Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Bota
13 Shkurt 2018 - 17:54
Incidenti në Egje/ Ish-ministri grek:
Turk i mirë, turku i vdekur!
Pas përplasjes së djeshme në mesnatë të dy anijeve të rojeve bregdetare greke dhe turke në Detin Egje ka bërë xhiron e mediave greke deklarata e ish-ministrit të Jashtëm, Theodhoros Pangalos se “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”.

“E besoj këtë gjë – ka shtuar Pangalos gjatë një interviste për marrëdhëniet greko-turke – sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë.  Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”- ka thënë ai.

Anija turke UMUT ka goditur me pjesën e saj të përparme anijen greke Gavdos 090, me 27 persona të ekuipazhit në bord, duke i shkaktuar dëme. Anija greke ëhstë prodhuar në Holandë dhe kap një vlerë prej 28.5 milionë eurosh.

Menjëherë ajo është çuar në ishullin Leros, ndërsa anija turke është larguar në drejtim të brigjeve të Turqisë. Ky është incidenti i dytë brenda 25 ditëve të fundit që ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës.

s.k/Shqiptarja.com

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
shqiponja po mire ja u bajn grekeve te deghenerume se ata po te zune poshte te hane mishin te gjalle, ata sa here futen ne punet e brendeshme te shqiperise, per vorio epirin per qamerine ne librat shkollor te shqiperise etj etj etj, turqit mire bajn se i kane ishujt 3 km afer edhe greket se i kane 20 ore me traget thone se eshte i tyre, eeeeee bravo te qofte o baca erdogan se vetem ti ja u din ilaqin ketyre derrave greke. ju lutem publikoni kete koment o gazeta shqiptarja. fml
avatar
Anonim
Cani E vertet
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/02/2018, VITI VIII- NR.41