Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 14:02 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Dossier NGA ADMIRINA PEĒI
13 Gusht 2017 - 08:58 | përditesuar në 11:57
Kaba:500 faqe dokumente britanike
pėr demonstratat e ‘81 nė Kosovė
Libri “1981 Demonstratat e Kosovės nė Arkivin Kombėtar tė Londrės”, sjell para lexuesit dokumente tė rėndėsishme, tė sapohapura, pėr njė ngjarje me shumė interes tė historisė bashkėkohore tė shqiptarėve dhe hedh dritė mbi shkaqet, pėrmasat karakterin  dhe ndikimin e demonstratave studentore tė Kosovės nė 1981, parė me syrin e njė shteti me ndikim siē ishte Mbretėria e Bashkuar.

Autorėt e kėtij libri tė vyer Prof. assoc. dr. Sabit Syla dhe Prof. dr. Hamit Kaba kanė pėrzgjedhur pjesėn mė tė madhe dhe mė pėrmbajtėsore tė korrespodencės diplomatike britanike  rreth kėtyre ngjarjeve. Botimi ėshtė realizuar nga Instituti i Historisė  nė Prishtinė dhe pėrmbledh plot 132 dokumente.

Pėr tė bėrė njė prezantim mė tė mirė pėr lexuesit sjellim kėtė bisedė tė realizuar me Prof.dr. Hamit Kaba dhe dokumentin e parė tė kėtij vėllimi, i cili sjell njė kronologji tė detajuar tė tė gjithė ngjarjeve tė ndodhura nė Kosovė nga 11 marsi deri nė 31 maj 1981.
 
 Prof.Kaba, ēfarė dokumentacioni keni pėrfshirė nė kėtė libėr ku trajtohen ngjarjet e demonstratave tė Kosovės nė 1981?
Libri “1981 Demonstratat e Kosovės nė Arkivin Kombėtar tė Londrės”, pėrmban rreth 500 faqe dokumentesh tė vjela nga Arkivat Britanike nė Londėr, tė natyrės diplomatike, politike, shoqėrore e ushtarake. Shumica e dokumenteve i pėrket korrespodencės sė Ambasadės sė Mbretėrisė sė Bashkuar nė Beograd, me Ministrinė e Jashtme dhe tė Komonuelthit (Foreign and Commonwealth Office - FCO)  dhe njė numėr mė i kufizuar informacionesh tė pėrcjella nga Konsullata e Pėrgjithshme Britanike nė Zagreb.

Por, dokumentet e kėtij vėllimi pėrfshijnė edhe korrespodencėn  diplomatike tė ambasadave tė Madhėrisė sė Saj, nė: Athinė, Ankara, Moskė, Vjenė e deri nė Abu Dhabi [Emiratet e Bashkuara Arabe], me Londrėn. Pjesa mė e rėndėsishme e kėsaj korrespodence i ėshtė bėrė e njohur edhe Uashingtonit, me tė cilin Londra konsultohej herė pas here dhe, siē dėshmojnė dokumentet, duket se ndanin edhe qėndrime tė pėrbashkėta. Njė vend tė konsiderueshėm zėnė edhe artikujt e shtypit tė vendeve perėndimore.

Duhet tė pėrmendim, se kontaktet tona me kėtė burim janė mė tė hershme, qoftė nga koha kur ato u botuan, por, edhe nga prezenca e pjesshme e tyre nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė. Imazhet e para tė qėndrimeve tė diplomacive perėndimore ndaj Demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė, dhe ndaj ēėshtjes shqiptare, u pėrcollėn pikėrisht pėrmes kėtyre artikujve. Nė tė vėrtetė, disa prej shkrimeve tė shtypit perėndimor dhe sidomos tė atij austriak e gjermano-perėndimor shprehnin mė qartė pėrmasat reale tė asaj qė po ndodhte nė Kosovė nė pranverėn e vitit 1981, tė egėrsisė me tė cilėn u soll Jugosllavia ndaj demonstruesve dhe intelektualėve shqiptarė gjatė dhe pas demonstratave. Nė ndonjė dokument specifik tė kėtij botimi do tė pranohej e argumentohej juridikisht legjitimiteti dhe drejtėsia e kėrkesės kyēe “Kosova Republikė”.

Vėllimi pėrmban njė numėr dokumentesh me vlerė tė veēantė, si memorandume, kėrkesa e reagime tė individėve tė shquar dhe tė rretheve akademike shqiptare jashtė Kosovės, me vendqėndrim nė SHBA dhe nė Kanada. Kėrkesat e tyre u janė adresuar Kombeve tė Bashkuara dhe kryetarėve tė shteteve tė fuqishme tė botės, duke u bėrė tė qartė se ēfarė po ndodhte nė Kosovė dhe se ēfarė kėrkonin kosovarėt.
 
Ēfarė trajtojnė nė vija tė pėrgjithshme kėto dokumente?
Tematika e kėtij vėllimi dokumentar ėshtė e pasur dhe e larmishme, por, pėrmbajtja e saj mund tė rivijėzohet nė disa drejtime, tė cilat fokusohen: tek  nacionalizmi i shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė; tek shkaqet e Demonstratave tė mars-prillit tė vitit 1981; tek kėrkesa kryesore e tyre “Kosova Republikė”; tek roli i Shqipėrisė nė kėto demonstrata dhe tek marrėdhėniet e saj me Jugosllavinė; tek politika zyrtare e Britanisė sė Madhe ndaj Jugosllavisė dhe kėrkesave tė shqiptarėve; tek reagimi i organeve tė larta partiake e shtetėrore nė  Serbi e  Federatė, gjatė dhe pas demonstratave; tek qėndrimet e dyzuara tė udhėheqėsve shqiptarė nė Kosovė; tek analizat interesante pėr kushtetutshmėrinė e kėrkesės sė demonstruesve “Kosova Republikė”; tek hamendėsimet intriguese pėr vdekjen e papritur tė kryeministrit tė Shqipėrisė, Mehmet Shehu etj.

Padashur tė hyjmė nė pėrmbajtjen specifike tė dokumenteve, do tė donim tė theksonim se vėllimi i mėsipėrm mbėshtet deri diku disa konkluzione tė arritura mė parė nga historiografia shqiptare, por, ato tė ēojnė edhe mė tej. Hartuesit e dokumentacionit nė pėrgjithėsi i gjejnė rrėnjėt e krizės brenda Jugosllavisė dhe jo jashtė saj, nė kundėrshtim me pėrpjekjet e udhėheqėsve jugosllavė, qė i kėrkonin ato jashtė Jugosllavisė, kryesisht tek politika e shtetit shqiptar apo e Bashkimit Sovjetik.

“Nacionalizmi nė Kosovė, pėrmendet me tė drejtė nė njė informacion tė Ambasadės britanike nė Beograd, ėshtė njė problem endemik, tė cilin as Tito nuk mundi ta zgjidhte”. Dokumentacioni i kėtij vėllimi i hap rrugėn njė analize mė realiste e mė tė plotė tė Demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė.
 
Cili ishte qėndrimi zyrtar i Britanisė ndaj kėtyre ngjarjeve nė Kosovėn e 1981?
Politika zyrtare britanike e vitit 1981 ishte pėr ruajtjen e Jugosllavisė dhe tė tėrėsisė sė saj territoriale, ndėrsa kėrkesa e shqiptarėve “Kosova Republikė” shihej me dyshim dhe rrezikshmėri, sepse pranimi i saj mund t’i hapte rrugė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė dhe hapjes sė  “Kutisė sė Pandorės”. Sidoqoftė, nuk do tė mungonin edhe gjykimet dhe zėrat e veēantė jashtė kuadrit zyrtar, tė cilat e konsideronin tė drejtė kėrkesėn e shqiptarėve pėr barazi brenda Federatės Jugosllave. Disa artikuj tė shtypit tė kėtyre muajve, ndonėse furnizoheshin me “karburant” nga shtypi dhe autoritetet jugosllave, arritėn nė konkluzione mė tė drejta se vetė politikanėt e shteteve tė tyre, duke pranuar opsionin “Kosova Republikė”, madje edhe shkėputjen e saj nga Jugosllavia, duke sjellė si shembull historinė e disa vendeve evropiane.

Qeveria jugosllave, siē dėshmon dokumentacioni, qėllimisht e keqinterpretonte  kėrkesėn e demonstruesve pėr “Kosovėn Republikė”, me shkėputjen e saj nga Jugosllavia dhe me ndryshimin e kufijve, duke e ditur se njė opsion i tillė, do tė prishte ekuilibrat dypolarė dhe do tė kundėrshtohej nga Perėndimi.

Nė mėnyrė jo korrekte dhe tė pėrsėritur, disa politikanė jugosllavė i referoheshin Aktit Final tė Helsinkit, pėr pandryshueshmėrinė e kufijve evropianė tė vendosur pas Luftė sė Dytė Botėrore, duke “harruar” tė pėrmendnin njė nga nenet e tij, i cili i hapte rrugė ndryshimit tė kufijve nė mėnyrė paqėsore. Sidoqoftė, nė rrethanat e “Luftės sė Ftohtė” ishte gati e pamundur tė “kapėrceje gardhin”. Frika dhe paragjykimi pėr tjetrin ishin tė pranishėm kudo. Por, studentėt, punėtorėt dhe intelektualėt e Kosovės nuk kėrkuan ndryshimin e kufijve, por barazi me republikat e tjera tė ish-Jugosllavisė.

Nė ndonjė dokument tė kėtij vėllimi vihet nė dukje njė tipar i veēantė i nacionalizmit shqiptar - prirja drejt tė drejtave kombėtare dhe jo drejt lirive individuale, sikurse ndodhte nė vendet anėtare tė KSBE-sė, ku bėnte pjesė edhe Jugosllavia. Prirja pėr tė drejta dhe liri individuale, ishte karakteristike pėr vendet ish-komuniste tė Evropės Qendrore e Lindore, [ndonėse edhe Jugosllavia kishte problemet e veta], por, tek shqiptarėt interesat kombėtare kishin fituar prevalencė mbi liritė dhe tė drejtat e njeriut, pėr kohėn kur u hartuan kėto dokumente.
 
Ēfarė  ndihmese sjell ky vėllim dokumentar pėr historinė e shqiptarėve?
Publikimi i kėtij korpusi dokumentar do ta pasurojė mė tej njohjen tonė pėr Demonstratat e vitit 1981 nė Kosovė, do tė na ndihmojė tė gjykojmė mė mirė pėr historinė e saj, pėr njerėzit qė morėn pjesė dhe mbi tė gjitha pėr drejtėsinė e kėrkesės “Kosova Republikė”.

Viti 1981 shėnoi njė pikė kulmore tė kėrkesave kombėtare tė shqiptarėve, por jo fundin e njė rruge tė gjatė, e cila do tė vazhdonte dhe do tė kurorėzohej vetėm nė fillim tė shekullit tė XXI, me shpalljen e shtetit tė pavarur tė Kosovės.

Botimi dokumentar do t’i shėrbejė gjithashtu hartimit tė projektit pėr Historinė e  Kosovės, tė ndėrmarrė sė fundi nga Instituti i Historisė nė Prishtinė.

Dokumeti i plotė/Kronologji e ngjarjeve nė Kosovė, 11 mars-31 maj 1981
 
11 mars
Prishtinė
19.00

Demonstrata nė Mensėn e Studentėve tė Universitetit. Zgjatėn deri nė 05.00, mė 12 mars, nė zonėn midis konvikteve tė studentėve. Gjatė demonstratave, u pėrdorėn forcat e milicisė2 kundėr demonstruesve. Asnjė student nuk u dėmtua rėndė, pėrveē dy milicėve, njėri nga njė plumb pistolete dhe tjetri nga njė gur nė sy. 18 anėtarė tė Forcave tė Sigurisė u raportuan tė dėmtuar lehtė.

12 mars
Prishtinė

Udhėheqėsit e demonstratave u identifikuan nga Forcat e Sigurisė. 80 prej tyre ishin nga Kosova dhe 20 nga vende tė tjera por tė gjithė ishin studentė nė Universitetin e Prishtinės.
Seancė e pėrbashkėt e Komitetit tė Pėrgjithshėm tė LK-sė sė Kosovės dhe Kryesisė sė Kosovės duke shtuar Kryesinė e LK-sė sė Kosovės.
Deklaratė e nxjerrė nga “Tanjug”

16 mars
Zjarr misterioz nė Patriarkanėn e Pejės.

25 mars
11.30: Prizren, 30 studentė sulmuan dhe dėmtuan Kolegjin e Trajnimit tė mėsuesve.

12.30 Trazirat shpėrndahet nga Forcat e Sigurisė. U konstatua se rebelėtpėrbėheshin nga nxėnės tė Shkollės sė Mesme nė Prizren dhe nga Kolegji pėr Trajnimin e Mėsuesve, plus nxėnės nga shkolla e mesme nė Suhareka. Forcat e milicisė u gjuajtėn me gurė: u dėmtua njė milic.

26 mars
Podujevė, Prishtinė
Grevė

07.00 : Rreth 500 studentė u mblodhėn nė kampusin e Universitetit.

12.40: Rreth 300 studentė duke bėrtitur me parulla dolėn nėpėr rrugė.

14.00: Njė grup i madh studentėsh iu drejtuan qytetit me qėllim qė tė prishnin manifestimet nė Stafetėn e tė Rinjve.

16.30 :U pėrdorėn njėsi tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Prishtinės dhe njėsi speciale kundėr rebelimit nga Ministria e Federale e Punėve tė Brendshme (tė cilat kishin arritur nė Prishtinė njė ditė mė parė) pėr tė shpėrndarė demonstratėn. U konstatuan 32 studentė tė plagosur (1 i plagosur rėndė); 12 anėtarė tė Forcave tė Sigurisė (1 I plagosur shumė rėndė). Pati dy tė shtėna me armė revolver nga demonstruesit por nuk pati tė plagosur.

17.30: Demonstrata u shpėrnda; 200 demonstrues u arrestuan, 21 nga tė cilėt u ndaluan

27 mars
U mbajt seancė e pėrbashkėt e Komitetit Krahinor dhe Kryesisė sė Kosovės ku u vendos qė tė pėrshpejtohej vlerėsimi i ngjarjeve.

28 mars
Kryesia e Lidhjes Socialiste tė Prishtinės u mblodh pėr tė shqyrtuar “disa probleme socialo-ekonomike”.

30 mars
Obiliq 13.00 : 200 studentė nga Shkolla e Mesme dolėn nė demonstratė. Demonstrata u shpėrnda nga Forcat e Sigurisė; ka tė dhėna se punėtorėt e Termocentralit “Kosova B” janė nxitur qė tė bashkohen me demonstratėn.

Prishtinė: Studentėt e fakulteteve tė ekonomikut, drejtėsisė dhe matematikės bojkotuan mėsimin.

1 prill
Podujevė

11.00: 200 studentė dolėn nė demonstratė. Rreth 10 demonstrues u plagosėn, 3 prej tyre rėndė; 1 milic i plagosur lehtė.

Prishtinė
13.00: Studentė nga Fakulteti Ekonomik Bujqėsor i Shkollės sė Mesme dolėn nė demonstratė.

15.00: Me demonstratėn u bashkuan disa punėtorė ndėrtimi dhe mė vonė punėtorė nga Fabrika e Amortizatorėve-Prishtinė, nga koncerne tė ndryshme ndėrtimi nė Prishtinė dhe nga kompania aty afėr nė Obiliq.

Demonstruesit thėrrisnin parulla qė pėrfshinin “Kosova pėr kosovarėt”, “Kosova Republikė” dhe “Rroftė Adem Demaēi” (shqiptar irredentist i cili aktualisht gjendej nė burg nė Jugosllavi). Demonstruesit numėroheshin rreth 3-4 000 veta nga tė cilėt autoritetet pretendonin se 2 700 ishin studentė.

21.00: Demonstrata mė nė fund u shtyp. 18 demonstrues tė plagosur: 3 rėndė, 17 anėtarė tė Forcave tė Sigurisė: 2 rėndė. Nuk janė pėrdorur tė shtėna armėsh gjatė demonstratės. “Tanjug” botoi njė deklaratė tė shkurtėr pėr elementėt nacionalistė armiqėsorė qė prishin rendin dhe pėr marrjen e masave pėrkatėse tė sigurisė. U mblodh Kryesia e Pėrbashkėt e Kosovės me atė tė LK-sė sė Kosovės pėr tė vendosur pėr masat qė duhen marrė.

2 prill
Prishtinė

06:00 Demonstratat filluan sėrish. Grupe punėtorėsh nga 2 organizata nė Prishtinė dhe 1 organizatė nė Vushtrri okupuan stacionin e autobusit dhe hodhėn parulla. Demonstrata u shpėrnda nga Forcat e Sigurisė. Tjetėrkund nė Prishtinė studentėt bėrtisnin me parulla nacionaliste tė tilla, si: “Jemi fėmijėt e Skėnderbeut, ushtarė tė Enver Hoxhės”.

09.00 Grupe tė vogla nė pjesė tė ndryshme tė qytetit po formonin grupe tė reja me studentė nga fakultete tė tjera dhe punėtorė nga organizatat “Puta”, “Voēa” dhe “Crepo-Ciglana”.

10.30 Formohen grupe tė tjera nė qytet dhe pėrreth tij dhe nė fshatin e Devet Jugoviēa. Demonstruesit, qytetarėt dhe fshatarėt bėnė presion ndaj autoriteteve tė Sigurisė. Njė ngjarje e tillė e ngjashme ndodhi nė njė zonė afėr Obiliqit.

14.00 Grupe demonstruesish, punėtorėsh dhe fshatarėsh bllokuan njė njėsi tė vogėl tė mbrojtjes territoriale e cila mundi tė arrinte nė Prishtinė vetėm nė orėn 16.00. Nė mesin e kėtyre demonstruesve kishte njerėz tė armatosur me armė zjarri.

15.00 :Grupe punėtorėsh, disa tė armatosur mbėrritėn nė Prishtinė.

16.00: Njė grup i madh demonstruesish arriti nė periferi tė Prishtinės duke ecur drejt qendrės sė qytetit.

20.00: Demonstrata u shpėrnda.

Komiteti pėr Mbrojtjen e tė Gjithė Popullit dhe Vetė-Mbrojtjen Sociale tė Prishtinės nėnshkroi njė urdhėr pėr tė rrethuar qytetin me tanke. U vendos ndalimqarkullimi nė Prishtinė, Podujevė, Lipjan, Vushtrri dhe Gllogoc nga ora 20.00 deri nė 05.00. Pėrforcime pėr Forcat e Sigurisė mbėrritėn nė Prishtinė nga Republikat e tjera dhe nga Vojvodina. U ndalua grupimi i mė shumė se 5 personave nė vende publike.

Podujevė
Demonstratat filluan herėt nė mėngjes mė shumė nga studentėt, por nė radhėt e tyre kishte edhe qindra qytetarė, punėtorė dhe fshatarė. Ata u pėrpoqėn tė bllokonin rrugėn pėr nė Prishtinė pėr tė penguar Forcat e Sigurisė qė tė hyjnė nė Podujevė. Nga Podujeva erdhėn pėrfundimisht njėsi territoriale nė ndihmė tė tyre. 34 shtėpive tė serbėve dhe malazezėve iu vu zjarri.

Vushtrri
12 punėtorė nga organizata “Kosova”, ishin sė bashku me njė turmė prej rreth 150 studentėsh duke thirrur parulla.

Lipjan
15.20:

Rreth 450 studentė qė bėrtisnin hynė me forcė nė qytet dhe thyen xhamat e njė pike karburanti dhe dyqaneve nė pėrgjithėsi. Demonstrata u shpėrnda nga Forcat e Sigurisė rreth orės 17.00.

Gjilani
18.00:

Njė grup prej rreth 30 studentėsh nė qytet hidhnin parulla.

Demonstrata u shpėrnda nga Forcat e Sigurisė.

Gllogoc
10.00:

Studentė nga Shkolla e Mesme filluan tė dalin nė demonstratė; mė vonė u bashkuan disa qytetarė, duke pėrmbysur makina dhe duke i vėnė zjarrin atyre. Disa demonstrues qėlluan me armė, dhe njė student u plagos. Nė varrezat e zonės disa nga demonstruesit shkulėn gurėt e varrit. Demonstruesit morėn njė armė automatik nga njė prej Forcave tė Sigurisė (qė mė vonė u mor sėrish).

Gjakovė
18.00:

Njė grup prej rreth 100 studentėsh thėrrisnin parulla; ata u shpėrndanė nga Forcat e Sigurisė.

Seancė e Pėrbashkėt e Kryesisė Federale dhe Presidiumit tė LKJ-sė ku shqyrtuan situatėn politike dhe tė sigurisė nė Kosovė. Deklarata e Xhavit Nimanit3 pėr ngjarjet nė Kosovė.

Seancė e Kryesisė sė Pėrbashkėt tė Serbisė dhe LK-sė sė Serbisė.

3 prill
Ferizaj
09.00:

Njė fabrikė druri u okupua prej rreth 200 punėtorėsh.

13:00: Ata u larguan nga fabrika dhe dolėn nė rrugė ku me ta u bashkua njė grup studentėsh. Mė vonė filluan tė hidhnin parulla tė tilla si “Ēmobilizoni njėsitė e mbrojtjes territoriale nė fabrika”, “Nuk duam tanke nė Krahinė”, “Nxirrni shokėt tanė nga burgu”, “Nuk duam qė fėmijėt tanė tė rrihen nga policė jashtė Krahinės”. Demonstruesit filluan mė pas tė thyejnė xhamat e dyqaneve dhe apartamenteve, tė pėrmbysin makina, tė shkatėrrojnė kioska dhe tė dėmtojnė rėndė Hotel Ljubotan4. Gjatė demonstratės u dėgjuan tė shtėna armėsh.

20.00: Demonstrata dėshtoi pėr arsye tė ndalimqarkullimit.

Vitia
10.00:

Njė grup prej 100 studentėsh demonstruan duke hedhur parulla. Forcat e Sigurisė e shpėrndanė demonstratėn me ndihmėn e njė pjese tė stafit mėsimdhėnės

Vushtrri
10.00:

Njė grup studentėsh dhe disa punėtorė demonstruan nė rrugė duke mbajtur foto tė Titos me vete, por nėn parullėn “Republikė me hir a me pahir”. Ata u pėrpoqėn tė hyjnė nė shkollėn e Punėve tė Brendshme, por nuk u lejuan. Tė afėrmit e demonstruesve, tė pėrkulur nė dritaret e shtėpive, qėlluan me armė nė drejtim tė Forcave tė Sigurisė dhe kėshtu forcat e milicisė duhej t’i pėrgjigjeshin edhe ata me zjarr. Demonstrata u
qetėsua para mbrėmjes.

Mitrovica
11.00

80 punėtorė nga fabrika tė ndryshme dolėn nė rrugė dhe me ta u bashkuan edhe studentėt. Ata mbanin njė fotografi tė Titos nė krye tė kolonės. Me ta u bashkuan edhe studentėt. Ata thyen xhama nė dyqane tė ndryshme dhe thėrrisnin parullat “Trepēa punon   pėr Serbinė” dhe “Rroftė Kosova Republikė”. Demonstrata u shpėrnda pa pėrdorur armė zjarri.

Sipas statistikave zyrtare deri mė 3 prill: Nga demonstruesit: 8 tė vdekur dhe 130 tė plagosur, 55 me plagė nga armė zjarri. Nga Forcat e Sigurisė: 1 milic i vdekur me armė zjarri, 135 tė plagosur, 4 nga tė cilėt rėndė. Dėmi material deri nė kėtė datė ėshtė vlerėsuar tė jetė rreth 9 milionė dinarė. Forcat e Sigurisė kanė arrestuar 956 njerėz: 219 tė ndaluar dhe 45 tė akuzuar.

Fadil Hoxha: fjalim nė Prishtinė
4 prill

Dushan Dragosavac foli me redaktorė gazetash nė Beograd.

Dobrivoje Vidiē7 foli nė komunėn Vraēar nė Beograd. Hapet central hidroelektrik nė Kosovė.

6 prill
Seancė e LK-sė sė Kosovės. Fjalim nga Dushan Ristiē. Konferencė pėr shtyp nė Beograd pėr gazetarėt e huaj dhėnė nga Stane Dolanc, i cili u shprehė pėr viktimat se kishte 11 tė vdekur dhe 57 tė plagosur.

8 prill
Hiqet ndalimqarkullimi nė Prishtinė dhe komuna tė tjera. Kryeartikulli i gazetės “Zėri i Popullit” publikoi veprime sulmuese tė jugosllavėve nė Kosovė. Gazeta “Rilindja” (Prishtinė) pėrgjigjet. Radio Zagrebi sulmoi gazetėn “Zėri i Popullit”.

10 prill
Gazeta “Bashkimi” (Tiranė) sulmoi Jugosllavinė pėr regjistrimin e pėrgjithshėm nė Kosovė.

11 prill
Radio Zagrebi pretendonte se ndoshta Shqipėria kishte pretendime territoriale nė Jugosllavi. Mbledhja e konferencės sė LK-sė sė Kosovės nė qytetin e Prishtinės.

13 prill
Shkollat fillore nė Prishtinė rifillojnė mėsimin. Mbledhja e Lidhjes Socialiste tė Kosovės: fjalim nga Azem Vllasi. Shifrat e viktimave flasin pėr 9 tė vdekur, 257 tė plagosur: 75 demonstrues tė plagosur rėndė, 55 tė plagosur lehtė; 127 anėtarė tė Forcave tė Sigurisė tė plagosur.

15 prill
Fjalim i Dushan Dragosavac para aktivit politik nė Obiliq.

16 prill
Kolė Shiroka sulmon nė gazetėn “Bashkimi”.

17 prill
Bakalli tha nė njė konferencė pėr shtyp pėr gazetarėt e huaj se 28 organizatorė tė lėvizjeve ishin nėn hetim. Shkollat e mesme dhe Universiteti i Prishtinės do tė rihapen mė 20 prill

18 prill
Fjalim i Fadil Hoxhės nė Prishtinė. Fjalim i Bahri Oruēit nė Mitrovicė.

19 prill
Gazeta “Pravda” sulmon komentet e Tesliē nė gazetėn “Borba”tė datės 12 prill.

20 prill
Fillojnė provimet e Universitetit nė Prishtinė. Pėrfundon regjistrimi i pėrgjithshėm nė Kosovė.

21 prill
Fjalim i Xhavit Nimanit nė Prishtinė me rastin e 40-vjetorit tė kryengritjes nė Kosovė.

22 prill
Dr. Ivo Margan: fjalim para Kryesisė Federale.

23 prill
Gazeta “Rilindja” sulmon njė tjetėr artikull tė gazetės “Zėri iPopullit”.

24 prill
Mbledhje e Kryesisė sė Kosovės. Fjalim i Enver Rexhepit ku jep detaje pėr ngjarjet 11 mars

25 prill
Njė grup prej 20 tė rinjsh dhe studentėsh qė mbajnė veshur kostume kombėtare shqiptare si njė gjest “nacionalist” marshojnė nėpėr Prishtinė.

27 prill
Fjalim i Fadil Hoxhės nė Prishtinė.

28 prill
Mbledhje e pėrbashkėt e Kryesisė sė Republikės sė Serbisė dhe LK-sė sė Serbisė. Fjalim nga Galovaē.

29 prill
Fjalim i Lazer Kolishevskit9 nė njė mbledhje tė pėrbashkėt tė Kryesisė Federale dhe Kėshillit Federal pėr Mbrojtjen e Rendit Kushtetues.

Mbledhje e Kosova SUBNOR. Mbledhje e Kryesisė sė LKJ-sė.

30 prill
Broshura tė shpėrndara nė Deēan ku bėhet thirrje pėr demonstrata tė tjera. Raport pėr njė fabrikė nė Vushtrri sė cilės i ėshtė vėnė zjarri nga nacionalistė shqiptarė (i pakonfirmuar).

Istog
8 njerėz tė arrestuar pėr pjesėmarrje nė demonstrata, tė veshur me qeleshe tė bardha shqiptare. Mė vonė u liruan. Autoritetet e kuptuan mė pas se kishin lėnė tė lirė udhėheqės tė njė grupi kundėrrevolucionar (11 milicė dhe 2 demonstrues tė plagosur).

2 maj
Demonstrata tė ndryshme tė vogla nė Podujevė, Lipjan, Grabovac dhe Pejė tė shėnuara nga qytetarėt. Demonstrata nė Ferizaj ku u thyen xhamat e njė kishe

4 maj ​
 Kryetari i RSFJ-sė, Cvijetin Mijatoviē mbajti fjalim.

5 maj
Fjalim nga Ali Shukrija10 nė mbledhjen e LK-sė sė Kosovės. Bakalli jep dorėheqjen dhe Veli Deva11 zgjedhet nė vend tė tij.

Kaēanik
13:45

250-300 studentė nga Shkolla e Mesme lanė ambientet e shkollės dhe u drejtuan nė rrugė duke thirrur parulla.

Dobro Selo
11.00

30-40 studentė thyen xhamat e makinave dhe gjuajtėn me gurė.

6 maj
Mbledhje e LK tė Serbisė; fjalim nga Tihomir Vlaskaliē. Zjarr nė njė fabrikė tekstilesh nė Prishtinė.

7 maj
Mbledhje e KQ-sė sė LKJ-sė: fjalim nga Llazar Mojsov.

8 maj
Mbledhje e Kryesisė sė RSFJ-sė nė tė cilin u diskutuan marrėdhėniet me Shqipėrinė

9 maj
Fjalim i Dragoslav Markoviē14 nė Paraēin.

10 maj
Mbledhje e Kryesisė sė LK-sė sė Kosovės nė tė cilin u diskutua programi i veprimit tė tyre.

12 maj
4 milicė u vranė dhe 3 u plagosėn gjatė njė rrethimi nė njė shtėpi nė fshatin Prekaz i Poshtėm nė Kosovė. 2 persona “tė nxjerrė jashtė ligjit” u vranė. Deklaratė nga Franjo Herljeviē15 nė Ditėn e Sigurisė.

Prishtinė
22.00

Studentėt okupuan 4 konvikte studentėsh nė Qendrėn e Studentit dhe bėrtisnin e fishkėllenin. Ata hidhnin jashtė dritareve letra dhe gazeta tė ndezura. Mė vonė rreth 150 studentė okupuan zonėn ndėrmjet konvikteve, hodhėn shishe dhe thėrrisnin parullat “Kosova Republikė”, “Poshtė spiunėt”. Demonstrata u shpėrnda rreth orės 03.00, mė 13 maj, pas diskutimeve midis studentėve dhe qytetarėve

14 maj
Ambasadori shqiptar mori njė “Aide Memoire” nga zėvendėsministri i Jashtėm pėr “ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Jugosllavisė”. Ambasada shqiptare u pėrmend nga Kaleziē nė njė konferencė pėr shtyp.

18 maj
19.15
21.00

Rreth 1 000 studentė demonstruan nė Qendrėn e Studentit nė Prishtinė duke thirrur parulla. Si rezultat, u vendos qė tė mbyllej viti shkollor nė universitet, d.m.th. 10 ditė mė herėt. Zėvendėskryetari Pajazit Nushi, dhe Imer Jaka, anėtar i Kėshillit Ekzekutiv, pėrgjegjės pėr kulturėn dhe arsimin, paraqesin dorėheqjen e tyre.

19 maj
Pejė
19.00

20-30 studentė nga Shkolla e Lartė Tregtare kėrcyen vallen “Kola”16 dhe kėnduan kėngė nacionaliste pėrballė konviktit. Kur po nxirreshin jashtė nga kjo zonė, ata pėrshėndetėn me grusht duke thirrur “Duam Republikė, me mjete paqėsore ose me luftė”.

20-22 maj
Sulm nė “shtypin kryesor” nga profesorė tė Universitetit tė Prishtinės. Gazeta “Politika” pėrgjigjet.

21 maj
Njė grup prej 6 studentėsh filluan tė thėrrisnin parulla nė stacionin e autobusit.

23 maj
Dy pajisje tė vogla eksplozive shpėrthyen jashtė ndėrtesės sė Ambasadės jugosllave nė Tiranė

24 maj
Ambasadori jugosllav nė Tiranė proteston para autoriteteve shqiptare.

27 maj
Ambasadori shqiptar nė Beograd u thirr nė SFPJ - mbledhje e Kryesisė sė KQ-sė tė LK-sė sė Serbisė.

28 maj
Kryesia e LK-sė sė Kosovės konfirmoi programin e saj tė veprimit. Nga data 11 deri mė 20 maj, u pėrjashtuan 440 anėtarė tė LK-sė sė Kosovės. Culafiē, sekretar i LKJ-sė, mbėshteti rolin e shtypit nė ngjarjet e Kosovės.

29 maj
Franko Herljeviē, sekretari Federativ pėr Punėt e Brendshme, viziton Kosovėn.
Mbledhje e Sindikatave tė Kosovės. 




Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

14 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/10/2017, Viti VII - NR.250