Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Bota
13 Shkurt 2018 - 17:17
Angli, Commonwealth fillon
bisedimet për udhëheqësin e ri
Vendet anëtare të Commonëelth janë duke zhvilluar bisedime për sa i përket pasuesit të mbretëreshës Elizabeta e II, e cila e udhëheq këtë organizatë që prej momentit të kurorëzimit të saj në krye të Britanisë.

Sipas asaj që raporton BBC, çështja është shumë e ndjeshme, por nuk mund të qëndrojë pa u diskutar pasi në rast të ndarjes nga jeta të mbretëreshës, e cila në muajin Prill mbush 92- vjeç, pasuesi i saj duhet të jetë zgjedhur. Posti i drejtuesit të Commonwealth nuk është një post i trashëgueshëm dhe si i tillë nuk mund t’i kalojë automatikisht Princit të Uellsit.

Organizata ka zgjedhur një grup të nivelit të lartë i cili do të shqyrtojë mënyrën se si qeveriset kjo organizatë ndëkombëtare, ndërkohë që mësohet se grupi do të takohet në Londër me drejtuesit e Commonwealth, ku tema kyesore e takimit pritet të jetë pasardhësi i mbretëreshës në krye të organizatës.

Në fillimet e saja Commonwealth përbëhej nga 8 vende anëtare, ndërkohë që tashmë në organizatë bëjnë pjesë 53 shtete, ish- territore të Perandorisë Britanike. Disa prej anëtarëve të organizatës, janë shprehur se nuk ka alternativë tjetër përveç princit Charls, ndërkohë që një pjesë tjetër e organizatës janë pro zgjedhjes së një lideri ceremonial i cili mund të përmirosojë kredencialet demokratike të Commonwealth.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/02/2018, VITI VIII- NR.41