Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:09 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Dossier Admirina Peēi
11 Tetor 2017 - 08:25 | përditesuar në 09:57
Ramiz Alia: Nxjerrim ​tanket
pėr tė mbrojtur varrin e Enverit
Zbardhet pėr herė tė parė procesverbali i mbledhjes sė jashtėzakonshme mbajtur nga Ramiz Alia nė Presidiumin e Kuvendit Popullor pasditen e 20 shkurtit 1991, menjėherė pas rrėzimit tė shtatores sė Enver Hoxhės nė Tiranė.

Si po e menaxhonte numri 1 i regjimit rrėzimin e komunizmit? Dokumenti ekskluziv, pjesa e parė e tė cilit u botuar dje nė Shqiptarja.com zbulon pėr herė tė parė gjithė prapaskenat politike tė asaj dite tė pazakontė  nė kryeqytet.

Ndėrsa nė shesh statuja e bronztė ishte rrėzuar pėrdhe e turmat ekzaltuara e kishin tėrhequr zvarrė rrugėve tė Tiranės, nė qytetin Studenti grevistėt nuk lėshonin pe. Ata kėrkonin heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga Universiteti i Tiranės. Paralelisht me ta, njė grup i madh njerėzish ishte nisur drejt varrezave tė dėshmorėve pėr ta nxjerrė nga varri trupin e diktatorit...

Dokumenti ekskluziv me shkrim dore, zbulon se pikėrisht nė kėto momente nė Presidium zhvilloheshin debate tė ashpra mes Ramiz Alisė, Dritėro Agollit, Sali Berishės, Sabri Godos, Marash Hajatit, Spiro Dedes, Adil Ēarēanit, etj... 

Ramiz Alia kėrcėnonte nė kėtė mbledhje se do tė shpallte gjendjen e jashtėzakonshme dhe do tė ndalte me ēdo kusht ato qė ai i quan “akte vandale” si rrėzimi i shtatores qė tashme ishte kryer dhe tentativat pėr tė dhunuar varrin e diktatorit.

“Do tė shpall gjendjen e jashtėzakonshme dhe do tė qėllojmė nė mėnyrė tė jashtėzakonshme”, kėrcėnon Ramiz Alia nė kėtė mbledhje.

 Dritėro Agolli kėmbėngulte qė tė mos shpallej gjendja e jashtėzakonshme dhe tė plotėsohej kėrkesa e studentėve pėr heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga Universiteti. Agolli madje zbulon njė detaj interesant duke thėnė se mes grevistėve tė urisė ishte futur sheqer i helmuar dhe se s’duhej se nga kush...

Po ashtu Sabri Godo kėmbėngulte tė mos shpallej gjendja e jashtėzakonshme gjė qė do tė nxiste gjakderdhje, ndėrsa Sali Berisha pėrballej nė kėtė mbledhje me akuzat se Partia Demokratike ishte organizatorja dhe nxitėsja e gjithė kėsaj situate...

Sot sjellim pjesėn e dytė tė kėtij procesverbali, i cili ruhet nė Arkivin e Shtetit. Ky dokument na siguron njė dėshmi tė fortė pėr tė vėrtetat e asaj dite historike qė shėnoi shenjėn e parė, tė fortė, tė rėnies sė regjimit komunist.

(...vijon nga dje)

Ramiz Alia: Ti tradhton veten Sali Berisha.

Sali Berisha: Jo, nuk e tradhtoj.

Lumturi Rexha: Partia nė pushtet...

Ramiz Alia: Po, po e the tani nė fund, qė ēdo gjė qė bėn ėshtė pėr tė ruajtur partia pushtetin e vet. Domethėnė qė edhe synimi yt ėshtė qė duhet rrėzuar me ēdo kusht kjo parti nga pushteti, pa zgjedhje, po me dhunė.

(dėgjohet zė qė thotė diēka lidhur me parullat qė hodhėn...)

Sali Berisha: Nuk ėshtė aspak ky synim, nuk ka qenė dhe as qė do tė jetė ndonjėherė. Mė falni, nė qoftė se ju mė identifikoni mua me njerėz rrugėsh, atėherė kam tė drejtė edhe unė t’ju identifikoj nė shumė gjėra me ta. Po kėtu nuk flitet nė kėtė mėnyrė se ē’thėrrisnin ata. Se ē’thėrrisnin ata nuk i thėrrisja unė. Unė edhe njė herė e theksoj qė tė bėhet edhe njė herė figura e Enver Hoxhės pėr dramė kombėtare, tragjedi kombėtare, kjo ėshtė e pakonceptueshme. Ėshtė vetėm figura e tij.

Ramiz Alia: Thelbi nuk ėshtė figura e tij, jo.

Sali Berisha: Thelbi ėshtė vetėm figura e tij.

Ramiz Alia: Mirė, tjetėr kush ka.

Marash Hajati: Shoku Ramiz, kam edhe unė nja dy mendime. Pėrpara sė gjithash duhet me gjakftohtėsi ta mendojmė a ėshtė e justifikuar qė tė shpallim gjendjen e jashtėzakonshme. Mua mė duket se ne kemi kohė. E vėrteta ėshtė qė gjithēka ka shpejtuar pa parashikuar, por unė mendoj qė kohė, megjithėse ėshtė e shkurtėr, duhet pėr tė menduar a ta shpallim apo jo. Personalisht jam pėr tė mos e shpallur, por pa rrezikuar.

Ramiz Alia: Po ēfarė, do tė lė unė atė televizion dhe ata gazetarė tė shkruajnė ashtu? E merr pėrsipėr ti t’i ndalėsh si kryetar i gazetarėve?

Marash Hajati: Shoku Ramiz Alia kam dhjetė muaj qė kam folur pėr kėtė, t’i ndalim dhe si t’i ndalim dhe mė keni nėnvlerėsuar vazhdimisht. Prandaj tani mė keni thirrur nė kohė shumė tė vonė. Unė jam gati tė shkoj qė tani e tė bisedoj e t’i ndalojmė shoku Ramiz.

Ramiz Alia: Unė nuk tė kam thirrur aspak vonė, unė tė kam thirrur si Kryetar tė Bashkimit tė Gazetarėve.

Marash Hajati: Unė dua tė them njė mendim dhe nuk mė lini ta them atė. Ta mbaroj.

Ramiz Alia: Dale, ta thuash mendimin, po unė desha tė them qė kėtė situatė qė thua ti ka dalė jashtė kontrollit, unė nuk mund ta lejoj mė.

Marash Hajati: Ka dalė jashtė kontrollit. Prandaj unė dua tė them njė mendim. Unė them...

Ramiz Alia: Kėta gazetarė nė kėtė mėnyrė nuk i lejojmė.

Marash Hajati: Unė prandaj dua tė them njė mendim.

Ramiz Alia: Fol.

Marash Hajati: Unė them ėshtė e domosdoshme ta mendojmė me gjakftohtėsi a ka ardhur kjo kohė pėr ta shpallur apo jo gjendjen e jashtėzakonshme. Unė personalisht jam pėr tė mos e shpallur. Kam njė mendim tė dytė, qė ju si president tė merrni pushtetin plotėsisht nė dorė. Nuk mė duket mua as e drejtė tė rrimė tė merremi me ligje, me nene etj. Ju jeni President i Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe ju duhet tė merrni pushtetin nė dorė qė tani dhe kjo ju jepet e drejtė nė daē pėr gjendje tė jashtėzakonshme, nė daē pėr rrugė tjetėr. Unė jam pėr rrugė tjetėr.

Me kėtė rast, nė qoftė se ju merrni menjėherė me kėtė tė drejtė pushtetin nė dorė dhe e kam fjalėn, nuk flas pėr tė marrė mendime ėshtė puna juaj, pėr tė vendosur dhe pėr tė hequr shumė gjėra, tė cilat tashti pėr tashti nuk e ndihmojnė kombin tonė. Unė them ju e keni kėtė mundėsi dhe unė pėr vete personalisht e kam kėtė besim dhe ju duhet tė operoni pa keqardhje nė disa gjėra sepse kjo, nė fund tė fundit ėshtė nė tė mirėn e kombit. Kėto operime qė do tė bėhen, nuk ju mbetet asgjė juve si person nė kėtė punė, kjo do t’i mbetet historisė dhe le ta thotė historia fjalėn e saj.

Prandaj nuk ėshtė fjala kėtu t’i heqim emrin, ata e kanė hequr emrin, ata e kanė hequr bustin. Kėtu ėshtė fjala pėr tė operuar mė tutje, si do tė veproni ju si president. Nuk besoj qė asnjė parti kėtu, asnjė organizatė kėtu qė tė jetė kundėr kombit tė vet.

Nė qoftė se ėshtė njė e tillė, atėherė ne kemi ardhur kot dhe nuk pėrfaqėsojmė askėrkėnd. Ne pėrfaqėsojmė atė, qoftė gazetarėt, qoftė PD-ja, kushdo qė ėshtė kėtu pėrfaqėsojmė popullin, pėrfaqėsojmė ata njerėz qė duhet tė marrin pėrgjegjėsi mbi veten e tyre. Prandaj unė mendoj qė ju tė merrni menjėherė pushtetin nė kėtė punė. Nuk ka mė kohė. Dhe pėrpara se tė shpallet gjendja e jashtėzakonshme ėshtė nė radhė tė parė pushteti juaj. Pėr kėtė unė mendoj qė ju urgjentisht tė njoftoni nėpėrmjet shtypit a radios pėr tė gjitha kėto masa qė mendoni tė merrni, qė shokėt kėtu i thanė dhe me tė cilat unė jam dakord. Edhe emri tė hiqet.

Ramiz Alia: Ju nga njė anė propozoni merr pushtetin, e pse ta marr pushtetin?

Marash Hajati: Pėr tė mos u vonuar.

Ramiz Alia: Ta marr pushtetin unė sikur problemi themelor i Shqipėrisė sot qenka vlerėsimi i Enver Hoxhės?

Marash Hajati: Jo, nuk thashė pėr kėto, por thashė pėr tė gjitha gjėrat qė janė vonuar.

Ramiz Alia: Jo, jo, po pėr kėtė se kėtu ėshtė tėrė thelbi i problemit.

Marash Hajati: Shoku Ramiz, nuk ka kohė pėr t’u vonuar nė kėtė punė, them unė, mendimi im.

Ramiz Alia: Po nuk ėshtė ky problemi themelor. Nė qoftė se do ta merrja unė pushtetin, do ta marr pėr tjetėr gjė.

Marash Hajati: Pėr tjetėr gjė ta marrėsh qė tė mos vonohemi.

Ramiz Alia: Mirė por po mė nxirrni pėrpara kėto.

Marash Hajati: Cilat?

Ramiz Alia: Ja kėtė qė dhe ēėshtjet personale tė tuat.

Marash Hajati: Mė vjen shumė keq, nuk kam ngritur ēėshtje personale asnjėherė.

Ramiz Alia: Po ja atė po mė thua, ka 10 muaj.

Marash Hajati: Mė vjen keq, unė kam dhėnė njė mendim thashė, nuk mė ėshtė dėgjuar, ėshtė tjetėr gjė. Kėtė e kam tė drejtė ta them, nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe qė po e them. Unė po them qė pėr tė gjitha gjėrat qė krijojnė acarime unė mendoj qė ju duhet tė merrni masa urgjente.

Ramiz Alia: Unė nuk mund tė marr pushtet pėr tė vendosur vlerėsimin e personalitetit tė Enver Hoxhės, se nuk ėshtė ky pėr mua problemi qė ka sot populli shqiptar. Kjo qė u bė sot ėshtė krimi mė i madh dhe ju do tė dėgjoni zhurmėn e kėtij krimi, do tė dėgjoni se sa e rėndė dhe sa e egėr do tė jetė pėrgjigjja. Populli nuk i duron kėto gjėra, mos harroni.

Marash Hajati: Ky ėshtė vandalizėm, ky ėshtė fashizėm, kjo nuk ėshtė kulturė, kjo nuk ėshtė asgjė, po unė kam hall tė fitojmė kohėn.

Adil Ēarēani: Po ja, kėtė tė dėnojmė atėherė.

Marash Hajati: Kėtė ta dėnojmė po nuk duhet pritur a do ta bėjmė kėshtu apo jo.

Adil Ēarēani: Pse nuk doli ndonjė nga ju, pse nuk doli Partia Demokratike ta dėnojė haptazi. Pse nuk doli pėrpara turmės.

Ramiz Alia: Mė falni, do dilni tė tėrė ta dėnojmė, kėshtu si jemi?

Marash Hajati: Do ta dėnojmė patjetėr. Nė qoftė se nuk e dėnojmė, dėnojmė veten tonė. Unė jam tė dalim ta dėnojmė, ky ėshtė vandalizėm.

Ramiz Alia: Jeni dakord tė dalim?

Lumturi Rexha: Po, shoku Ramiz, tė dalim.

Marash Hajati: Ta dėnojmė kėtė se ėshtė vandalizėm, por pėr tė gjitha tė tjerat, shoku Ramiz, tė merren masa edhe nga ju, me afate tė caktuara. Tė mos merren gjėrat lehtė, edhe blloku, edhe tė tjerat, me afate tė caktuara se kanė shkuar duke u zvarritur dhe njerėzit e thjeshtė e kanė bezdi kėtė punė. Kėto duhen bėrė.

Sali Berisha: Nuk ėshtė njė gjė e vogėl.

Ramiz Alia: Mė falni, por nė qoftė se bėhet fjalė qė unė tė marr siē thoni ju, siē e quani ju, pushtetin presidencial nuk e marr pėr tė hequr njė fotografi, apo pėr tė hequr njė emėr. Nė qoftė se e marr kėtė pushtet, do ta marr sepse gjendja politike e vendit ėshtė jashtėzakonisht e rėndė dhe duhet vendosur rregull e disiplinė.

Nė qoftė se e marr, sepse ėshtė gjendja ekonomike jashtėzakonisht e vėshtirė dhe duhen vendosur medoemos disa masa tė jashtėzakonshme pėr tė shėruar gjendjen ekonomike. Nė qoftė se e marr ėshtė ēėshtja pėr tė krijuar njė atmosferė politike tė favorshme pėr tė bėrė zgjedhjet e marsit. Nuk e marr pėr tė rregulluar shtėpinė tėnde dhe timen, pėr tė rregulluar njė fotografi apo njė bust. Kanė kohė kėto gjėra pėr t’u zgjidhur.

Ose le tė zgjidhen menjėherė, por nuk ėshtė detyra ime, nė qoftė se e marr kėtė funksion, dhe bile se po mė vjen sikur po mė vini kusht qė po e more zgjidhe kėtė njė, zgjidh kėtė dy. Jo nuk e marr unė pėr ato gjėra. Nė qoftė se vjen puna tė marr unė pushtetin presidencial e marr pėr ēėshtje tė tjera themelore, jo pėr ēėshtje tė cilat presin. Kėto gjėra mund tė zgjidhen edhe pas zgjedhjeve nė mėnyrė normale. Dhe kemi biseduar pėr kėtė ēėshtje, nuk flas pėr bllokun e tė tjera si kjo, por pėr vlerėsimin e veprės sė Enver Hoxhės etj., etj. Prandaj tė mos i ngatėrrojmė gjėrat. Po flasim pėr njė nivel tė lartė drejtimi, jo pėr njė nivel tė ulėt drejtimi.

Dritėro Agolli: Por, meqenėse ndodhi kjo shoku Ramiz, unė them kryesore kėtu ėshtė figura e Enver Hoxhės, sepse ky ėshtė shkaku.

Ramiz Alia: Po tė jetė kėshtu, atėherė nuk jemi dakord dhe unė mund tė dal me njė alternativė tjetėr. Atėherė unė jap dorėheqjen.

Lumturi Rexha: Nuk ėshtė e vėrtetė shoku Ramiz.

Sali Berisha: Jo, nuk...

Dritėro Agolli: Nuk arrin atje puna. Gjeni njė zgjidhje tjetėr, unė...

Lumturi Rexha: Nuk ėshtė e vėrtetė. Edhe pėr ju vonė ėshtė thėnė, pse nuk e thoni ju, qė mė vonė ėshtė thėnė edhe thirrja tjetėr pėr pushtet dhe pėr shokun Ramiz? Nuk ėshtė e vėrtetė ajo.

Ramiz Alia: Po, sot u tha qė ē’ke me tė.

Myqerem Fuga: Duam edhe ndonjė shpjegim shoku Ramiz pėr ta gjykuar me gjakftohtėsi problemin. Si e parashikojnė mė tutje shokėt zhvillimin e situatės?

Ramiz Alia: Nuk parashikojnė asgjė. Ēėshtja ėshtė merre ti dhe rregullona fotografitė.

Myqerem Fuga: E pranuam qė hoqėm emrin, si e parashikojmė nė tutje situatėn? E pranuam qė hoqėm emrin, hoqėm bustin, ku do tė mbarojė?

Dritėro Agolli: Pastaj do tė vijnė zgjedhjet.

Marash Hajati: Pastaj do tė vijė disiplina. Unė them pėr kėtė duhet bėrė.

Myqerem Fuga: Unė them ta gjykojmė me gjakftohtėsi problemin se mund t’u dalim pėrpara problemeve.

Lumturi Rexha: Jo shoku Marash, ne shikojmė realitetin.

Marash Hajati: Epo mirė, atėherė dilni ju, unė nuk e di.

Myqerem Fuga: Jo, t’u dalim pėrpara problemeve dhe t’i shikojmė me gjakftohtėsi.

Sali Berisha: Kėtu ėshtė evidente qė lėvizja ka bėrė tabu figurėn e Enver Hoxhės. Kėtu nuk ka ndonjė motiv tjetėr kjo dihet ėshtė emri. Po ne nuk po e shikojmė tani, pse tė mos e themi atė qė ėshtė?

Leka Shkurti: Shoku Berisha, ajo ėshtė hedhur si ide sikur gjithė problemi ėshtė Enver Hoxha. Por nė fakt ngjarjet kanė ndodhur mė shpejt se sa tė dilte kjo parullė, me greva etj. Ato ishin lėvizje tė tjera, nė fillim ekonomike, pastaj morėn karakter politik, pse ndodhi ky fenomen? A duhet tė pranojmė qė ka njė skenar kėtu? Atėherė ky skenar zgjidhet me kėto qė bėjmė ne, me qeveri tė pėrkohshme apo zgjidhet me masa mė radikale.

Sali Berisha: Mė duket se kjo ideja e skenarit ėshtė njė opsesion i vėrtetė, i cili...

Ramiz Alia: Po, po, ashtu si edhe strategjia e tensionit.

Sali Berisha: ... i cili ka vetėm si synim tė pėrligjė masat e jashtėzakonshme qė absolutisht, pėr mendimin tim, janė tė papranueshme nė kėtė periudhė. Unė nuk shikoj ndonjė skenar, por shikoj qė revolta filloi pėr figurėn e Enver Hoxhės, e cila sot ėshtė njė figurė e kontestueshme pėr shkak tė polarizimit tė forcave nė demokratike, republikane dhe komuniste.

Adil Ēarēani: Kanė shkuar nė ēdo qendėr pune me thirrje, me emisarė pikėrisht pėr tė bėrė kėtė skenar sot.

Sali Berisha: Skenarin e sotshėm?

Adil Ēarēani: Po, bile edhe me emra, edhe nė ēfarė partie bėjnė pjesė. S’ėshtė skenar ky?

Sali Berisha: Unė pėr skenarin e sotshėm nuk di. Njė herė pėr Partinė Demokratike nuk ka asnjė lidhje. Kėtu ėshtė njė thirrje e sindikatave qė sot shpallte grevėn. Kjo ėshtė, atė e kanė bėrė publikisht shoku Adil, nuk ėshtė se e kanė bėrė me emisarė. Sindikatat nėpėrmjet mjeteve tė informacionit shqiptar u kanė bėrė thirrje punonjėsve pėr sot pėr grevė.

Leka Shkurti: Shoku Berisha, problemin e Enver Hoxhės vetėm me kėtė e gjykoni ju, me mitingun? Po populli shqiptar ē’thotė?

Sabri Godo: Shoku Ramiz, mė duket se po humbasim kohė.

Sali Berisha: Populli shqiptar ka tė drejtė ta mbajė kush tė dojė dhe nuk ka tė drejtė t’i pėrzihet kėrkush.

Ramiz Alia: Epo unė them qė po vonohemi kot. Kėrkojnė studentėt e klubit konfirmim, heqjen e emrit “Enver Hoxha” Universitetit me dekret. Qeveria tė japė dorėheqjen menjėherė, nė qoftė se nuk plotėsohen kėto, dėgjoni tani: pjesėmarrėsit do tė shkatėrrojnė bllokun, varrin e ēdo gjė. Varrin!! Shiko Sali Berisha ēfarė vandalėsh.

Sali Berisha: Ne nuk kemi asgjė tė pėrbashkėt me ta.

Lumturi Rexha: Shoku Sali, tregohu i sinqertė kėtu dhe i pastėr sepse nuk ėshtė ashtu siē e thoni ju.

Sali Berisha: Kujt i thua kėshtu ti moj. Ēfarė flet, me kė flet ti?

Lumturi Rexha: Me ju flas.

Sali Berisha: Unė kam varre turqish e serbėsh nė livadhet e mia dhe s’i ka luajtur kurrkush, po luaj varrin e Enver Hoxhės. Mė tregon sinqeritetin ti mua.

Spiro Dede: Unė jam nė njė nga pozitat mė tė vėshtira sepse dje u bė mbledhja e KQ tė Partisė, sot kanė ndodhur gjithė kėto gjėra, por situata ėshtė e jashtėzakonshme nė popull. Dhe kėsaj situate tė jashtėzakonshme unė mendoj qė duhet t’i pėrgjigjemi me njė urtėsi tė jashtėzakonshme, me njė politikė tė jashtėzakonshme.

Nuk kam mendimin e tė gjithė shokėve. Me njė urtėsi tė jashtėzakonshme se a janė skenarė, a janė psikoza sociale, nuk mund ta kuptoj, por unė jam pėr kėtė: mendoj se shqiptarėt, po tė jemi mirė ne dhe tė dalim me njė thirrje publike, me njė deklaratė tė pėrbashkėt ku t’u themi njerėzve, vėllezėr e motra tė qetėsohemi dhe t’i zgjidhim gjėrat siē duhet. Ndėr gjėrat mė urgjente, ne duhet tė nxjerrim studentėt medoemos dhe nė qoftė se studentėt e duan atė gjė, derisa u rrėzua ajo atje, le t’ua japim studentėve me njė vendim, mendoj unė. Ndėrkohė jam pėr atė qė t’i jepet kohė presidentit po jo t’ia lėmė atij ēdo gjė nė dorė qė pastaj populli tė thotė qė i ka fajet ai. Jam shumė dakord qė tė funksionojė secili nga kėto, po sidomos njė kėshill presidencial, vetė Presidiumi i Kuvendit Popullor, kėshilli presidencial, i cili tė ketė prerogativat e duhura pėr tė dalė medoemos nga kjo situatė e jashtėzakonshme.

Tė gjithė siē jemi tė vemi e t’u bėjmė thirrje forcave, partive, njerėzve nė tė cilėt kemi influencė pėr tė shkuar drejt kėsaj qetėsie. Jam me atė tjetrėn, tė krijohet medoemos njė qeveri teknike; jam pėr atė tjetrėn qė tė mos flemė e tė mos ikim, por ose do tė qetėsojmė Shqipėrinė, ose le tė vemi ne pėrpara atje te gjendja e jashtėzakonshme. Nuk duhet tė mendojmė as pėr parti, as pėr gjė. Nuk duhet tė humbasim shansin e shkėlqyer pėr tė shkuar drejt zgjedhjeve pluraliste. Kė tė dojė populli le t’i japė votėn. Ne kėtė do ta bėjmė vetėm me urtėsi. Po tė tregohemi tė gjithė tė urtė, tė gjithė tė vendosur dhe tė ndihmojmė shokun Ramiz.

Zė: Tė bėj njė pyetje. Je pėr gjendje tė jashtėzakonshme?

Spiro Dede: Unė fola pėr masa politike tė jashtėzakonshme, urtėsi politike tė jashtėzakonshme jo pėr gjendje tė jashtėzakonshme. Unė jam qė tė forcohet rendi. Domethėnė ata qė janė turma qė nuk pėrballohen dot duhet tė vėmė, unė jam qė tė mos derdhet asnjė pikė gjak.

Sali Berisha: Ėshtė nė nderin e policisė shqiptare, e kėtyre organeve qė shmangėn gjakun sot. Do tė jetė njė ditė, nė kėtė aspekt nuk pajtohem me gjestin, dhe mė vjen keq dhe unė besoj se edhe pėr kėto probleme i kemi bėrė deklaratat dhe jam konsistent nė to por ama ėshtė nė nderin e ...

Ramiz Alia: Por ama do ta shikojmė edhe shtypin tuaj se ēfarė do tė thotė. Po e shikojmė se ē’po thonė oratorėt tuaj tani atje.

Sali Berisha: Ku janė oratorėt tanė?

Ramiz Alia: Atje te studentėt. Po i shikojmė; pra do ta shikojmė se ē’do tė thotė dhe shtypi juaj, se ē’hossana do t’i bėhet atij gjesti qė u bė, liberator.

Sali Berisha: Besoj se juve kam pasur rastin t’jua them kur ka rėnė puna pėr t’u diskutuar qė ajo do tė bėhej me peticion ose me referendum mbarė Tirana dhe nuk kam pasur asnjė lloj koncepti tjetėr dhe nuk kam por unė jam aty kryetari i atij komisioni qė ekziston dhe unė shprehem haptazi kėtu qė nuk ekziston asnjė mendim tjetėr pėr kėtė punė.

Ramiz Alia: Ja do t’i shikojmė, do t’i lexojmė.

Sali Berisha: Dakord. Sidoqoftė edhe unė jam dakord me ato qė thanė shokėt.

Ramiz Alia: (Pasi merr njė letėr nga njė korrier qė hyn nė sallėn e mbledhjes). Tani kanė shkuar te varri. Tani atje kamė dalė tanket.

Situata ėshtė qė nuk mban mė, nuk mban nė mėnyrė absolute. Prandaj sa janė akoma nė aktivitet partitė duhet tė luftojnė pėr qetėsinė dhe, nė qoftė se duhet, tė dalin nė televizion dhe nė radio dhe tė bėjnė thirrje pėr qetėsi. Kjo mundet nė qoftė se mua mė jepni tri ditė afat, domethėnė njė qetėsi absolute qė unė tė mendoj ēfarė duhet bėrė, presidencė apo qeveri apo ēfarė, kushtet e gjendjes sė jashtėzakonshme do tė jenė relative. Gjendjen e jashtėzakonshme unė do ta shpall qė sonte por kushtet e saj do tė jenė relative. Nėse kjo qetėsi nuk mė sigurohet dhe ky bashkėpunim shoqėror qė u kėrkoj forcave politike nuk mė sigurohen gjendja e jashtėzakonshme do tė vijė duke u shkallėzuar nė raport me zhvillimin e ngjarjeve. Kėtė kisha pėr tė thėnė.

Myqerem Fuga: Mė falni shoku Ramiz, por ėshtė logjike qė derisa flasim pėr demokracinė...

Ramiz Alia: Ky ėshtė...

Myqerem Fuga: ... ne tė tėrė themi qė jemi pėr qetėsinė, atėherė pse tė mos e bėjmė kėtė qė thoni ju? Tė marrim...

Ramiz Alia: Ē’demokraci, ky ėshtė fashizėm. Tė shkosh te varri?

Myqerem Fuga: ... angazhim kėtu tė tėrė dhe t’i bėjmė thirrje popullit pėr tė qetėsuar tė gjithė gjakrat dhe gjithė kėtė gjaknxehtėsi tė popullit dhe ju tė veproni me gjakftohtėsi pėr tė marrė ato masa qė janė nė dobi tė popullit dhe tė njė demokracie tė vėrtetė. Unė them qė kėtė duhet ta pranojmė tė tėrė.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 18/10/2017, Viti VII - NR.245