Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:26 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Punesimi
Edlira Muedini
30 Prill 2012 12:26
Si të shkruajmë një letër motivimi
Shumë prej jush besoj kanë patur rastin të shkruajnë një Letër Motivimi. Çfarë duhet të shkruaj? Nga duhet nisur? Çfarë nuk duhet të shkruaj? Etj. Këto mund të jenë disa nga pyetjet ndërsa planifikoni të shkruani një Letër Motivimi.

Gjithashtu, në punën time si ndërmjetëse në proçesin e selektimit të kandidatëve më ndodh shpesh të marr letra jo të mira motivimi, ose të përballem me mungesën e tyre, panvarësisht faktit se dërgimi i një letre të tillë është një nga kërkesat e aplikimit.
Çfarë është një letër motivimi? Një Letër Motivimi është një mundësi për të prezantuar veten dhe për të bindur kompaninë apo institucionin ku ju e dërgoni që ju jeni personi i duhur për ta. Në këtë pikë do tju duhet të lini mënjanë modestinë dhe të shpjegoni pse ju jeni i duhuri për atë vend vakant pune.

Çfarë duhet të konsiderohet kur shkruani një letër motivimi?
-Nëse dini emrin e personit përgjegjës, fillojeni letrën tuaj drejtuar atij personi. Kjo do të bëjë që personi të ndjehet i kontaktuar personalisht me letren tuaj, çka është gjithmonë pozitive.
-Përpara se të shkruani draftin e parë të Letrës së Motivimit, merrni kohë dhe mendoni rreth aftësive dhe qëllimeve tuaja profesionale. Përmendni çfarë ju keni arritur deri tani në nivel arsimor dhe profesional, si dhe perspektivat tuaja në karrierën profesionale.
-Përmendni qartë pse kompania duhet tju përzgjedhë ju për këtë pozcion. Prezantoni sesi eksperiencat tuaja do të jenë një vlerë e shtuar për kompaninë në pozicionin që ju po aplikoni. Jini konkret, bindës pa u bërë arrogant.
-Formulojeni letrën në mënyrë pozitive dhe vizionare. Psh.: “Unë jam i prirur për të mësuar dhe i aftë për tu përshtatur në situata të reja…” në vend të : “Unë nuk kam eksperiencë në këtë fushë….”
-Mbështesni ato që shkruani me fakte dhe eksperienca. Përdorni për shembull eksperienca profesionale që kanë lidhje me pozicionin që aplikoni si: “Unë kam 3 vjet eksperiencë në fushën e marketingut të industrisë ushqimore...”
-Mblidhni informacione rreth kompanisë për të cilën aplikoni. Në këtë mënyrë do të tregoni interes dhe do të mund të përshtasni letrën tuaj më afër nevojave të pozicionit dhe kompanisë që aplikoni.
-Prezantoni vetëm informacionin dhe eksperiencat më të rëndësishme. Letra juaj e motivimit duhet të jetë e shkurtër dhe e qartë.
-Mos harroni të shkruani diçka për veten si person. Përmendni çfarë mund tju dallojë ju nga të tjerët me arsim dhe eksperienca të ngjashme.
-Ju duhet ti kushtoni kohë përgatitjes së Letrës suaj të Motivimit. Rishikojeni atë disa herë. Një strategji e mirë është pasi keni shkruar draftin e parë, lëreni atë mënjanë për pak ditë dhe lexojeni përsëri. Mundësisht merrni “feedback” nga persona të tjerë sa më shumë të mundeni për të patur një këndvështrim tjetër. Rrjedhimisht për të bërë të gjitha këto, do tju duhet realisht të planifikoni kohë. 

Çfarë nuk duhet të ketë një Letër Motivimi?

-Letra juaj e motivimit duhet të jetë autentike. Mos kopjoni letrën e motivimit nga të tjerët.
-Sigurohuni që letra e motivimit është e përshtatshme për kompaninë dhe punën që po aplikoni. Mos përdorni shabllone apo letra motivimi të aplikimeve të mëparshme pa i rishikuar ato.
-Një letër motivimi është personale, prandaj shkruajeni ate vetë, mos ia jepni dikujt tjetër, përdorni stilin tuaj të të shprehurit për të prezantuar veten tuaj.
-Përqëndrohuni! Kompanitë duan të kuptojnë pse ju doni të punoni për ta, prandaj mos përdorni gjuhë të komplikuar, fjali të gjata. Jini sa më konkret të mundni.
-Letra juaj e motivimit duhet të jetë plotësuese e CV, ku ju vini në dukje disa nga çështjet më të rëndësihme të CV tuaj. Mos listoni të gjitha eksperiencat e CV në Letrën tuaj të Motivimit.
-Sigurojuni që nuk keni fakte të reja në Letrën tuaj te Motivimit, të cilat nuk shfaqen në CV tuaj, që kanë lidhje me arsimimin apo eksperiencat profesionale.
-Sigurojuni që e dërgoni letrën nga adresa juaj e emailit dhe mos përdorni adresën e emailit të punëdhënësit tuaj aktual.  

Kontrolli përpara se të dërgoni Letrën tuaj të Motivimit:
-A keni përmendur qartë pozicionin për të cilin aplikoni?
-A keni argumentuar qartë pse doni të aplikoni për këtë pozicion?
-A keni përmendur pse jeni i përshtatshëm për këtë pozicion?
-A keni qenë konkret me shembuj nga CV?
-A keni dhënë një përshtypje se kush jeni si person?
-A keni kontrolluar Letrën e Motivimit për gabime?
-A keni kontrolluar nëse CV juaj është e rifreskuar dhe e përshtatur për pozicionin që po aplikoni?

Duke shpresuar që informacionet e mësipërme të ndihmojnë sadopak në përgatitjen e Letrës tuaj të Motivimit, ju uroj suksese!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Monika Falimderit Zonje,ju me ndimuat shum me rregullat qe i keni dhene. :)
avatar
Anonim
Anton Faleminderit Edlira. Standardet jane gjithmone duke u globalizuar dhe ne tregun e burimeve njerezore. Dhe ju, si kompani e huaj me pervoje vertet qe keni eksperience per kete gje. Pune te mbare.
avatar
Anonim
hahah Po kujt i duhet letra e motivimit ne Shqiperi...Edhe kur perktheni nuk jeni authentik...Sygjeroj qe ne ekte rast te mos jepni mend per autenticitet..se keto aplikime jane per US ku sistemi i punesimit eshte unikal..e jo per Albania ku cdo vend pune ka vetem nje motivim/...apo cover paper - MIKUN....
avatar
Anonim
Gerta Faleminderit Edlira, si gjithmone me keshilla te vlefshme.
avatar
Anonim
Lati eshte gjithmone koha per te lene menjane modestine dhe per te shpalosuur ata ēka je , qe te mos ecet me informalitet. do ishte mire t'jau kujtohe herepashere njerezve kete gje te mire.
avatar
Anonim
elvira falemiderit shume zonj ju me ndimuat shume ju pershendes
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172