Gjithmon e kam menduar meshën e 4 Nëntorit 1990 në Shkodër si një mesazh Hyjnor." />
Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Spiritus
Dorian Hatibi
6 Nentor 2016 19:34
Fara e Besimit
Gjithmonë e kam menduar meshën e 4 Nëntorit 1990 në Shkodër, si një mesazh Hyjnor. Shpeshherë, kur mendojmë për Zotin që i dërgon një mesazh botës, e imagjinojmë që e bën këtë me një engjëll të bukur me krahë ose duke hapur qiellin dhe duke folur me një zë kumbues nga hapësira. Asnjë dhe asgjë nga këto! Zoti nuk flet ashtu! Ai përdor njerëzit, situatat, mendimet më intime të njeriut, madje ndonjëherë edhe heshtjen dhe vuajtjen. Me pak fjalë, asgjë spektakolare nga ato që shohim nëpër filmat Hollywood-an. Por Zoti flet gjithsesi. Dhe me 4 Nëntor të 26 viteve me parë, Ai i foli Shqipërisë, nga varrezat katolike të Shkodrës, për t'i lajmëruar asaj ndryshimet e mëdha, me gojën e një prifti të vuajtur, të lodhur, të frikësuar e të varfër! Dhe ky ishte vetëm epilogu...

Për 46 vjet, sadizmi marksist kishte shfrenuar fantazinë e vet makabre mbi klerin shqiptar. Të vrarë si në mesjetë, me argumentin se Shqipëria do të ndërtohej vetëm mbi metodën shkencore (as ata vetë se dinin se për cfarë po flisnin) dhe se nuk kishin nevojë për klerin dhe institucionet e fesë të cilat ishin vetëm shprehje të obskurantizmit, prapambetjes, supersticionit dhe injorancës. Sa shumë nga këto ide kemi trashëguar edhe sot!

Gjon Shllaku OMF, ishte njëri nga “obskurantistët” dhe “injorantët”. Ishte shkolluar në universitetet e Belgjikës, Hollandës dhe Francës me ‘summa cum laude’ dhe për të cilin Jacques Maritain thonte gjithnjë se do të ishte “një nga filozofët më të mëdhenj të Evropës së shek. XX”. Cfarë  bënë me këtë “obskurantist” dhe “injorant”? E pushkatuan! Me urdhër të një marangozi, një saraci dhe një hidrauliku. Në një telegram sekret të Tuk Jakovës, drejtuar Enver Hoxhës, Gjon Shllaku OMF, duhej pushkatuar sepse ishte “shumë i kulturuar dhe si pasojë përbënte rrezik shumë të madh për Partinë”. Sa shumë nga këto gjëra ndodhin ende sot!

I përndjekën, i torturuan dhe i pushkatuan si kriminelë ordinerë. Sic bënë fundja edhe me Jezu Krishtin. Kushdo që është i krishterë nuk mund të presë më shumë nga jeta se kaq. Fundja të thuash të Vërtetën ka gjithnjë një cmim. Dhe cmimi i paguar është po ai që pagoi Krishti: Arrestim, Tortura dhe Vdekje.

Por persekutorët, si gjithnjë në histori, i kishin bërë llogaritë gabim. Ashtu si Farisenjtë dhe Romakët në vitin 33 A.D kryqëzuan Jezusin me shpresën se bashkë me  vdekjen e tij do të vdiste edhe Kisha, po ashtu edhe marksistët e 1911 viteve më vonë do të pushkatonin klerin me shpresën se kështu do të shuanin Kishën dhe cdo gjë që ajo përfaqësonte. I bënë llogaritë gabim! Pas 3 ditësh në varr, Krishti u ngjall. Dhe fitorja e tyre ishte vetëm e përkohëshme. Pas 46 vjetësh persekutim, pikërisht kur menduan se e mundën Kishën, kur menduan se Kisha kish' vdekur... ajo u ngjall!

Pyetja që i kam bërë gjithnjë vetes është: nga dolën 50.000 besimtarët e meshës së dytë vetëm 1 javë pas meshës së pare në Shkodër? Aty kishte Myslimanë, Katolikë, Ortodoksë e Ateistë. Shumica sigurisht kuriozë se cfarë po ndodhte (shumë prej tyre ndoshta nuk kishin parë kurrë më parë një meshë të vërtetë). E më pas po këto njerëz tek Xhamia e Plumbit ne 16 Nëntor! Populli i etur për Zotin! Nuk donte t’ja dinte më njeri nëse ishin mysliman, katolik apo ortodoks. Donin thjeshtë të luteshin bashkë. Kishin 46 vjet që nuk e bënin.

46 vjet që populli shihte se si Etërit e tyre vdisnin për shkak të besimit. Një besim i jashtëzakonshëm. Një model, që aq shumë na mungon sot! Sepse nuk bëhej më fjalë vetëm për Krishtin që donin të vrisnin. As për Kishën që donin të shkatërronin. Bëhej fjalë për dicka më shumë. Shumë më shumë. Bashkë me Krishtin ata (pa e kuptuar) donin të vrisnin Njeriun. Dhe qëndresa e priftërinjve katolikë (dhe jo vetëm atyre) nuk ishte qëndresa vetëm e Kishës por qëndresa e Njeriut. Me jetën dhe vdekjen e tyre, 38 Martirët e Shqipërisë i mësuan cdo shqiptari se diktaturat (cfarëdo forme të kenë ato) luftohen vetëm me besim.

“Dhe ja pra që për asgjë nuk shërbyen persekutimet tuaja mizore. Ato përkundrazi janë një tërheqje për llojin tonë. Ne shtohemi, sa herë ju na persekutoni sepse gjaku i derdhur i të krishterëve është edhe fara e tyre.” - shkruan Tertullian shek. III  A.D gjatë persekutimit romak.

Ja, Zoti nuk e la vetëm Shqipërinë në asnje moment. Ai i foli asaj edhe gjatë diktaturës. Edhe gjatë izolimit të madh, kur këtë vend e kishin braktisur të gjithë. I foli me jetën, veprat dhe vdekjen e bijëve të Tij më të mirë. ”Kush ka veshë - thotë shkrimi- le të degjojë.” Për të tjerët ndoshta vlen vetëm të citohet ungjilli, i vërtetuar nga Historia: “Ti je Pjetër‑Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë [kurrë] kundër saj!” - Mateu 16:18
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
20 vjeēarja shtatzėnė:Ndihem grua e plotėsuar nga jeta 100%
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 18/08/2017, Viti VII - NR.194