Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:01 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Dossier
12 Gusht 2017 - 10:38 | përditesuar në 15:51
Ekskluzive/Alia:Studentėt janė
kontigjenti ynė s'kemi pse trembemi 
(Vijon nga dje...)
Partia dhe shteti duan qė tė ruhet kufiri. Por ai nuk ruhet tek kloni, nuk ruhet tek vija kufitare. Kufiri ruhet nė thellėsi, ruhet me zbulim e kundėrzbulim, me masa organizative. Kėto veprime e bėjnė tė panevojshme pėrdorimin e armės nė kufi, sepse duke lėnė elementin keqbėrės tė vijė deri tek kufiri.

Por, mos vallė nė mėnyrė kategorike nuk do pėrdoret arma nė kufi? Jo. Arma ėshtė mjet mbrojtės dhe duhet dhe do tė pėrdoret sipas ligjit dhe rregullave tė vendosura. Nė se ka ndonjė rast, qė komanda jep urdhėr tė veēantė, kjo nuk do tėthotė tė mbyllen sytė, tė liberalizohet ruajtja e kufirit, tė hapet kufiri. Mundet, pėr njė oportunitet tė caktuar tė jepet njė urdhėr, por kjo absolutisht nuk do tė thotė “duhen mbyllur sytė.

Edhe pėr kėtė ēėshtje, unė kam dhėnė porosi tė bėhet ligji kur mund tė pėrdoret arma, sepse edhe nė kufi mund tė pėrdoret arma. Pse mund tė pėrdoret? Sepse kur kufitari nuk di, ky qė po vjen a ėshtė kriminel, a ėshtė kontrabandist, a ėshtė njeri me drogė, a ėshtė diversant, apo ėshtė thjesht njė njeri qė po don tė arratiset, apo ėshtė ndoshta njė i luajtur mendsh, sepse asnjė nuk e ka tė shkruajtur nė ballė.

Prandaj kufitari sipas rregullave, se ka njė rregullore, i thotė “Ndal”, nuk ndalet, mbas rregullores qė thotė “duhet tė qėllosh, jo ta vrasėsh por ta plagosėsh”, aty hajde ndaje ti se sa nishanxhi ka qėnė, kuptoni. Ėshtė shumė e vėshtirė. Pra edhe mund tė ndodhė njė incident, dhe kur tė qėllon qė ky ishte njė bari, ose kur ky ishte njė djalė i ri, tė vjen keq, “si dreqin u vra nė kufi ky”, ė?

Se po tė vritet ndonjė kriminel, ndonjė diversant, i thua kufitarit “Tė lumtė, mirė ja bėre”, ė? Pra, kėtė specifikė e ka kufiri, dhe nuk mundet ne tė japim njė urdhėr kategorik, tė themi “kurrė nuk qėllohet”. Jo. Por duhet me ligj tė pėrcaktohet qartė, si duhet bėrė paralajmėrimi, qysh duhet bėrė paralajmėrimi, etj., etj.

Themelore ėshtė qė kufirin duhet ta mbrojmė nė thellėsi, jo nė vijė tė kufirit. Por, nė raste tė veēanta, kur pėr njė situatė tė caktuar mundet komanda tė japė urdhėr qė mos tė pėrdoret arma, e para kjo nuk do tė thotė qė kjo parullė tė hapet nė popull. Se, mė erdhi dje sekretari i Sarandės, tha “tė tėrė populli e ka marrė vesh”. Po, e ka marrė vesh se nė Sarandė ėshtė thėnė. Se nuk besoj Komandanti i kufirit t’i thotė tėrė popullit tė Sarandės “O popull i Sarandės, kam dhėnė urdhėr tė mos qėllohet”.

As nuk besoj qė shefi i sigurimit tė Sarandės ka thėnė aty “o popull”, ė? Nuk besoj, s’ka logjikė. Po atėhere, kush e ka thėnė? Po ja, kshtu e ashtu, e mora vesh nga erdhi ky urdhėr, e mora vesh ... dhe ja, ato thash e themet fillojnė e dalin qė nga ne, atė qė tha Hajredini, kuptoni, ė?

Por, e kisha fjalėn kėtu qė kėto absolutisht veē nuk duhet tė ēojnė nė liberalizimin e punės tonė. Ligjet, rregullat, urdhrat tė zbatohen, por gjithmonė duke patur kujdes qė ēėshtja e mbrojtjes sė kufive ėshtė njė nga detyrat tona themelore.

Pra, shokė, si konkluzion i kėsaj, duhet tė kemi parasysh qė qoftė sigurimi i shtetit, qoftė policia, qoftė kufiri, kanė punė, e punė shumė tė madhe. Kėrkohet njė punė e kualifikuar, bile shumė mė e kualifikuar nga deri tani. Kėrkohet vendosmėri, kėrkohet shkathtėsi.

Situatat e sotme janė tė tilla, qė nga secili nga ne kėrkohet tė punojmė mė me energji, kėrkohet tė punohet mė me mend. Duhet tė respektojmė ligjet, tė respektojmė rregulloret, tė respektojmė tė drejtat e qytetarit, tė respektojmė normat e Partisė, por, mbi tė tėra na duhet tė mbrojmė lirinė, pavarėsinė e Atdheut. Nė shėrbim tė lirisė e tė mbrojtjes sė atdheut e tė socializmit duhet tė vėmė tė tėrė energjitė tona.

Dhe nė kėtė konteks t’i kuptojmė drejt edhe direktivat e ndryshme tė Partisė, edhe ligjet e shtetit dhe lidhur me kėto tė shikojmė ndryshimet qė duhet tė bėjmė nė punėn tonė. Ndryshime jo pėr t’u lehtėsuar, tė jemi tė bindur pėr kėtė qė asgjė nuk lehtėson punėn tonė, pėrkundrazi e komplikon, e rėndon, e bėn mė tė sofistikuar, n.q.s. mund ta bėjmė tė sofistikuar.

Pra asnjė nga ligjet, asnjė nga vendimet, nuk i ka heq atributet sigurimit tė shtetit, as policisė, as kufirit, por i ka shtuar. I ka shtuar sepse kėrkon qė kėto atribute qė kishte deri tani, po ato ka, por nė mėnyrė mė tė rafinuar, mė tė pėrpunuar, mė tė kualifikuar. Kjo ėshtė edhe vėshtirėsia juaj. Dhe nė qoftė se do tė thonim, qė e thashė atė “boshllėkun” qė u gjet, ish pikėrisht ky ishte boshllėku qė u gjeti puna e armikut.

Dhe jo vetėm sigurimin, kėtu e gjeti dhe Partinė, se e gjeti nė kėtė fazė tranzicioni tė interpretimit dhe tė ndėrtimit tė punės sė vet mbi bazėn e kėtyre vendimeve. Pra, pa e marrė si duhet kėtė kurs tė veprimtarisė sė vet, u fut nė mes puna e armikut dhe e gjeti bosh edhe Partinė, edhe organet e sigurimit. Kėtė boshllėk ne duhet ta plotėsojmė menjėherė.

Prandaj ju thashė nė fillim, nuk ka kohė pėr tė bėrė analiza e stėranaliza. Kėtu duhet tė punojė mendja si tė ndėrtohet, si tė veprohet me energji, me shpejtėsi pėr tė patur situatėn nėn kontroll.

Sigurisht, armiku nuk shfytėzoi vetėm kėto dobėsi nė punėn e Partisė ose tė organeve tė sigurimit, dhe nuk shfrytėzoi vetėm kėtė boshllėk qė u gjend nga kalimi nga kėto ligjet e nga vendimet e ndryshme tė Partisė njė praktikė pune qė t’i pėrshtatesh kohės, por shfrytėzoi edhe disa mungesa tė tjera tonat, p.sh. shfrytėzoi vėshtirėsitė nė informacion, qė u fol kėtu.

Dhe kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Neve nė informacion jemi jashtėzakonisht dobėt. Hajredini me tė drejtė kritikon qė nga lart, qė nga Komiteti Qendror i Partisė, d.m.th. nga ana e Komitetit Qendror tė Partisė mungon informacioni pėr poshtė, se mungon edhe nga poshtė deri lart. Pėr ē’arsye mungon?

Ėshtė ndoshta edhe ajo arsye qė tha ai, ka njė shtresė ozoni qė ėshtė krijuar qė nuk filtrojnė informacionet, vijnė deri nė njė farė niveli, pastaj mė lart nuk shkojnė.

Pra, ėshtė e domosdoshme qė tė pėrpunohet mė mirė ky, sistemi i informacionit. Por, kėtu ka njė gjė, duhet tė pranojmė hapur, kjo ėshtė edhe njė sėmundje e vjetėr jona. Kur them “e jona” them njė sėmundje e vjetėr e Partisė edhe e shtetit tonė. P.sh., ju e dini, ka njė urdhėresė tė Kėshillit tė Ministrave, ėshtė disa faqe, ēfarė quhet “sekret”. Po ta shihni atė me vėmendje, ēdo gjė ėshtė “sekret”, ēdo gjė, edhe sa pula ka nė kooperativė ėshtė “sekret”, edhe sa ėshtė vlera e ditės sė punės ėshtė “sekret”. E, nė qoftė se e konceptojmė jetėn kėshtu, qė ēdo gjė ėshtė sekret, nuk ka informacion.

Kurse unė mendoj qė informacioni duhet tė jetė shumė mė i gjerė. Sekreti shtetėror ėshtė njė gjė tjetėr. Por, ēdo ndodhi, qė bėn vaki tek neve duhet tė bėhet e njohur, sepse mbi tė thuren sa tė doni legjenda. “40 veta janė vrarė e janė varrosur nė Malin me Gropa”, mė thanė ata, kur u mblodha me ato tė inteligjencės. “Po juve, i besuat?” i thashė. “Jo”, thanė, “nuk i besuam” (flet me tallje) (qeshin).

“E”, i thashė, “Jo, besojeni, besojeni, por juve s’e dini ku ėshtė Mali me Gropa, se po ta dini, ai tėrė gropa ėshtė dhe jo 40, por aty mund tė futen edhe 40 mijė, dhe kėto “fluturon gomari” mos i besoni.

“E nejse, ne s’i besojmė, por pse nuk thuhen gjėrat”. Kishin tė drejtė. Do ti, njė tė mbaruar atė mbledhjen, mė thotė Hekurani, nė telefon, sa e mbarova, “nė Skrapar, ka ndodhur kėshtu, kėshtu, njė ushtar vrau 2-3 veta e se ēfarė vrau. Mė nė fund fshatarėt e Skraparit e rrethuan dhe e vranė”. Ja populli, ė? E shikon ti? D.m.th. populli, kur ėshtė ēėshtja pėr tė mbrojtur interesat e Atdheut, ta kėrcet!

Ai, ėshtė brenda ligjit ai, e di ai se ėshtė vrasės! Por edhe unė i thashė Hekuranit, “po mirė, o Hekuran, pse e mbani sekret? Ēfarė tė keqe ka kėtu? Se kjo do thuret tani. Vrau 30 veta! U ngrit njė repart i tėrė nė kėmbė, edhe sulmuan Ēorovodėn.

Hekuran Isai (?): U bė luftė.

R. Alia: U bė luftė, mė nė fund, etj., etj. Pse i duhet lėnė shteg kėtyre gjėrave. Po si tė bėjmė?! Po, fundi i fundit, gazeta e Ēorovodės nuk e boton dot?! E ē;u bė, qė njė ushtar lojti mendsh, nė njė krizė ashtu, vrau njė, dy, tre, e rrethuan fshatarėt, e vranė, tungjatjeta! Edhe kėtė lajm, ta botojė edhe gazeta Adriatiku qė ta marri vesh edhe familja e tij. Edhe mbaron, s’ka thashetheme.

Shiko, nga kjo anė, duhet tė mėsojmė njė ēikė nga tė tjerėt. Nuk e di a e lexuat, (mbasi s’i lexoni tė tėra, por tani radjot i dėgjoni tė tėrė kjo dihet), po s’besoj tek _____ e ashtu) po lexoja njė njoftim nga Kosova.

E jepte ______ dhe _______ thoshte qė “Dy veta, dy shqiptarė, me maqinė desh shtypėn njė polic. Polici ishte serb, dhe polici serb pėr t’u mbrojtur qėlloi dhe plagosi rėndė filanin, i cili u ēua nė spital dhe atje vdiq”. Nga hetimet qė bėri ajo drejtoria e milicisė sė tyre rezultoi qė polici ka zbatuar rregullat, se nė bazė tė rregullave, etj., etj., u gjend pėrpara rrezikut tė jetės, u plagos dhe ky ka shkuar mė spital, qėlloi, u vra, nė rregull, informacion, ė?

Por, thotė, dhe vazhdon ______, “Partia Demokratike (apo ē’ėshtė ajo), Alternativa Demokratike e Kosovės, nė tė kundėrtėn, nėpėrmjet zėdhėnėsit tė vet, filanit, deklaroi qė ky ishte njė sulm kundėr shqiptarėve, qė polici duke abuzuar mbi detyrėn e vet qėlloi e vrau kėtė. Edhe jep versionin e tij.

Kaq, pikė. D.m.th. shiko, duke dhėnė kėtė lajm, ata e vranė shqiptarin, e vranė. E rregulluan lajmin nė njė mėnyrė tė tillė, opinionit ja thanė, i tha edhe atė ē’tha milicia, tha edhe ē’thotė “Alternativa”. Ti milet, beso kė tė duash, por nė fund tė fundit, fjala bėhet pėr Azis Islamin, ė? Nuk bėhet fjala pėr 100 veta, ė? Pėr njė!

Prandaj, me kėtė s’dua tė them si bėjnė ata, tė kuptohemi, por problem ka disa gjėra qė...

Hekuran Isai (?): Pėrmbyset maqina, vriten 20 vetė!

Ramiz Alia: Po le tė pėrmbyset, (kur thotė ky) njė maqinė, vriten njerėz, ne nuk e themi. Pse lėmė kot, pse lėmė kot qė tė bėhet gjurulldi. Ja, na ndodhi aksidenti me helikopterėt, ė? E shpallėm – u sqarua tėrė opinioni i popullit!

Hekuran Isai: Po, u sqaruan.

R. Alia: Po mirė, po n.q.s. nuk do ta shpallnim, tė jeni tė bindur qė do tė dilte: E para, gabuan pilotėt; e dyta, kush dha urdhėrin qė tė nisen nė atė kohė tė keqe ato duhen dėnuar sepse ėshtė sabotim; e treta, “ēfarė helikopterėsh kemi ne mor vėlla, ne kemi teknike tė keqe, tė mbytur. Ato sa ngrihen menjėherė bien, ja, ranė! E kuptoni? Pra kjo teknika luftarako ajrore s’vlen njė grosh”.

Sa tė doni, parulla tė tilla do tė hapeshin. Ne e dhamė zyrtarisht, si ndodhi e qysh ndodhi, dhe nė popull pati njė qartėsi, s’pati asnjė thash e them edhe asnjė fjalė, asgjė.

Pra, e kisha kėtu fjalėn, shokė, qė armiku shfrytėzoi ngathtėsinė tonė nė informacion dhe e shfrytėzon edhe sot e kėsaj dite, se ne nuk jemi mėsuar qė tė japim informacion. Se thashė, edhe ligje kemi bėrė ose urdhėresa tė qeverisė, qė ēdo gjė ėshtė sekret. Kjo ėshtė sekret, kjo ėshtė sekret, kjo ėshtė sekret, kjo ėshtė sekret. Ē’do me thėnė kjo ėshtė sekret? Domethėnė, mos jepni gjė! Kurse nuk ėshtė e udhės, por veē, duhet tė jemi tė shpejtė.

Prandaj, kėto drejtime tė gjitha qė thashė, duhet tė punojmė edhe duhet t’i ndreqim. Unė fola pėr anėt negative tė punės deri tani, pėr mėsimet qė duhet tė nxjerrim, sepse ajo edhe na preokupon, por, nė tė keqen, ka edhe tė mira. Edhe ktė tė mos e harrojmė. Pėrvoja e 2 korrikut tregoi edhe njė gjė shumė tė mirė, tregoi qė kuadrot tona, punonjėsit e Ministrisė sė Punėve tė Brėndėshme dhe tė organeve tė punėve tė brėndėshme, si dhe oficerėt e ushtrisėm inteligjenca dhe tė tjerė, ishin tė lidhur ngushtė me Partinė dhe me pushtetin.

Pra, kjo tregoi dhe qė i kemi njerzit besnikė, qė kemi njerėz tė devotshėm pėr ēeshtjen e popullit, pėr ēėshtjen e Partisė, tėrė punonjėsit e organeve tė punėve tė brėndshme e tė policisė, tė sigurimit, tė kufirit etj., etj., se nuk pati asnjė qė tė ketė si tė thuash, tė bėnte ndonjė gabim nė kėtė situatė. Kjo ėshtė njė gjė e madhe. Kjo tregon forcėn tonė.

Dhe kjo jo vetėm na gėzon, por kjo na inkurajon qė tė hidhemi ne nė sulm. Nė qoftėse armiku na sulmoi, tani e kemi ne radhėn tė kundėrsulmojmė. Dhe duhet ne tani, tė ngremė peshė masat kundėr armikut tė huaj dhe kundėr atyre qė duan tė na rrėmbejnė fitoret e popullit, tė pushtetit e socializmit.

Kėto fitore ne duhet t’i mbrojmė dhe do t’i mbrojmė me tė tėra forcat tona,dhe pėr t’i mbrojtur, po tė jetė nevoja do godasim fort dhe fort mbi armiqtė. Pasivė nuk do qėndrojmė. Kėtu ėshtė edhe puna, qė kėrkojmė tė ghallėrohet puna e organeve tė sigurimit, tė ghallėrohet nė njė mėnyrė revolucionare.

Prandaj, nuk ka arsye qė tė jenė njerėzit tonė si, si tė thuash nėn peshėn e ndonjė ngjarjeje qė rėndon, pėrkundrazi, duhen ngritur shpirtėrat, forcat e njerzve, tė hidhemi neve nė sulm. Po tė hidhemi nė sulm duke pasė pėr bazė gjithmonė ligjet edhe duke shikuar me kujdes interesat e popullit, interesat e pushtetit, interesat e socializmit.

Unė mendoj qė, nga kjo pikpamje shokė, organet e punėve tė brendėshme duhet ta marrin veten shpejt, shumė shpejt. Prandaj ju thashė nė fillim, e pėrsėris prapė, nuk ka kohė pėr analiza tė mėdha. Ēėshtja ėshtė pėr tė mobilizuar punėt mirė. Duhen ndėrtuar punėt mirė, qoftė ajo zbuluese, qoftė ajo e informacionit, qė tė jetė shumė e shpejtė. Sigurimi i ahtetit, policia, kufiri, zbulimi, tė gjithė duhet tė jenė nė lėvizje nė mėnyrė qė t’u dalim pė t’u dalim pėrpara tė papriturave. Tė mos rrijmė nė rolin e zjarrfikėsit, ku bie zjarr tė shkojmė ta shuajmė. Jo! Pėrkundrazi t’i dalim pėrpara.

Thashethemet tė mos na hutojnė, se kanė filluar tė hutohen edhe njerzit.”Uu, ēdo tė bėhet nė shtator”! Ēfarė do bėhet nė shtator? Pse vijnė studentėt? Pse? Reaksioni kujton se studentėt janė kontigjent i tyre. Jo! Studentėt janė tonėt! “Nė shtator do bėhet, po do bėhet gjurulldia!”. Mbi kokat e armiqve – kjo do bėhet! Kėtė duhet tė themi ne, jo, “u ē’do bėhet”. Po, po, do bėhet, por do bėhet mbi “ju”, d.m.th. mbi ata qė do tė guxojnė tė ngrenė dorė kundėr pushtetit, kundėr Partisė, kundėr socializmit. Prandaj mos tė rrijmė pasivė.

Studentėt janė njė kontigjent i madh i joni, janė njė mbėshtetje e madhe e partisė. Tė nisim me kėtė mendim, dhe me kėtė mendim tė luftojmė armiqtė, parullat e tyre, thashethemet e tyre dhe tė ngremė moralin e njerzve tonė, jo kot formalisht, por ėshtė realiteti. Po ju e dini si i zgjedhim. N.q.s. ka kontigjent tė zgjedhur nga ne – janė studentėt. Kėshtu, me pikatore i zgjedhim nga ēdo pikpamje.

Por edhe faktet treguan, asnjė student s’pati qė tė iki. Prandaj, nėqoftėse hidhemi ne nė sulm, armikut “vrima e miut njė mijė grosh!”. Kėtė mos e harroni. Nėqoftėse dalim ne nė fushėn e betejės, armiku s’gjen vrimė ku tė futet. Prandaj kėtė kėrkojmė sot nga ēdo komunist, nga ēdo patriot, nga ēdo luftėtar dhe veēanėrisht nga organet e specializuara, siē ėshtė Ministria e Punėve tė brėndėshme, siē janė organet e kufirit, tė sigurimit, tė policisė, e kėshtu me radhė.

Krahas kėsaj natyrisht duhet tė forcojmė ekonominė, dhe kėtu synojnė siē thashė, vendimet e plenumeve tė Komitetit Qendror, kėtu synojnė edhe marrėdhėniet me jashtė. Flas pėr ato mardhėnie ekonomike tė cilat do tė pėrpiqemi t’i shfrytėzojmė sa mė shumė pėr ta ngritur nivelin e ekonomisė tė vendit tonė.

Duhet patur parasysh njė gjė, qė kushtet e zhvillimit tonė na detyrojnė edhe tė bashkėpunojmė me forma tė huaja. Natyrisht, ne do tė pėrpiqemi nė radhė tė parė tė bashkėpunojmė me forma shqiptare, me shqiptarėt qė janė jashtė. Por, na intereson qė tė bashkėpunojmė edhe me firma tė huaja, sepse raportet ndėrkombėtare kanė ndryshuar shumė.

Tani forma e kredive tė vjetra ka marrė fund, s’tė jep njeri mė kredi, edhe s’ėshtė mė ajo kohė. Tani, ēdo gjė ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e interesave. Ja, siē qe ai njoftimi qė dhamė pėr ēėshtjen e naftės. Kėrkime nė naftė, nė det neve edhe pėr 20 vjet, s’jemi nė gjendje tė bėjmė. Por ne kemi nevojė tė shfrytėzojmė atė pasuri.

Por, shfrytėzimi i asaj pasurie nuk mund tė bėhet pa rakorduar interesat tona me interesat e partnerit qė kėrkon. Se ai i kėrkon, po s’gjeta, thotė, asnjė shpenzim s’duapėr vete, po gjeta, ėshtė logjike, po gjeta dua edhe unė pjesė nė fitim. Dhe duhen vendosur raporte, sa do tė fitojmė ne, sa do tė fitojė ai, dhe me siguri do tė fitojė.

Po ēdo tė thotė do tė fitojė? Do tė thotė, d.m.th. edhe ai do tė marri njė pėrqindje tė sasisė tė fitimit tė naftės.

Tani, ta pranojmė apo tė mos e pranojmė. E kemi diskutuar njė vit tė tėrė kėtė muhabet, ta pranojmė, tė mos e pranojmė, herė e pranojmė, herė s’e pranojmė. Kuptoni? Dhe kėshtu e kemi shtyrė. Por, mė nė fund vendosėm ta pranojmė. Duke marrė parasysh perspektivėn e mundėsive tona pėr tė ēpuar nė det, jemi tė detyruar ta pranojmė.

Tė detyruar! S’na bėn kush, por ėshtė njė pasuri qė na intereson. Se nė fund tė fundit, neve do tė marrim si shtet drejtpėrsėdrejti nga sasia e naftės qė del 10% tė saj si taksė, d.m.th. nga pikpamja e shtetit. Pastaj, nga ajo qė mbetet do tė hiqen shpenzimet.

Shpenzimet mund tė jenė tė tyret dhe tonat, se do tė punojnė puntorėt tonė, edhe energjia elektrike jona etj., etj., tė tėra shpenzimet do tė hiqen mėnjanė, pjesa qė mbetet do tė ndahet, (pėr palėn tonė mė vete) nga 80% qė merr pala shqiptare, deri nė 60% sipas nivelit tė sasisė sė prodhimit. D.m.th., kjo ėshtė pak a shumė ideja. Tani, tė mbetemi pa 80 pėrqindshin?

Zėra, reagime: ...............

R. Alia: Eh! Po 80, edhe 10 marrim si taks na vete rreth 90%, kuptoni?! Prandaj, nga kjo pikpamje ne e gjykuam qė ėshtė nė interesin tonė. Natyrisht, kėto do tė nxjerrin problemet e veta, ė? Sigurisht nė atė kontratėn, ne parashikojmė qė kjo firmė e huaj nė fillim do ketė vetėm disa specialistė, 10 specialistė, 12 specialistė maksimumi, kurse nė kohėn e shfrytėzimit, kjo sasi njerėzish mund tė vejė deri nė 20 veta.

Tani, ēdo tė bėhet me kėto 20 veta, si do tė bėhet me kėto 20 veta, pastaj fillon sektori juaj, kuptoni, ė? Po mirė, po a do t’i dali dot ai sektor atje, ajo drejtoria e dytė atje? Ja, e shikoni qė del njė detyrė tjetėr! Del njė nevojė e riorganizimit, e njė fushe tė re veprimtarie, tė cilės duhet t’i pėrgjigjen organet e sigurimit. N.q.s. nuk fillojmė e mendojmė qė tani, prapė do tė gjendemi zbuluar. E kuptoni? Ja, kjo ėshtė qė duhet.
Hekuran Isai: T’i paraprijmė.

R. Alia: T’i dalėsh pėrpara punėve, qė n.q.s. do tė organizohet ajo, si do tė organizojmė edhe ne. Bėn hesap, mė pyeti njė dje nė shokėt e ushtrisė, “si do tė funksionojnė organizatat bazė tė Partisė, nė kėto ndėrmarrje”. I thashė, pėr nder, s’e kemi menduar akoma kėtė gjė (qesh).

Zėra: ...........

R. Alia: Po mirė, xhanėm, shiko, ēdo gjė lejohet, mos u shqetėsoni! Pėr tė pyetur, ēdo gjė njeriu mund tė pyesi, se s’ėshtė keq tė pyesėsh. Dhe nė fakt ai kishte tė drejtė, se ai e kishte hallin, mos vallė duke bėrė kėtė, s’do ketė organizatė partie fare? Jo, ne do kemi, se ja, edhe nė Elbasan, p.sh., punojnė specialistė tė huaj, e megjithatė, organizata e Partisė, ėshtė; sa e bėn punėn ėshtė tjetėr, por aty e ke organizatėn.

Pra, qėllimi i kėtyre marrėdhėnieve, ja, kjo ėshtė, qė tė mundet t’i japim njė frymėmarrje dhe mundėsi zhvillimi ekonomisė tonė, duke ruajtur parimet themelore tė ndėrtimit socialist, parimet themelore tė zhvillimit tonė. Nga ana e politikės sė jashtme, ka synuar e synon politika jonė qė tė rrisim autoritetin ndėrkombėtar tė vendit. Ēfarė po bėjmė nė kėtė fushė?

I thanė shokėt, i dini ato vendimet e plenumit tė 10-tė, po pėrpiqemi tė vėmė nė vend, por, duhet thėnė qė aktualisht, ka njė farė presioni politik mbi vendin tonė. Jo vetėm presion ekonomik, por edhe presion politik. Dhe ėshtė e lidhur pikėrisht me atė ngjarjen e 2 korrikut, sepse ajo dyndje qė u bė nė ambasadat tona, nuk ishte e favorshme pėr imazhin politik tė Shqipėrisė. Pėrkundrazi, ishte e disfavorshme pėr imazhin politik tė Partisė.

Dhe ja, kėtu del prapė njė ēėshtje e madhe. Kujt i interesonin ato ngjarje? Kujt i interesonte qė tė frenohej imazhi politik mbi Shqipėrinė? Kjo ėshtė njė ēėshtje, njė pikpyetje e madhe, qė mbetet pėr ta zbuluar, por pėr ta zbuluar me fakte. Nuk mjafton tė themi “tė huajt: Tė huajt” po! Po brenda? Kush ishin ato forca brenda qė ishin tė interesuar qė tė frenohej ky zhvillim i vendit tonė, ky imazh i Shqipėrisė? Mua nuk ma merr mendja qė kjo ėshtė vetėm punė e atyre, thuaj...

Zė: Ambasadave.

R. Alia: Jo, e ambasadave po e po, por nuk ėshtė as e atyre qė u futėn nė ambasada, d.m.th. tė atyre njerėzve tė ēoroditur, njerėz pa moral, pa ashtu, qė ishin tė papunė njė pjesė, tė burgosur ish njė pjesė e tyre! Por, ka edhe forca tė tjera.

Sidoqoftė, duhet thėnė, thashė, qė ka tani njė farė rėnie nė kėtė drejtim. Natyrisht, ne do tė punojmė. Dhe kėtu ėshtė edhe detyra e diplomacisė sonė, qė tė veprojė pėr tė ngritur autoritetin ndėrkombėtar tė vendit dhe do tė ecim nė kėtė rrugė, nė atė rrugė qė kemi pėrcaktuar nė vendimet e plenumeve tė Komitetit Qendror.

Qarkullojnė parullat, “pse u lidhėn mardhėnie me Bashkimin Sovjetik e nuk u lidhėn edhe me Amerikėn, mos vallė ka edhe nostalgji pėr ēėshtjen e Bashkimit Sovjetik?”.

Nuk ka asnjė nostalgji, se bashkė u bėnė ato tė dyja, nė daē pėr Bashkimin Sovjetik, nė daē pėr atė. Por, sovjetikėt u interesuan mė shpejt. Ne vumė nė dijeni edhe amerikanėt, qė shiko se “Sovjetikėt kanė propozuar bisedime. Do tė zhvillojmė edhe bashkė bisedime?”. Kemi filluar dhe me amerikanėt, pastaj amerikanėt lanė njė takim tė dytė, ndėrkohė qė lamė ne edhe takimin e dytė me sovjetikėt. Sovjetikėt e pėrfunduan, amerikanėt, pėr arsye pikėrisht tė kėtyre ngjarjeve tė 2 korrikut, thanė “ta lemė njė ēikė mė vonė ne takimin”, jo nė atė kohė qė e kishim lėnė.

Kėshtu qė shtyrja ėshtė bėrė nga amerikanėt dhe jo nga ne. Pra, nuk ka punė nostalgjie kėtu, por ka punė presionesh, qė janė presione politike qė bėnė kėto. Kjo ėshtė pak a shumė situata nė plan tė jashtėm. Pėrsa i pėrket Tregut tė Pėrbashkėt, dhe Sigurimit Evropian, aty jemi! Akoma Tregu i Pėrbashkėt gjithashtu pas kėsaj, 2 korrikut, i ka frenuar marrėdhėniet me ne.

Pėrsa i pėrket asaj tė Konferencės sė Tregut Evropjan, siē e keni parė, e pranojnė vendin tonė si vėzhgues. Por ėshtė kėrkesa dhe e jona si vėzhgues, duke marrė parasysh, se mjaft nga vendimet qė parashikon kjo Konferencė e Sigurimit Evropian, bie nė kundėrshtim me disa ligjet tonat, ose kėrkojnė ndryshime nė ligjet tona, pėr tė cilat ne nuk jemi, si tė thuash, tė bindur dhe nuk jemi dakord qė duhen bėrė ndryshime, sepse ndryshime tė atilla qė mund tė kėrkonte ajo, mundet tė prekin ēėshtjen e sovranitetit. Dhe ne kėtė nuk do ta lejojmė nė asnjė mėnyrė.

Prandaj, o do tė pranohemi duke patur parasysh dhe duke respektuar kėto norma e kėto ligje qė kemi ne, ose ndryshe, do vazhdojmė vėzhgues. N.q.s. s’duan, atėhere le tė jenė ata qė tė na thonė qė s’ju pranojmė edhe vėzhgues, mos tė thonė qė Shqipėria nuk don. Neve mund tė qėndrojmė vėzhgues, dhe s’na prish ndonjė gjė. Tani, nė kėto kushte, shokė, pėrpara Partisė, pėrpara organeve tė ndryshme shtrohet ēėshtja tė forcojmė punėn e Partisė, punėn bindėse, punėn sqaruese. Shtrohet ēėshtja qė ēdo komunist dhe ēdo punonjės tė reagojė ndaj thashethemeve, ndaj parullave tė armiqve, tė mos biem viktima tė tyre. Se po i kthehem edhe njė herė: nuk ėshtė ajo ēėshtje, parulla qė u hap gjoja pėr 40 tė vrarėt, qė qenkan varrosur nė Malin me Gropa, nuk ėshtė ēeshtja siē e paraqitėn.

Kėtu fshihet, ose bėhet analogji me ato varret masive qė po zbulohen gjoja nė Republikėn Demokratike Gjermane e vende tė tjera. Me njė fjalė, me njė fjalė, qė ėshtė bėrė kėrdia, dhe krime tė mėdha ka bėrė ky pushtet, kaq sa varret janė masive! E kuptoni? Tani thuhet, qė demek, u vranė kėtu, kto ditė dhe janė varrosur atje, por ideja ėshtė tjetėr: Ėshtė tė zbulohet ku ka varre masive nė Shqipėri? Pra, kush janė kriminelėt qė i kanė vrarė kėta, sigurimi i shtetit? Pra tė hedhin, si tė thuash, dyshim mbi njė organizėm tė tėrė. Partia, pushteti? E kuptoni? Kėtu shkon ideja e kėtyre armiqve.

Prandaj edhe duhet mos me ra viktima tė kėtyre, por duhet kundėrshtuar dhe Partia duhet tė jetė e zgjuar nė luftimin kundėr kėtyre lloj parullave. Sė fundi, ēėshtja qė kėrkohet nga shokėt ėshtė forcimi i unitetit; forcimi i unitetit tė Partisė, forcimi i unitetit rreth Partisė, duke patur parasysh qė armiqtė shpifin. Shpifin sepse e dinė qė vetėm duke ēarė popullin, duke ēarė kombin, mundet tė fitojnė kundėr Shqipėrisė Socialiste. Tek ne, e kundėrta, uniteti ke qėnė dhe ėshtė forca jonė. Uniteti nė Partinė tonė ekziston dhe ėshtė i ēeliktė.

Nė Komitetin Qendror tė Partisė, po ua them zyrtarisht, qė ėshtė uniteti ēelik. Nuk ka asnjė antar tė Komitetit Qendror tė partisė qė tė jetė nė kundėrshtim me vijėn, me pikpamjet, me vendimet qė kemi marrė. Pėrkundrazi, tė gjithė antarėt e Komitetit Qendror tė partisė, njė pėr njė, janė dakord dhe luftojnė pėr zbatimin e vendimeve tė Komitetit Qendror tė Partisė. Neve kemi njė rregull qė nė Komitetin Qendror tė Partisė nuk i marrim vendimet kėshtu “A jeni dakord? Po jemi dakord”, por njė pėr njė: “Pėr kėtė ēėshtje, a jeni dakord tė vendosim kėshtu? – Jemi dakord”, “Pėr kėtė gjė, a jeni dakord tė bėjmė kėshtu? Pėr kėtė tjetrėn, a do bėjmė kėshtu?”, d.m.th. njė pėr njė tė tėra pikat e vendimeve i diskutojmė, biem dakord tė tėrė, diskutojmė kur kemi pėr tė diskutuar pėr ndonjė ēėshtje.

Por kur marrim vendimet, i marrim dhe janė marrė tė tėra vendimet e Komitetit Qendror nė unanimitet. Prandaj, nga kjo pikpamje, ēdo shpifje e armiqve ėshtė pa vlerė, ka pėr qėllim tė ngjallė mjegull dhe dyshime nė rolin udhėheqės dhe nė unitetin e Partisė, sepse e dinė qė uniteti ėshtė forca jonė.

Kėto gjėra kisha, shokė!Ne e shikojmė tė ardhmen me besim dhe me optimizėm. Situatat, sigurisht, i ndjekim me vigjilencė tė madhe dhe duhet t’i ndjekim me vigjilencė, veēanėrisht n.q.s. kemi parasysh jo vetėm ngjarjet tani nė Lindjen e Mesme, por veēanėrisht po tė kemi parasysh ngjarjet nė Kosovė dhe nė kufirin me Greqinė.

Nuk janė situata tė qeta. Kosova ėshtė pėrpara njė situate tepėr tė vėshtirė, por gjėndet edhe pėrpara njė provokacioni tė madh qė po thurin serbėt, tė cilėt kanė synim qė tė bėjnė gjakderdhje nė Kosovė. Nė qoftė se i futen kėsaj rruge, kjo do tė ishte mė shumė rreziqe pėr vetė Kosovėn dhe Jugosllavinė, por edhe pėr vendin tonė, por edhe pėr paqen nė Ballkan. Prandaj ne na duhet tė jemi shumė vigjilentė. Nuk varen nga ne zhvillimet nė Kosovė, varen nga populli i Kosovės, varen nga veprimtaria e serbėve.

Por nga ne, varet qėndrimi qė do mbrojmė nė kufi, vigjilenca qė duhet tė tregojmė nė kufirin verior, sepse mund tė gjendemi pėrpara tė papriturash dhe tė papriturave duhet t’i dalim pėrpara. Duhet t’i mendojmė mė pėrpara, tė shkojmė nė mendje tė gjitha variantet tė cilave duhet t’i bėjmė ballė me sukses. Por, po e njėjta gjė duhet tė shikohet me kujdes nga ju, sepse ēdo veprim i reaksionit nė Veri, medoemos do tė nxisi orekset nė Jug. Orekset nė Jug mund tė nxiten jo vetėm nga ana e grekėve, por mundet tė vihen nė lėvizje edhe forcat e minoritetit. Kur them forcat e minoritetit, shokėt e Gjirokastrės dhe tė sarandės tė kenė kujdes. Minoriteti ėshtė i lidhur ngushtė me pushtetin tonė. Nuk duhet parė minoriteti, sikur ėshtė njė shtresė ose njė pjesė popullsie jashtė trupit tonė.

Jo. Minoriteti ėshtė pjesė e trupit tonė, ėshtė i lidhur me pushtetin. Po, “ka elementė tė kėqinj atje”, po pse nė Shkodėr nuk ka elementė tė kėqij, po pse, nė Korēė nuk ka tė tillė? Pse nė Tiranė s’ka tė tillė? Po nė Dibėr nuk ka? 70 veta janė arratisur gjatė kėtij viti nė Sarandė, kėshtu? Pa pyete atė kolegun tėnd tė Shkodrės, pyete, do tė thotė ai sa, mė shumė i kanė ikur atij. Pra, nuk ėshtė e vėrtetė qė gjendja nė minoritetet ėshtė mė keq, nuk ėshtė kėshtu. E them kėtė, shokė, mos tė nisemi me paragjykime, se paragjykimi ėshtė i rrezikshėm. Paragjykimi ruan njė popullsi tė tėrė, dhe athere lind ajo ideja, “ta mbuloj sa ta kem nė dorė”, dhe atherė bėhen gabimet.

Prandaj, gjendjen ne nuk e shikojmė me pesimizėm, e shikojmė me optimizėm. Vigjilencė duhet tė ketė, sepse situatat janė tė rrezikshme. Dhe thashė, qė arimu nga veriu, mund tė ngrejė veshėt dhe reaksionji grek nga jugu, i cili pa dyshim do tė pėrgjigjet tė gjejė dhe aktivizojė bazat e veta nė minoritet, ashtu si edhe ktej nga veriu do pėrpiqet tė aktivizojė bazat e veta nė Shkodėr, nė Kukės, nė Dibėr, nė Tropojė, e jo vetėm kėtej, por edhe nė Durrės e nė Kavajė, qė tė mos them edhe nė Tiranė. Prandaj, vigjilencė duhet, por optimizėm duhet tė ketė.

Duhet tė kemi, sepse mundėsitė e zhvillimit tonė ekzistojnė. Ne jemi njė vend qė kemi resurse, kemi mundėsi zhvillimi tė mėdha, popullin e kemi top tė bashkuar. Prandaj edhe tė luftojmė tė tėrė me iniciativė, me vendosmėri dhe kurdoherė tė mbajmė parasysh qė mbi lirinė, mbi pavarėsinė, mbi socializmin, as kemi vėnė as do tė vemė asgjė. Kėto kisha. Ju uroj suksese tė gjithėve nė punė.

Edhe filloni menjėherė, me vrull tė madh, atė, forcimin, pėrmirėsimin e punės, ndėrtimin e punės tuaj qė me tė vėrtetė organet tona tė punėve tė brendshme tė jenė nė ballė tė luftės, ashtu siē u duhet, siē u pėrket, siē i kėrkon, siē i do Partia t’i ketė.

Hekuran Isai: Sh. Ramiz, ardhja juaj dot kėtu dhe problemet e rėndėsishme qė na shtruat janė njė ndihmė e madhe dhe nė kohėn e duhur pėr ne, qė tė reflektojmė mė thellė, ashtu siē thatė ju nė materialet e plenumeve tė fundit dhe fjalimet tuaja pėr probleme tė rėndėsishme.

Kritikat e drejta qė na bėn Partia, bėjnė tė mundur qė ne si Ministri e Punėve tė Brėndėshme, tė gjejmė dhe tė ndreqim gabimet tona tė cilat bėhen shkak qė ne tė mos jemi nė rolin e duhur nė ngjarjet qė kanė ndodhur. Unė, duke parė pėrpjekjet e tė gjithė shokėve, pėr tė gjetur mė ________ e punės sonė nė situatėn e tanishme, ju them me bindje, qė do tė vėmė tė gjitha forcat tona nė metodė dhe nė tė gjitha forcat tona nė metodė dhe nė stil nė mobilizim, pėr tė parandaluar dhe pėr tė pėrballuar ato probleme pėr tė cilat jemi ngarkuar nga Partia, dhe Partia do tė na ketė gjithnjė nė vijėn e parė tė luftės.

Ne do tė bėjmė siē na porositėt, qė duke punuar tė reflektojmė dhe tė veprojmė pa pritur. Ne do tė marrim tė gjitha masat qė fryma e kėtyre porosive tė pėrshkojė gjithė organizmin e Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme, nga qendra dhe nė bazė. Dhe ne kėtė do ta bėjmė, se kemi Partinė tonė qė na udhėheq, Komitetin Qendror dhe ju kemi ju shoku Ramiz, qė na udhėhiqni.

R. Alia: Mirupafshim. 
dosier
dosier
dosier

Redakisa Online
D.T/Shqiptarja.com

 

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223