Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Bota
12 Shkurt 2018 - 22:21
Ukraina dëbon ish-presidentin e
​Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili është deportuar nga Ukraina në Poloni. Shërbimi kufitar ukrainas u shpreh se 50-vjeçari Saakashvili po qëndronte në Ukrainë ilegalisht dhe prandaj u kthye në vendin nga i cili kishte ardhur.

Për avokatin e ish-presidentit të Gjeorgjisë, ky deportim duhet të konsiderohet “rrëmbim”. Saakashvili mori nënshtetësinë ukrainase në 2015, por në korrik të vitit të kaluar autoritetet e Ukrainës ia hoqën nënshtetësinë dhe aktualisht konsiderohet pa shtetësi. Në Ukrainë ai tentoi të marrë në dorë frenat e opozitës, por shumë shpejt lëvizja e iniciuar prej tij u shtyp, ndërsa Saakashvili u burgos pas një demonstrate të dhunshme në Kiev kundër presidentit Poroshenko. Saakashvili gjithashtu kërkohet nga Gjeorgjia për akuza kriminale, të cilat ai deklaron se janë të motivuara politikisht. I njohur shkurt si “Misha”, ish-presidenti është një kundërshtar i njohur të politikave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Mikheil Saakashvili ka qenë edhe kryetar bashkie në një qytet në Ukrainë. Ky është një rast i paprecedent, ku një president i një vendi, të bëhet kryebashkiak tek një vend tjetër. Për të luftuar korrupsionin, Saakashvili solli agjentë specialë të FBI-së në Ukrainë për të luftuar kryesisht krimin ekonomik dhe korrupsionin. Ky do të ishte një tjetër provokim për fqinjët rusë.

Megjithatë, në shtator të vitit të kaluar ai kaloi në Ukrainë përmes Polonisë, me ndihmën e mbështetësve të tij. Dy vite e gjysëm më pas, shërbimi i Kufirit të Polonisë konfirmoi se Saakashvili tani ndodhet në tokën polake. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/02/2018, VITI VIII- NR.41