Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Pyet mjekun
Maria Zoto
22 Prill 2015 13:03
Riniti dhe astma alergjike
1. Cilat jane problemet e alergjise ne rruget e frymemarrjes dhe sa te perhapura jane ato sot ne bote?
Simptomat e alergjise ne rruget e frymemarrjes shfaqen si një reaksion alergjik ndaj substancave që qarkullojnë në ajër si proteinat e kafsheve shtëpiake, te pluhurave të shtepisë, polenit apo mykut. Sipas eksperteve nje reaksion alergjik e ka bazen ne sitemin tone imunitar.
Sistemi imunitar na mbron nga organizmat e jashtem, te cilet pasi hyjne ne trupin tone shkaktojne semundje. Tek personat alergjik sistemi imunitar reagon ndaj subcstancave te pademshme duke i konsideruar ato gabimisht si te demshme. Keto substance quhen ndryshe alergen.
Riniti ose rrufa alergjike eshte nje inflamacion kronik i hundes qe e ka bazen ne reagimin e sistemi imunitar nepermjet prodhimit te te ashtuquajurave antitrupa IgE. Astma bronkiale eshte nje semundje kronike e rrugeve te poshtme te frymemarrjes, e cila vecanerisht te femijet, ne shumicen e rasteve eshte e lidhur me alergjine. Risk më të larte per të patur astëm kanë njerëzit që kanë ose kane pasur rinit alergjik, ekzeme apo dermatit atopike, alergji ushqimore si dhe ata që kanë të afërm më astëm. Riniti alergjik prek rreth 400 milion njerez, ndersa astma bronkiale prek 300 milion fëmije dhe të rritur në bote. Numri i atyre qe vuajne me keto dy forma alergjie eshte duke u rritur vitet e fund it, si ne vendet e zhvilluara ashtu dhe ne ato tashme ne zhvillim.
 
2. Cilat jane simptomat kryesore te semundjes dhe si behet diagnostikimi?
Simptomat me te shpeshta te rinitit alergjik jane teshtimat, rrjedhja e bllokimi i hundeve, te kruarat e hundeve dhe te syve si dhe lotimi i shprehur i syve. Simptoma te tjera shoqeruese perfshijne dhimbjen e kokes, dhimbje ne fytyre apo dhimbje veshi.
Pacientet me astem bronkiale perjetojne episode me fishkellima ne gjoks, veshtiresi ne frymemarrje, shtrengim ne gjoks dhe kolle, me shpesh naten apo heret ne mengjes.
Diagnoza e semundjeve alergjike vendoset nga mjeku alergolog, duke u bazuar ne historine e semundjes si dhe ne vleresimin e alergjise. Percaktimi i substancave qe shkaktojne alergji behet npm testeve alergjike ne lekure apo dozimit te IgE-ve specifike ne serum.
 
3.A ka lidhje midis rinitit alergjik dhe astmes?
Astma dhe riniti jane shfaqje e nje sindrome dhe lidhen midis tyre nepermjet shume faktoreve. Sic u permend me lart, riniti alergjik eshte faktor risku per shfaqjen e astmes. Eshte perllogaritur se astma shfaqet ne 10 deri 40% te rasteve me rrufe alergjike. Nga ana tjeter, rreth 80% e pacienteve me astem persistente kane njekohesisht rinit. Trajtimi i rinitit alergjik ka treguar se permireson simptomat e astmes bronkiale.
 
4. Cilet jane shkaktaret dhe faktoret  qe perkeqesojne rrufen dhe astmen alergjike?
Shkaktaret e simptomave jane proteinat qe shkaktojne alergji, te cilat ndryshe quhen alergene. Alergenet me te shpeshte te ambjenteve te brendshme jane mikroorganizmat ne pluhurin e shtepise, kafshet shtepiake dhe myku. Ne alergenet e jashtem perfshihen poleni i pemeve, i barerave te egra dhe poleni  i shkurreve. Alergjia nga poleni shkakton rinitin sezonal sepse simptomat jane te lidhura me sezonin e polenizimit te bimeve. Pemet leshojne polenin zakonisht ne fund te dimrit dhe ne pranvere, barerat e eger ne pranvere dhe vere ndersa shkurret ne vjeshte.
Faktore te tjere rendues te rinitit dhe astmes alergjike jane ndotja ne ambjentet e mbyllura ku permendim tymin e duhanit dhe lendet e cliruara gjate gatimit, si dhe ndotja e ajrit ne ambjentin e jashtem nga automjetet dhe nga industria. 
 
5 Cfare mund te bejme qe te permiresojme cilesine e jetes per keta pacient?
Trajtimi i alergjise ne rruget e frymemarrjes fillon me edukimin e paceintit mbi problemin qe ka dhe menyrat si te shmange kontaktin me alergenin pergjegjes te rezultuar sipas testeve alergjike.
Keshtu psh nese jeni alergjik nga mikroorganizmat ne pluhurin e shtepise apo nga myku duhet te merrni masa per te reduktuar keto alergene ne shtepine tuaj.
Per alegjine nga poleni duhet te kemi parasysh se poleni i bimeve qarkullon me eren per kilometra dhe keshtu qe arrin kudo. Masat qe rekomandohen gjate sezonit jane qendrimi sa me pak jashte, mbajtja e dritareve mbyllur dhe dushi pasi ktheheni ne shtepi qe te largoni polenin qe mund te keni ne floke dhe ne trup.
Mjeku specialist mund te rekomandoj medikamente qe te ndihmoje ne qetesimin dhe kontrollimin e simptomave te alergjise.
Ne rast se simptomat jane shume shqetesuese per pacientin, ekspertet rekomandojne fillimin e imunoterapise specifike per alergjine (vaksinen e alergjise). Imunoterapia eshte nje trajtim i sigurt qe jep qetesim afatgjate te simptomave te rinitit alergjik si dhe ul riskun per te zhvilluar astmen bronkiale.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
TONI TONI
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
20 vjeēarja shtatzėnė:Ndihem grua e plotėsuar nga jeta 100%
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 18/08/2017, Viti VII - NR.194