Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 18:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Diplomaci
07 Mars 2013 - 12:01
Arvizu nė Fb:Tė gjitha palėt janė
pėrgjegjėse pėr zgjedhje tė lira/VIDEO
TIRANĖ - Ambasadori amerikan Arvizu ka deklaruar sot se tė gjitha palėt, pėrfshi KQZ-nė, qeverinė, partitė politike dhe kandidatėt e pavarur,  janė pėrgjegjės pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme.

Deklarata e ambasadori amerikan u bė gjatė bashkėbisedimit qė ai zhvilloi sot nė "Facebook" me qytetarėt shqiptarė me temė:  "Act now" - “Premtoj, sepse e dua vendin tim!” pėr tė angazhuar qytetarėt nė zgjedhjet e reja parlamentare.

"Tė gjitha palėt pėrgjegjėse, KQZ-ja, qeveria, partitė politike dhe kandidatėt e pavarur",- shkruante Arvizu,-"duhet tė veprojnė nė mėnyra tė tilla qė tė rrisin besimin publik ne proces, dhe si rrjedhim, njė rezultat qė pasqyron vullnetin e njerėzve nė 23 Qershor. Edhe secili prej votuesve ka pėrgjegjesi. Prandaj dhe une i inkurajoj tė gjithė qė tė nenshkruajnė zotimin "Sepse e dua vendin tim" nė faqen e "Facebook" tė  "Act now! Nėse tė gjithė bėjnė detyrėn e tyre, atėherė nuk ka asnjė arsye pėrse kėto zgjedhje tė mos jenė mė tė lirat dhe mė tė ndershmet nė historinė e Shqipėrisė".

I pyetur nga qytetarėt pėr qėndrimin e tij ndaj referendumit tė pritshėm tė 3 ligjeve, Arvizu tha shprehimisht se "Komentet e Komisionerit Fule i japin pergjigje pyetjes tuaj me mire se ēdo gje qe une mund te them".

Nė dialog nuk kanė munguar edhe pėrgjigjet me humor tė ambasadorit. Pyetjes se a do ta hiqte xhaketėn dhe pėrvishte mėngėt, si nė zgjedhjet e kaluara lokale, ai iu pėrgjigj: "Kjo varet se sa nxehtė do tė jetė brenda qendrave tė votimit".

Rreth orės 11:30, Ambasadori mbylli dialogun me qytetarėt shqiptarė, me fjalėt: “Falemnderit gjithsecilit pėr kėtė mundėsi, qė tė diskutonim zgjedhjet e ardhshme dhe pjesėmarrjen qytetare nė to. Unė inkurajoj fuqimisht kėdo qė do tė shkojė tė votojė nė 23 qershor (dhe shpreson se gjithsecili do tė jetė nė gjendje), tė kėrkojė emrin e tij nė lista, kudo qė tė jetė regjistruar sipas ligjit. Unė dėshiroj tė inkurajoj cilindo t’i bashkohet nismės tonė nė “Facebook” : “Sepse e dua vendin tim” dhe tė vazhdojė tė ndajė idetė me pjesėn tjetėr tė komunitetit”.

Njoftimin pėr pjesėmarrje nė kėtė bashkėbisedim e ka bėrė vetė Ambasada amerikane nė Tiranė, pėrmes njė postimi nė faqen e saj zyrtare nė Facebook dhe tė iniciativės "Act now".


PYETJE - P
ĖRGJIGJET E AMBASADORIT ARVIZU SOT NĖ "ACT NOW"  

ORA 9:30, ARVIZU: MIRĖDITA TĖ GJITHĖVE!

"Po e pres me kėnaqėsi kėtė diskutim. Pėrpara se tė nisim, kam tre kėrkesa:

1) Ēdo pyetje mbi vizat apo ēėshtjet konsullore - qofshin specifike ose tė pėrgjithshme - duhet tė drejtohen tek programi "Pyesni Konsullin" tė cilin e organizojmė rregullisht nė faqen Facebook tė Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara;

2) Do t'iu pėrgjigjem vetėm pyetjeve lidhur me angazhimin qytetar nė zgjedhje dhe nismėn tonė qė shpalosėm kohėt e fundit "Sepse e dua vendin tim!" Nėse nuk e keni nėnshkruar ende kėtė angazhim, ju nxis ta bėni kėtė tani. Do tė doja tė dėgjoja se ēdo tė donit tė bėnit pėr tė qenė njė pjesėmarrės aktiv nė zgjedhjet e ardhshme nė Shqipėri.

3) Ju lutem pėrpiquni t'i mbani pyetjet sa mė tė shkurtra dhe specifike tė mundshme, nė mėnyrė qė diskutimi tė rrjedhė lirshėm. Do tė pėrpiqem t'u pėrgjigjem sa mė shumė pyetjeve tė jetė e mundur. Nėse jam i drejtėpėrdrejtė, mos u fyeni - thjesht po pėrpiqem t'iu pėrgjigjem! Faleminderit!"

Adenil Pjetri
: Pėrshėndetje i Nderuar! Unė shpesh pyes veten,nisur nga qėndrimi Juaj,nėse ShBA ėshtė e interesuar pėr stabilitet apo pėr demokraci nė Shqipėri?! Sinqerisht Adenili!
Arvizu: Faleminderit per pyetjen tuaj. Me kane pyetur edhe me pare per kete gje dhe gjithmone jam pergjigjur duke thene se une mendoj qe kjo eshte nje ndarje ne dysh jo e vertete dhe fallco. Stabiliteti dhe demokracia nuk jane reciprokisht ekskluzive. Duke folur ne praktike eshte e veshtire te kesh njeren pa pasur tjetren. Ky eshte rasti edhe ne Shqiperi.

James Serious: Pershendetje gjat vitit te fundit kemi patur disa shkelje e te drejta8e per personat me aftesi te kufizuara shkelje qe kan veshtiresuar se tepermi jeten e tyre. Cili eshte opinjoni juaj per kete pse ska nje qendrim te autoriteteve ne shba per keta?
Arvizu: People with disabilities are citizens with rights. For example, I thought the decision by the CEC to deny funding for ramps for wheelchair accessibility at polling stations was regrettable, and I hope it can be revisited.

Inis Bitri: Zoti Ambasador, a mendoni se do te kemi zgjedhje te ndereshme dhe te lira kete vit ndryshe nga vitete e kaluara ?
Arvizu: Te gjitha palet pergjegjese (KQZ-ja, qeveria, partite politike dhe kandidatet e pavarur) duhet te veprojne ne menyra te tilla qe te rrisin besimin publik ne proces, dhe si rrjedhim, nje rezultat qe pasqyron vullnetin e njerezve ne 23 Qershor. Edhe secili prej votuesve ka pergjegjesi. Prandaj dhe une i inkurajoj te gjithe qe te nenshkruajne zotimin "Sepse e dua vendin tim" ne faqen e Facebook-ut te ACT Now! Nese te gjithe bejne detyren e tyre, atehere nuk ka asnje arsye perse keto zgjedhje te mos jene me te lirat dhe me te ndershmet ne historine e Shqiperise.

Edvin Peēi: I nderuar z.Arvizu! Nje nga problemet kryesore ne zgjedhjet shqiptare, me shume sesa votimi eshte procesi i numerimit te votave. Ju vete ju kemi pare duke perveshur menget ne zgjedhjet e fundit lokale, nje veprim qe eshte perkthyer si nxitje ndaj paleve per te zhbllokuar procesin. Cfare mendoni se duhet bere qe shqiptaret te vendosin realisht me vote te lire qeverine e ardhshme, humbesi te pranoje humbjen dhe te mos kete kontestime. Faleminderit!
Arvizu: Edvin - Good to hear from you! During the U.S Presidential election, the outcome was determined a few hours after the polls closed and over 100 million people voted. During the 2011 local elections, I witnessed instances where the political parties were responsible for holding up the vote count. This is unacceptable. It does not contribute to raising public confidence in the integrity of the vote counting process. The more people are confident in the integrity of the process, the more likely they will be to not contest the outcome.

Elvin Luku: Pershendetje, z. Ambasador! Ju vazhdimisht keni bere thirrje qe interesi kombetar te prevaloje mbi interesin partiak, duke kerkuar dialog mes lidereve te dy partive te medha ne Shqiperi. Si e shikoni ju vendimin per referendumin mbi tre ligjet, te kerkuara nga Brukseli zyrtar, per statusin e vendit kandidat?
Arvizu: Komentet e Komisionerit Fule i japin pergjigje pyetjes tuaj me mire se ēdo gje qe une mund te them.

Erion Kristo: I dashur z. Arvizu. Une ju falenderoj per iniciativen tuaj. Komunikimi i hapur me publikun eshte e vetmja shprese ne kete kohe kur shpresa per nje jete me te mire dhe per zhvillime demokratike eshte e paket. klasa politike shqiptare nuk reflekton me asnje parim qytetarie, ose te pakten keshtu mendojne shume njerez. Ju dhe SHBA do te ndihmoni ne monitorimin e zgjedhjeve. Si do monitorohen presionet ndaj njerezve, bizneseve, grupeve shoqerore? Si do monitorohet shitja e votes ne kushtet e shtepise? A jeni te gatshem ju dhe SHBA te mos i certifikoni zgjedhjet nese ato nuk jane te lira e te ndershme?
Arvizu: Pershendetje Erion! Une mendoj se ti i di pergjigjet e te gjitha ketyre pyetjeve. Por me lejo qe te perseris: ne po mbeshtesim grupet e vezhguesve, te jashtem dhe te brendshem, si dhe po punojme me KQZ-ne per te ndertuar nje proces transparent te raportimit te rezultateve. Ne zotimin "Sepse e Dua Vendin Tim", ne u kemi kerkuar njerezve qe te premtojne se nuk do te ushtrojne presion tek familjaret e tyre per te votuar ne nje menyre apo ne nje tjeter. Ashtu edhe mbikeqyresit apo personat ne pozicione drejtuese nuk duhet te ushtrojne presion tek vartesit e tyre per te votuar ne nje menyre te caktuar.

Armand Agastra: Hi Mr Ambassador, Just few months ago Mrs Clinton during her visit in Albania said: 'If you want to see democracy working, go to Albania'. I am just curios asking: Where Mrs Clinton gets the information about the democracy in Albania?! I hope she is not watching the News about Albania at TVSH or Klan TV. Regards, Armand Agastra
Arvizu: Une mendoj se pika kryesore qe Sekretarja Klinton donte te percillte ishte se cdo demokraci eshte nje pune ne zhvillim e siper dhe qytetaret luajne nje rol te rendesishem per te siguruar qe kjo demokraci funksionon. Prandaj ne po inkurajojme qytetare dhe individe te mbeshtesin parimet demokratike nepermejt zotimit online. Sa per lajmet, une shikoj TVSH dhe Klan gijthe kohes...por une gjithashtu shikoj Top Channel, News 24, Vizion Plus, Ora, Albanian Screen dhe A1 Report

Armand Agastra: Hi Mr Ambassador, Are you going to take off your jacket and roll up your sleeves again this June?!
Arvizu: Armand Agastra, kjo varet nga sa nxehte do te jete brenda qendrave te votimit.

Besa Trajani Sollaku: I Nderuar Z. Ambasador. Une personalisht i perkas brezit te mesem dhe i kam perjetuar dhe fundin e diktatures se porpletariatit dhe ndryshimet e viteve '90. Nuk kam besuar ndonjehere se individet te sjellin progres per nje komb, por vete kombet sjellin progres. Personalisht kam vleresime regresive per ato cka ka perjetuar ne Shqiperi ne keto dekadat e fundit ne lidhje me shkaterimin e sistemit arsimor, shkatrerimin e sherbimeve ne te gjitha fushat, nivelin e larte te korupsionit ne administrate dhe gjyqesor etj. A mendoni ju se ka ardhur koha qe popullit shqiptar ti komunikohen mesazhet ne menyre me transparente ne lidhje me noten qe merr demokracia dhe politika , te cilet jane pergjegjeset kryesore te niveleve ku renditet Shqiperia sot.
Arvizu: Une mendoj se ceshtja me e rendesishme eshte se kush do i jape forme te ardhmes se Shqiperise? Me konkretisht, kush do ta shtroje rrugen per prosperitet dhe harmoni kombetare? Cfare do te beni ju dhe bashkeqytetaret tuaj? Une ju ftoj qe te nenshkruani zotimin dhe te ndani me ne idete mbi veprimet qe individet mund te bejne per te ndertuar nje Shqiperi me te mire. Margaret Mead, nje antropologe e famshme amerikane, ka thene: "Asnjehere mos dyshoni nese nje grup i ndergjegjshem, dhe i angazhuar qyetaresh mund te ndryshojne boten. Ne fakt, ata jane te vetmit qe e kane bere kete.

Fatjon Kosta: Pershendetje Z. Arvizu! A duhet vendosur kufizimi i mandateve publike deri ne 2 here (deputet, kryetar bashkie, kryeminister, ministra, kryetar partish) ?
Arvizu: Ne Shtetet e Bashkuara, kufizimi i mandateve, nese ekziston, per zyrtaret qeveritare dhe lokale, percaktohet ne menyre lokale. Ne rastin e Presidentit, ashtu sic mund ta dini, Neni 22 i Kushtetutes i kufizon kandidatet ne 2 mandate. Ky eshte nje parim demokratik, i cili mbeshtetet dhe pranohet gjeresisht ne Shtetet e Bashkuara.


"ACT NOW" - INICIATIVĖ E AMBASADĖS AMERIKANE

"Act now" ėshtė njė iniciativė e mbėshtetur nga ambasada amerikane, e cila inkurajon qytetarėt shqiptarė qė tė veprojnė dhe zėri i tyre tė dėgjohet. Misioni i kėsaj iniciative ėshtė tė nxjerrė nė pah dhe tė nxisė pėrpjekjet e qytetarėve shqiptarė dhe zyrtarėve tė tyre tė zgjedhur, qė janė duke punuar pėr tė sjellė ndryshime pozitive nė komunitetin e tyre.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

18 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Fieri Amerika e vendosi Berishen ne pushtet ne bashkepunim me Ramiz Aline,dhe tani bene prralla te dala boje.
avatar
Anonim
antisubjektiv Besoj eshte e kuptueshme qe mesazhi qe japin te gjithe "dashamiresit" e huaj te kombit shqiptar eshte i thjeshte: do te besh dicka mire, beje vete! Pra merreni vete situaten ne dore o popull dhe zgjidhni ate person apo force politike qe besoni me shume dhe, nese gjykoni qe nuk po e ben punen sic duhet, rrezojeni perseri me voten qe duhet ta mbroni po vete. Tifozlleku ne politike nuk ndihmon ne zgjidhjen e halleve te popullit, por ne mbrojtjen e vjedhjes nga ana e pushtetareve, pavaresisht nga cili krah.
avatar
Anonim
antisubjektiv Nuk e kuptoj se si mund te quhet fajtor nje diplomat qe eshte vene ne ate detyre per te bere pikerisht diplomatin. Nuk arrij te perceptoj se si njerezit e ketij vendi, bashkekombasit e mi presin pergjigje nga nje i huaj - dhe ketu nuk e kam fjalen vetem per Ambasaden Amerikane, por per cdo institucion te huaj - per cfare ndodh ne shtepine e tyre dhe se kujt duhet t'i besojne, dores se majte apo asaj te djathte te trupit te tyre.
avatar
Anonim
objektiv Qe ne nisje,vet ideja per kete bashkbisedim,do te sillte vetem zhgenjim per te gjithe ata qe shpresonin dicka" pozitive".Kjo, pasi ne presim qe perfaesuesi i SHBA, te na i thote gjerat troc ,te jet i drejt perdrejt,ashtu sic duam ne.Por harrojme qe Z.Arvizu eshte ne radhe te pare dhe diplomat,ku nepermjet kesaj gjuhe ,ai na ka dhene pikerisht pergjigjet e duhura,ato qe duam dhe qe i duhen te gjithe shqiptareve dhe Shqiperise.
avatar
Anonim
sheshi Jo o zoti ambasador, nuk jane te gjith fajtor, fajtor jeni Ju qe beni sehir nje shtet te tere te vuaj nen sundimin e nje skixofreni e qe mbrohet nga ju, Ju pretendoni se jeni vend demokratik por sehirin e bini si te jeni kameleon.
avatar
Anonim
Agjenti 007 Jepi dum punes. Me kabllogaramet si dhe deri ku je? A eshte me burre shteti, apo burre leshi Saliu. Nuk na je prononcuar keto kohet e fundit.
avatar
Anonim
anim Cfare po thot Arvizu qe nuk e kemi degjuar me pare? Eshte e turpshme per kedo - qofte ky edhe diplomat i huaj (e ca me teper kur eshte i tille) - qe te vendosin shenja barazimi mes Bishes e Rames per pergjegjesite dhe mungesen e demokracise ne vend. Duhet te kemi guximin te themi me force - nese diplomatet e huaj nuk duan te bejne ne fakt cfare eshte ne interesin e vendit te tyre dhe padyshim te gjithe shqiptareve atehere me mire le te heshtin dhe te fshihen pas gunes se "diplomatit".Nuk e kuptoj perse nje diplomat i huaj hap bisede me publikun kur nuk ka per te thene asgje sinjifikative.Per berishen cdo fjale ne hava eshte mbeshtetje indirekte qe i behet atij.Nuk kemi nevoje per moral e leksione demokracie por per gjera te thena troc. Nese per amerikanet Berisha nuk eshte me aleat i besueshem kjo iduhet thene popullit ashiqare. Ne te kundert le te vazhdojne me kabllogramet e tyre... Mesazhi nga ana tjeter eshte i qarte - vetem shqiptaret mund ta nxjerrin gomarin nga balta - ne kete rast duhet me nxjerr gomarin ne pension dhe pastaj edhe ne burg...
avatar
Anonim
cakalli Ate pret populli Shqiptar qe ju ta vendosni per largimin e KOMUNISTIT berish NGA QEVERIA
avatar
Anonim
mirsadi ju e keni majt berishen npushtet ene vini tashti e na kerkoni qe ta heqim
avatar
Anonim
Zoi Xhavella Curcilli ka then "nuk ka rendesi kush voton, por ai qe i numeron" dhe sales tone i ka mbetur ora tek e curcillit.
avatar
Anonim
sala po mo zizu po, por ste degjon kush...
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171