Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:09 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Bota
12 Tetor 2017 - 21:58 | përditesuar në 22:06
Vritet me armë zjarri në mes të
Athinës avokati i njohur grek
Pasditen e sotme rreth orës 19:00 në kryeqytetin grek dy persona të armatosur kanë vrarë një nga avokatët më të njohur grekë.

Sipas policisë, dy persona, ekzekutuan me armë zjarri, pistoletë avokatin Michalis Zafeiropoulos në rrugën “Asklepios”, në qendër të Athinës.

Sekretaria e avokatit Zafeiropoulos i tha policisë se, dy ekzekutorët kishin lënë takim me avokatin dhe qëndruan për disa minuta në hollin e zyrës dhe sipas sekretares ekzekutorët nuk ishin të maskuar dhe nuk flisnin mirë greqisht.

Ekzekutorët larguan sekretaren nga zyra dhe më pas kanë qëlluar avokatin, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, raporton polica e Athinës.

Gjithashtu policia ka deklaruar se po heton disa pista lidhur me ngjarjen, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes me porosi.

Avokati Michalis Zafeiropoulos ka marrë pjesë në disa prej gjyqeve më të rëndësishme të ndodhura vitet e fundit në Greqi, ku janë përfshirë disa emra të njohur të politikës greke.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Leku Mo i ka mar leket ndo nje shqiptari dhe e ka len ne burk se avokatet jan mashtrusa
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 18/10/2017, Viti VII - NR.245