Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Bota
13 Shkurt 2018 - 02:28
Fondet e OKB përfundojnë
në duart e grupeve terroriste
Një hulumtim i CNN ka zbuluar se si paratë, që OKB dërgon në mënyrë direkte për popullin somalez, që vuan nga konfliktet dhe uria, bien në duart e grupeve terroriste që në këtë mënyrë sigurojnë deri në disa milionë dollarë në vit.

Filiali i Al Kaedës në Somali, Al Shabab, po fiton miliona dollarë çdo vit duke shfrytëzuar fondet e dërguara nga vendet perëndimore për t’i ardhur në ndihmë popullsisë vendase.

Ish-anëtarë të organizatës dhe agjentë të shërbimeve sekrete somaleze kanë deklaruar se grupi terrorist po zhvat mijëra dollarë në ditë duke bllokuar rrugët e transportit të ushqimeve dhe ndihmave, duke detyruar tregtarët të paguajnë “haraçin”.

Njerëzit që kanë braktisur shtëpitë dhe jetojnë në kampe marrin çdo muaj nga 80 deri në 90 dollarë nga OKB, në mënyrë që të mund të sigurojnë ushqimin bazë.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se ky sistem pagese shmang manipulimin e tregut, si dhe i heq trupave të OKB’së detyrën e transportit, gjatë të cilës mund të bien pre e sulmeve.

Mallin, kryesisht ushqime dhe veshje, e transportojnë biznesmenët, të cilët duhet t’u paguajnë “taksën” militantëve të Al Shabab, që kontrollojnë rrugët kryesore për të hyrë në qytet.

Burimet e cituara nga CNN deklarojnë se paratë e zhvatura nga militantët shkojnë në disa mijëra dollarë në ditë.

Edhe OKB vlerëson se nga një bllokadë e vetme e rrugës anëtarët e grupit sigurojnë deri në 5 mijë dollarë në ditë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/02/2018, VITI VIII- NR.41