Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Bota
13 Shkurt 2018 - 19:51
Pranoi dhurata dhe vuri në kontroll
median/ Policia izraelite padit kryeministrin Netanyahu
Policia e Izraelit raportohet se ka rekomanduar që kryeministri Benjamin Netanyahu të ndiqet penalisht lidhur me dyshimet e marrjes së ryshfetit, mospagimin e taksave dhe shkeljen e besimit.  

Policia pritej që t’i publikonte sot rekomandimet pas një hetimi 14-mujor lidhur më “çështjen e dhuratave”, për të cilën Netanyahu dyshohet se ka pranuar në mënyrë të paligjshme dhurata të shtrenjta nga biznesmenë.  

Akuzat vijnë pas dy hetimeve të ndryshme, “Çështja 1000” dhe “Çështja 2000”.

Në të parën dyshohet se Netanyahu ka pranuar dhurata me vlerë mijëra dollarë nga biznesmenë të pasur. Ndërsa në rastin e dytë ai dyshohet për një marrëveshje me gazetën Yedioth për një mbulim më pozitiv në këmbim të masave shtrënguese ndaj rivaleve të saj.

s.k/Shqiptarja.com 

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/02/2018, VITI VIII- NR.41