Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
4 Gusht 2015 15:27
Zemrat e ngrira të Tiranës
Kur në ndonjë intervistë që kam mundur të jap kam vlerësuar punën e kolegeve të mia gazetare, karrierën e tyre mes vështirësive, pengesat dhe sarkazmat mashkullore, sidomos ne botën e gazetarisë, koleget e mia janë habitur, më kanë falenderuar duke me thënë: Sot nuk e thotë askush një fjalë të mirë...
 
Një gazetë madje e bëri dhe lajm komplimentin tim të sinqertë për një lajm të bukur që kishin gjetur e bërë. Duket se komplimentat në Tiranë mungojnë; duket sikur njerëzit e elitës kanë zemër të ngushtë, të ngrirë. Ose bëhen komplimenta servile (që dallohen lehtë ngaqë janë false). Personalisht nuk jam tip që kërkoj, pres, apo pretendoj komplimente. Më shumë më pëlqen të jem në një linjë me parimet e mia për të drejtën, të mirën, e të bukurën pa e vrarë mendjen se si e mendojnë të tjerët. Por në Tiranë ka diçka që nuk shkon, jo për faktin që askush nuk bën komplimenta, por në faktin që, sidomos mes elitës, fshihet, mohohet merita e dikujt, pra, e vërteta.
 
Më qëlloi kohët e fundit të konstatoj përmes kolegëve italianë që ndonjë zonjë shumë elitare e Tiranës, jo vetëm që nuk kishte vlerësuar punën e bërë nga tjetërkush duke folur me shtypin e huaj, por edhe e kishte përvetësuar pa asnjë problem. Kishte ndodhur kështu, edhe pse e vërteta del shpejt duke treguar si si qëndrojnë vërtetë gjërat. Zemrat e ftohta dhe të ngushta e kanë shumë të vështirë të përhapin pozitivitet, shohin rivalitet te cilido, kudo dhe kurdo. Ndjehen përgjithmonë të rrezikuara nga kush është i aftë dhe punon.
 
Për të kuptuar sadopak këtë ankth të madh të elitave të Tiranës, mjafton të shohësh se ku jetojnë: ndryshe nga tendenca e kujt në botën Perëndimore apo Lindore ngrihet në nivel ekonomik dhe kulturor e kupton se kontakti ma natyrën është rruga drejt lumturisë, në elitat e Tiranës ndodh e kundërta. Për shëmbull, më të pasurit, ( janë rast që në fakt ka çuditur tashmë), supervilat e tyre luksoze, në vend që ti njësojnë me natyrën e ta shijojnë atë, i kanë ndërtuar ngjitur me njëra-tjetrën e me mur rrethues që është aq i lartë e izolues me natyrën e njerëzit sa të kujton menjëherë murin që ndan Izraelin me Gazën. Nga kush kanë kaq shumë frikë elitat e Tiranës që rrinë kaq ngushtë me njëra tjetrën e ngrenë mure të larta, në vend të shtëpive të lehta me mure prej xhami?

Korriku ishte i nxehtë këtë verë, por edhe gushti do të jetë nga më të mirët për temperaturat, uroj e shpresoj që vapa të shkrijë sadopak zemrat e ngrira të Tiranës, se nëse bëhen gurë, asgjë nuk mund t’i shpëtojë e përmirësojë. Jo vetëm, për të thënë një fjalë të mirë për kë bën gjëra të bukura, por edhe për të shijuar jetën.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Emigrantja Me beri pershtypje kete vere se si disa mikesha te mia qe jane me poste ne administrate kane ndryshuar totalisht. Veren e kaluar ishin njesoj si para zgjedhjeve. Tani nuk hapin telefonin as per nje pershendetje. Tipike katunari pushteti!
avatar
Anonim
gjithmone te ngrira ku ta gjesh eshte lule se eshte vape tani po jane zemrat boshe kjo eshte e keqja jane pa zemer fare
avatar
Anonim
dream Hateri te mos ju mbetet, po cfare shkruan vajza eshte shume e vertete
avatar
Anonim
xix tirona Na po shkruan ? na plazhi ?:) Po beeej o plazh rehat, beeej ! Kur te na vic ketej merru dhe me muret e shtepive te elitrnave :)
avatar
Anonim
kolegi Alba tani po e verteton ti? Ketu jane kallkan te gjithe, para se ta thone nje fjale te mire pa interes, kane kaluar me pare ylberin. ca thua
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226