Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:23 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Dossier NGA HAMZA KAZAZI
12 Shtator 2017 - 07:59 | përditesuar në 14:50
Kryengritja e Postribės,e vėrteta
nė dosjen e Jup Kazazit
 71 vjet pas kryengritjes antikomuniste nė Postribė, arkivat dhe dėshmitarė tė afėrt vijojnė tė nxjerrin nė dritė fakte tė reja qė plotėsojnė gamėn e kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme historike, e cila u pėrkujtua para pak ditėsh nė njė aktivitet nė Muzeun Historik Kombėtar, organizuar nga Instituti pėr Studimin e Krimeve dhe Pasojave tė Komunizmit.

Veē fjalėve tė mbajtura nga Drejtori i ISKS Agron Tufa, studiuesit Uran Butka dhe Ēelo Hoxha, dhe gazetari Nebil Ēika, nė qendėr tė kėtij aktiviteti, ishte referati i mbajtur nga Hamza Kazazi, djali i Jup Kazazit, nji prej martirėve qė humbi jetėn gjatė kryengritjes sė Postribės. 

Duke e pasuruar ngjarjen me shumė fakte tė reja nga arkivat dhe dėshmitė e mbledhura prej tij, Hamza Kazazi bėri njė skaner tė kėsaj ngjarjeje historike. Ai solli pėr tė pranishmit njė varg dokumentesh, tė cilat u prezantuan nė kėtė aktivitet edhe si faksimile por edhe tė lexuara.

Fjalėn e tij tė gjatė, qė zbėrthen gjithė kryengritjen e Postribės dhe zbardh gjithė anėt e manipuluara tė kėsaj ngjarjeje nga historiografia komuniste, do ta botojmė tė plotė pėr lexuesit tanė duke nisur nga sot.
 
E vėrteta bazuar kryesisht nė dokumente


 
Megjithėse duhen faqe tė tėra, do tė sqaroj me pak fjalė pėr babanė tim Jup Kazazin. Jupi pranoi post me ndėrhyrjen e personaliteteve si prof. Xhevat Korēa e tė “4 pleqve tė Vlorės” luftėtarė tė 1920-ės, dhe e bindėn se do tė venin vegla tė italianėve. Ai qe 5 muaj ministėr nė Qeverinė e Mustafa Krujės e mė 8 maj 1942 dha dorėheqjen e menjėhershme bashkė me Hasan Dostin mbasi nuk qe pranuar kėrkesa e tyre pėr faljen e jetės sė tre tė rinjve komunistė. Ka ndihmuar jo vetėm nacionalistėt e legalistėt, por edhe komunistėt. Bėri Luftėn e Reēit mė 30 e 31 gusht 1943 kundėr italianėve dhe janė tė gjitha dokumentet se qi ai udhėheqės dhe organizator kryesor e pati meritėn e madhe qė bashkoi tė tria forcat politike.

Edhe kjo nuk ėshtė zbardhur akoma nga historia e pėr mė tepėr vazhdohet nga njė pjesė t’i japin meritat vetėm komunistėve si dikur kur shpifnin poshtėrsisht Sadik Bekteshi me shokė qė e nxirrnin sikur Jupi ka luftuar bashkė me italianėt kundėr tyre. Qazim Kapisyzi shtrembėron mė 1993 e vazhdojnė akoma. Shtoj se qė mė 2013 festohet nga njė pjesė padrejtėsisht dhe nuk e kuptoj pse ana jonė ėshtė tėrhequr, kur Lufta e Reēit ėshtė kryesisht e jona e pėr kėtė janė dokumentet.

Fakt tjetėr ėshtė se Jupi ka qenė gjithmonė pėr bashkėpunim e kundėr vėllavrasjes e ka dokumente, por e kanė prishur komunistėt me nė krye Vasil Shanton, Sadik Bekteshin etj.
Edhe gjatė okupacionit gjerman doli nė mal me armė nė dorė dhe bashkėluftoi me Misionin Anglez. Nuk ka dokumente komprometuese si kolaboracionist, shqip bashkėpunėtor. Kolaboracionistė tė vėrtetė u bėnė komunistėt qė prej diktatorit me tė gjithė ata qė patėn poste, e jo vetėm ata.

Ata falėn Kosovėn, u shitėn plotėsisht te Stalini, Titoja e Mao. Po tė gjithė ata qė zbatuan tė tmerrshmen “luftė tė klasave” e gjenocidin a nuk qenė kolaboracionistė me diktaturėn dhe me krimin? Dhe ai qė bashkėpunon me krimin a nuk ėshtė kriminel?


Ka disa vite qė me durim e aq sa i kam rrugėt e hapura, unė vazhdoj tė mbledh dokumente. Pėr shkrimin jam bazuar kryesisht nė ato tė Arkivit Qendror Shtetėror, tė Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme – dosja e Jup Kazazit me 171 dokumente e nė ditarin e mbajtur pėr disa muaj prej Jupit qė me nisjen pėr tė dalė nė mal mė 25 nėntor 1944, kur Partia Komuniste kishte deklaruar dėnimin me vdekje tė Jupit me 4 vėllezėrit. E me ēfarė tė drejte dėnonte pa gjyq njė parti? Po mė tė voglin, Hamidin, pse? Gjithashtu jam bazuar nė thėniet e njerėzve tė mi e tė personave pjesėmarrėsh nė luftėn kundėr diktaturės komuniste dhe qė kanė treguar gjėra tė jetuara me vėrtetėsinė e sigurinė mė tė madhe. Unė kam 9 tė vrarė e 12 tė burgosur me deri 20 vjet dhe 3 internime nga diktatura, kryesisht tė akuzuar pėr kryengritjen.

E vėrteta dhe vlera e madhe e Kryengritjes sė Postribės dhe qė nuk ka dalė siē duhet, ėshtė se qėllimi ka qenė qė tė bėhej kryengritje e pėrgjithshme nė tė gjithė Shqipėrinė, por rrethanat e sollėn qė tė mos arrihej. Me kurajė, trimėri tė jashtėzakonshme e dėshirėn pėr liri deri nė sakrificė, u ngrit vetėm Postriba, Guri i Zi etj. Unė nuk do tė flas pėr zhvillimin e betejės, luftimet e masakrat qė bėri diktatura, pse nė kėto vite demokracie janė bėrė studime dhe shkrime. Do tė theksoj se komunizmi e ka zvogėluar duke e paraqitur sikur kryengritėsit kanė sulmuar kazermat nė hyrje tė qytetit. Ata nė fakt kaluan edhe spitalin, pra u futėn nė qytet nė lagjen Rus e drejt “dugajeve tė reja”, siē quhen.

Jup Kazazi me 4 vėllezėrit vendosėn me rrezik pėr jetėn, tė rrinin nė Shqipėri me shpresėn dhe dėshirėn qė tė vazhdonin veprimtarinė kundėr komunizmit demokratikisht dhe po tė ishte nevoja deri me armė nė dorė. Nėna ime Nasibe i ka pas thėnė: “Jup i dashur, po rrezikon jetėn tėnde tė re. Mendo pėr dy fėmijėt tanė, por edhe pėr mua”. E Jupi: “Pikėrisht pse mendoj pėr fėmijėt e pėr ty, po rrezikoj. Dua qė ata tė gėzojnė e tė rriten nė njė Shqipėri tė lirė”.

Jupi me vėllezėr patėn katėr raste pėr tė ikur: kur pėrcollėn kolonelin Neel etj., tė Misionit Anglez nė Shėngjin, ku i mori nėndetėsja e kjo dokumentohet. Atėherė Neel i dhuroi revolen e tij nagant, qė ka qenė edhe arma me tė cilėn Jupi sakrifikoi veten. Kur pėrcollėn Abaz Ermenjin me tė vėllanė etj., kaluan Driinin qė ruhej si kufiri dhe u kthyen, duke iu thėnė se do tė qėndrojnė, pse ka shpresa pėr kryengritjen, ndėrsa ata shkuan nė jug e kaluan kufirin grek. Kur mė 23 nėntor 1944 Jupi organizoi ikjen e krerėve tė antikomunizmit si Mid’hat Frashėri, Hasan Dosti me djalin, Ali Kėlcyra me gruan e vajzėn, Mentor Ēoku me gruan, Vasil Andoni, Sejfi Protopapa, Zef Pali, Emin Kopliku etj., do t’i kishin kapur e masakruar tė gjithė.

Tė nesėrmen i erdhėn nė shtėpi dy serbė o malazezė me nga njė valixhe tė vogėl me lingota floriri, duke iu lutur qė tė siguronte pėrsėri njė mjet lundrimi dhe tė iknin tė gjithė sė bashku me gjithė gra e fėmijė dhe se kishin tė gjithė jetėn tė siguruar duke e ndarė pėr secilin floririn qė kishin e nuk pranoi.

Jup Kazazi po pėrpiqej tė organizonte kryengritje tė pėrgjithshme nė tė gjithė Shqipėrinė e kėtė e ka ditur Sigurimi, shteti, e patjetėr udhėheqja. E thonė dokumentet. Ai pati premtimin e kolonelit Neel, se po tė arrinte tė bėnte kryengritjen dhe ta mbanin pėr pak ditė, anglezėt ishin nė Mesdhe dhe ndėrhynin menjėherė.

Neel i pati thėnė se Shqipėria ėshtė nėn influencėn e BS, por Anglia ėshtė kundėr dhe ėshtė gati tė ndėrhyjė. Ishte interesi se me njė Shqipėri Perėndimore kishin nėn kontroll Adriatikun e Jonin, pėrndryshe do t’i kishte rusi. Kjo i bėri tė pėrpiqen deri nė sakrificėn ekstreme pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike tė lidhur me Perėndimin e jo diktaturė komuniste tė lidhur me sllavėt.

Domethėnėse ėshtė letra qė koloneli Neel i ka shkruar mostrės sime Liri, mė 29.10.1991:

“E dashur Zonja Karagjozi. Shumė faleminderit pėr letrėn tuaj adresuar pėr mua dhe e dhėnė dorazi nga kolonel Smiley kur qe nė Tiranė muajin e kaluar ... U kėnaqa shumė qė mora letėr nga e bija e mikut tim tė vjetėr dhe shokut tė kohės sė luftės Jup Kazazit, i cili mė ndihmoi aq shumė gjatė kohėve tė vėshtira qė unė dhe kapiteni Hibberdine kaluam nė vendin tuaj, mė 1943-1944. Fatkeqėsisht kapiteni Hibberdine vdiq gati 2 vite mė parė, por jam i sigurt se ai do tė dėshironte qė tė bashkohej me mua pėr t’ju shprehur simpatinė e thellė pėr rrethanat qė i paraprinė vdekjes sė babait tuaj dhe pėr tė gjitha vėshtirėsitė dhe humbjet mizore qė ka pėsuar familja juaj, qė kur komunistėt morėn nė dorė vendin tuaj...”. Dhe pėrfundon: “Me pėrshėndetjet dhe urimet mė tė mira. Juaji sinqerisht, Tony Neel”.
Jupi i ka pas lėnė nėnės sonė emrat: kolonel Tony Neel e kapiten Hibberdine – R.A.F. (Royal Air Force), qė po t’i ndodhte gjė atij, tė kėrkonte ndihmė ndėrjombėtare. Mendoni sa mund tė kėrkohej nė komunizėm e ēka do t’i ndodhte! Nėna bėri punėt mė tė rėnda pėr njėgrua e pati meritėn e jashtėzakonshme qė dy kunetėrit Zenelin e Hamidin i ndoqi pėr 18 e 10 vitet e burgjeve. Zeneli na thoshte se ajo ka qenė konsideruar “heroina e burgut tė Burrelit”.

Me vlerė ėshtė ditari pėr katėr muaj i Jupit qė prej daljes nė mal. Atje ia ka ēuar Nasibes, mbasi po ta kapnin ose vritnin bėhej i rrezikshėm pėr mjaft persona qė e kishin strehuar e takuar, megjithėse ishin vetėm sigla me njė germė dhe shkruar sipėr, por nė laborator deshifroheshin. Nėna e ka ruajtur me guxim e ma ka traguar kur jam bėrė 16 vjeē. Ditari ndodhet edhe nė Arkivin e Shtetit nė formė tė digjitalizuar, mbasi origjinalin e ruaj si ato pak gjėra shumė tė shtrenjta qė kam nga babai im.

Aty ėshtė kopja e letrės qė mė 10.02.1945 i dėrgonte Fiqiri Dines nė Dibėr. Dokumenti ėshtė njė nga mė tė rėndėsishmit qė provojnė qėllimin kryesor pėr kryengritje tė pėrgjithshme. Jupi mbasi i shkruan pėr rrethanat prej tė cilave komunistėt morėn nė dorė fatin e Atdheut e tė Kombit, vazhdon: “Kjo gjendje e krijume me anėn e terrorit nuk mund tė njasi (zgjasė) shum, pse populli e ka kuptue se pėr ēfarė qėllimit kanė luftue komunistat. Pra ardhja e kėtyne nė fuqi asht pėr dobinė t’onė e prandaj prej kėsajė situate lypset tė pėrfitojmė.

Lypset tė merremi vesht me njeni tjetrin e tė pregatisim nji lėvizje tė pėrgjithshme para se tė ēarmatoset populli, pėrndryshe ka me kenė tepėr vonė. Unė jam tue marrė kontakt me shokė e miq e kėshtu Ju lutem edhe Ju qė tė merreni vesht me krenė tė Dibrės dhe tė Matės e kėshtu tė mund pregatisim nji lėvizje tė pėrgjithshme nė tė gjithė Shqipninė. Kėtu me mue asht edhe nji prej faktorve ma me randsi tė ēėshtjes Kombtare nė jug. Po qe se pregatisim gja kėndej, edhe ky drejtohet pėr nė vendin e tij ku mund tė bajė shum punė. Ju lutem tė mė jepni gjegje po sa tė keni mundsi tue mė spjegue edhe gjendjen e Kosovės e tė Dibrės. Ju pėrshėndes me zemėr. Jup Kazazi”.

Personi pėr jugun ishte Abaz Ermenji dhe ndėrmjet tij patėn krijuar lidhjet kryesisht nė Skrapar e nė Vlorė. Nė Vlorė edhe Jupi kishte tė njohur. Abazi me tė vėllanė ma kanė theksuar disa herė, se kishin shpėtuar gjallė nė sajė tė Jupit e se ai gėzonte respekt e influencė tė jashtėzakonshme nė katunde e malėsi, pse i strehonin nė njė kohė kur tė ikte koka. Po tė kishin mbetur nė jug, pothuaj me siguri ishin vrarė, prandaj qenė nisur nė veri pėr t’u bashkuar me Jupin e tė vazhdonin luftėn pėr liri.

Rėndėsi tė veēantė ka dosja e Jup Kazazit prej 171 faqesh e Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme, Drejtoria e zbulimit politik (mė vonė Drejtoria II), sot Arkivi i SHISH. Aty nė pjesėn e fundit janė 40 faqe ku Jupi nė ditėt e fundit tė jetės ka shkruar pėr jetėn e vet, e ka arritur deri nė vitin 1940. Aty ka mjaft dokumente tė vėrteta dhe mjaft prej tyre janė komunikimi tė Sigurimit Shkodėr e kriminelėve si Zoi Themeli me shokė me Ministrinė e shumė letra e relacione tė tij, raporte tė komandantėve e komisarėve tė mbrojtjes si Mihallaq Ziēishti etj., dhe aty nuk mungojnė epitetet, cilėsimet prej tyre si “kriminela, tradhtarė, anmiq tė popullit” etj. Nė fakt armiqtė e popullit u bėnė ata, pėrderisa vritnin, masakronin e torturonin bashkatdhetarėt e tyre mė tė mirė.

F. 3 – Nė rend kronologjik ėshtė para f. 2, pra pak pas vetėsakrifikimit tė Jupit. Kėtu del se Jupi nuk ėshtė arratisur dhe ka ndenjur pėr tė organizuar lėvizjen kundėr pushtetit. Aty vazhdon: “...Ka qenė njė nga eksponentat e organizatės trathtare tė Ballit Kombtar. Komiteti Qendror i Ballit Komtar e ka pasė dėrgue kėtė si tė deleguemin e tij nė Qarkun e Shkodrės. Jup Kazazi ka qenė nė kėtė Qark elementi ma i rrezikshėm pėr Lėvizjen N.Ē.L. Ka qenė pengesa ma e madhe pėr pėrhapjen e frymės tė Lėvizjes N.Ē.L. nė krahina tė ndryshme tė Qarkut Shkodrės. Ka bashkėpunuar me tė gjithė reaksjonin e brendshėm pėr tė shtypė e shue Lėvizjen e Popullit Shqiptar si p.sh. me fashizmin italjan, ma von me atė gjerman, me qeveritė kuislinge tė ndryshme dhe me ēdo tjetėr qė ish armik i Lėvizjes N.Ē.L. Jup Kazazi kishte lidhje tė ngushtė dhe me tė huaj qė ishin nė vendin t’onė gjat opkupacionit si p.sh. me majorin englez Nil etj., tė cilėt mbanin anėn e reaksjonit. – Me ēlirimin e Shqipėris ky nuk largohet nga Shqipnija por mbetet n’arrati me qėllim qė tė organizojė lėvizjen kundėr Pushtetit tė vendosun nė fuqi.

Nė kėtė drejtim ka ba mjaft tentativa. Ka qenė organizatori i lėvizjes Janarit 1945-sės nė Shkodėr, kur Llesh Marashi sulmoji Koplikun me tė cilin Jup Kazazi ishte nė lidhje siē duhej dhe me kriminelė tjerė si Hasan Isufin i cili vrau partizanėt nė Beltoj, gjatė ilegalitetit ashtė vue nė lidhje me shtresa reaksjonare tė ndryshme si p.sh. me tregtarė, pronarė dhe intelektualė me qėllin qė t’organizojė kėto forca kundra Pushtetit. Jup kazazi ka qenė nji ndėr nxitėsit kryesorė tė lidhjes qė u bė nė Shkodėr mė 9 shtator. – Tė gjitha kėto i pagoji me kėtė (u-vra).

Nė f. 2, relacioni pėrfundimtar i Ministrisė sė Mbrojtjes: - Mbi aktivitetin kriminal tė Jup Kazazit. Aty, ndėr tė tjera thuhet: “...ky dėrgohet nga Komiteti Qendror i Ballit Kombėtar nė Shkodėr, pėr tė penguar L.N.ēl. dhe ta luftonte kėtė ... ka bashkėpunuar me okupatorėt dhe qeveritė kuislinge si dhe me Misionet Engleze qė qėndronin pranė Legalitetit si Major Nili e tjerė. Nė ēlirimin e Shqipėrisė arratiset e qėndron brenda Shtetit nė Qarkun e Shkodrės me qėllim riorganizimi tė mbeturinave tė reaksionit dhe tue u mbėshtetur nė politikėn Imperialiste tė Anglo-Amerikanėve, pėr nji zbarkim nė vendin t’onė dhe pėr t’a rrėzuar Pushtetin Popullor. Nė janar 1945 ka organizuar Kryengritjen e Koplikut tė drejtuar nga Llesh Marashi, Preng Cali etj. kriminelė. Po kėshtu mė 9 shtator 1946 nė lidhje me kriminela tė tjerė dhe organizatėn e Deputetėve trathėtarė tė Ballit, dhe Klerin Katolik organizoi nji forcė kriminelash dhe sulmoi Shkodrėn pėr t’u dhėnė rast Imperialistėve tė ndėrhynin nė vendin t’onė, por mbasi qėllimi i tija dėshtoi plotėsisht dhe forcat ju asgjėsuan, gjindet i fshehun nė nji shtėpi nė Qytet tė Shkodrės dhe vret vehten, mbasi u rrethua e s’kishte shpėtim. – Shtoj se nė janar 45 Jupi me tė vetėt nuk mbėrriti tė shkonte nė Koplik, pse nė zonėn ku ishte, kishte shumė forca tė mbrojtjes.
Relacioni ėshtė pėrfundimtar e ndryshe me ato tė ditėve tė para. Kėtu deputetėt qė i bėjnė tradhtarė e tė Ballit dhe kleri janė shtuar mė vonė, pasiishte vendosur eliminimi i tyre.

Nė fakt nuk ka munguar edhe Legaliteti, pėr tė cilin nuk flitet. Pėr shumė e shumė tė akuzuar pėr kryengritjen janė vetėm dokumente hetuesie tė mėvonshme, qė nuk dihet autenticiteti i firmave ose me siguri janė firmosur nė gjendje shoku e pavetėdije prej torturave tėtmerrshme qė u janė bėrė.

Kurse pėr Jupin, pėrveē njollosjeve tė zakonshme tė “armiqve tė popullit” qė i bėjnė sidomos nė hyrje, nuk ka arsye qė t’i shtojnė akuza tė paqena pėr organizimin e kryengritjes e pėrgatitje pėr zbarkimin e aleatėve, pasi ai nuk jetonte mė.
(Vijon nesėr...)


 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 
 
 
 

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Scutari Kazazet ish prej nji dere fisnikesh,fis i shquar nga Shkodra. Me familjen time qe ishte vendosur ne Shkoder prej Elbasani me detyre te larte ushtarake i pari i familjes me 1923,Kazazet jane sjelle shume mire, na kane mbeshtetur duke nderhyre deri tek Mbreti Zog.Fatkeqesi e madhe qe burra te tille te shquar prej dyersh fisnikesh shqiptare sic ishte i ndjeri Jup Kazazi te perfundojn tragjikisht me vrasje po prej shqiptaresh qe rrymat politike i kishin vendosur ne kahe te kunderta.
avatar
Anonim
Agroni Mos do gje leke ky si viktim e komunizmit
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Tre oficerėt, Vasili: Operacioni pėr arrestimin u dekonspirua nga policia
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278