTOLI ne dera.
avatar
Anonim
i drejti Opaaa, Kopi i rilindjes
avatar
Anonim
corba Po si thoni, mos ta hane keta nje luge nga corba e Cilit. Pastaj cili ben corba te mira. Te isha dhe une si keta ne Dardhe do ta falenderoja e do ta pergezoja. Dy dite ne hotele te mire ne kete kohe te veshtire qe s-kemi leka as per dritat e as per ujin mire do te qe.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223