Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Bota
12 Shkurt 2018 - 14:44
Ministri turk paralajmëron SHBA:
Marrëdhëniet në pikë shumë kritike
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, paralajmëroi se marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë afër prishjes për shkak të mbështetjes amerikane ndaj organizatës terroriste YPG/PKK në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

"Marrëdhëniet tona (me SHBA) janë në një pikë shumë kritike. Ose do t'i përmirësojmë marrëdhëniet, ose ato do të prishen tërësisht", tha Çavuşoğlu para gazetarëve në Stamboll, pas një takimi ministror turko-afrikan. "Ne duam hapa konkretë (nga SHBA). Besimi i humbur duhet të rikthehet. Shkaku për këtë besim të humbur janë SHBA-të", tha ai.

Duke kritikuar lidhjet e SHBA-ve me organizatën terroriste YPG/PKK në Siri, krahun e armatosur të PYD/PKK-së, shefi i diplomacisë turke tha: "SHBA-të nuk po prekin anëtarët e DEASH-it në Siri në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë me grupin terrorist YPG/PKK".

SHBA-të kanë mbështetur prej kohësh PYD/PKK-në si një "aleat të besueshëm" në luftën e saj kundër DEASH-it edhe përkundër kundërshtimeve të Ankarasë, e cila ka dokumentuar se ajo është dega siriane e organizatës terroriste PKK.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga SHBA-të, BE-ja dhe Turqia. Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë. Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë. 

Ushtria gjithashtu ka thënë se "rëndësi të madhe" është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste. Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

d.c./shqiptarja.com

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Xha Barka Keta ky pelivani jone i ka quajtur "partnere strategjik" se nga gjithe globi keta gjeti te bashkepunoje! Turku portet, turku dhe aeroportet, jepi lal jepi se mire e ke ti
avatar
Anonim
Ju Po kta I napin lajmet e turkut se I ka shok Rama e Kosova.
avatar
Anonim
shqiptar po shifni more hallet e shqiperise, edhe turqine duam te rregullojme tani, i mbaruam hallet tona dhe vetem ato te turqise na kane mbetur pa ndrequr.. ul koken puno e meso o popull injorant, pa leri te tjeret se i ndreqin vete punet e tyre.
avatar
Anonim
opinion. turqia nga viti 1438 me pushtinet osmane ne ballkan,azi,nesdhe e deri ne algjerin afrukane dhe deri sot ka bere qindra miliona viktima ne njerzim vetem nje qeveri dhe presidet kabibale bejn miqsi dhe relacione diplomatike me turqin barbare.600 vite vetem barbari nga turqia dhe vazhdon edhe sot....
avatar
Anonim
opinion. ti quajm,,terroriste,, kurdet liridashes dhe krimet turke mbi 50000 viktima kurde ne 40 vite te fundit eshte nje rikrim barbar i turqis.po te jene terroriste kurdet ateher do jene terroriste edhe shqiptaret e kosoves ndaj serbis.duhet shkeputur te gjjitha mardhenjet me nje shtet terrorist si turqia,ku sipas gazetes zvicerane la tribun de geneve,turqia eshte akuzuar nga onu per dhunim te drehtave te njeriut ne popullate kurde,dhe veten 2015 turqia ka dhunuar 3000 her te drejtat e njeriut ne prove
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/02/2018, VITI VIII- NR.41