Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:55 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Dossier Nga ADMIRINA PEĒI
03 Dhjetor 2013 - 07:15
Ramize Gjebrea, del nė dritė
ditari i mbajtur nė luftė
TIRANE- Shqiptarja.com vazhdon publikimin e dokumenteve nga dosja "Interesanti". Enigmat e ditarit tė luftės dhe poseduesi i tij misterioz qė nuk e shėnoi emrin nė momentin e dorėzimit nė Arkiv.

E martė 23 Shkurt. Ramize Gjebrea, atėkohė 20 vjeē nis tė shkruajė grimca jete nė njė ditar tė vogėl, format xhepi, prodhim italian.  Nuk flet pėr dashuri, miqėsi, apo armiqėsi... Nėse duam tė zbulojmė se ēfarė ndjente Ramize Gjebrea, apo ēfarė e trazonte botėn e saj tė brendshme nė periudhėn qė shkruan nė kėtė ditar nga shkurti i 1943 deri nė janar 1944,  shfletimi i parė i kėsja axhende, na zhgėnjen. Ka pak, fare pak fjalė, ndonjė ndodhi tė vockėl, ndonjė emėr nė tė rrallė, personazhesh qė i njeh dhe... shumė, tmerrėsisht shumė emra fshatrash e qytetesh nė tė gjithė Shqipėrinė qė i shkel ditė e natė, nė njė marshim tė pandalshėm. Pikėrisht kėtu fshihet madhėshtia e kėtij ditari. Tek kjo rendje  prej supergruaje. Pasi ai na zbulon, energjinė e pashtershme tė kėsaj 20 vjeēareje qė rendte mal mė mal, nė borė e nė shi, pa u ndalur, pa u trembur, gjithnjė nė zemėr tė luftės, nė pėrpjekje tė pashtershme organizative pėr tė shtuar rradhėt e tė rinjve nė Luftėn Nacional Ēlirimtare....
Po ēfarė pėrmban konkretisht ky ditar? Nė pėrshkrimin e dosjes ku ruhet (76/1, fondi 14, A.Q.SH) bėhet ky pėrshkrim:
“Ditar i mbajtur nga shoqja Ramize Gjebrea (dorėshkrim), ku pasqyrohen lėvizjet e saja nga Tirana-Berati-Vlora-Gjirokastra-Brigadėn e I-rė etj., ku shkruan mbi ngjarjet e rėndėsishme si: njoftimin qė ka marrė pėr vrasjen e shokut Ramiz Aranitasi dhe varrimin e tij (23-25/6/1943); fillimin e punimevet nė mbledhjen e Ramicės Vlorė 2.8.1943; takimin me D. [Detin = Nako Spiro] mė 26.10.1943 dhe bazat e saj nė Tiranė, etj.; mbledhjen e aktivit tė Partisė tė Qarkut Vlorė mė 7-9/12/1943 nė Ramicė; mbledhjen e konferencės pėr zgjedhjen e Komitetit tė Rinisė Antifashiste nė Kuē 17/12/1943; mbi gjendjen shėndetėsore, etj. Ditari ėshtė i shkėputur mė datat 9-15/I/1944, kohė nė tė cilėn ka qėndruar nė Ramicė tė Vlorės”.
 
Njė studiues pasionant i Ramize Gjebresė, Vasfi Baruti,  nė “Nega totum”, ka bėrė njė konstatim domethėnės, teksa pėrshkruan itinerarin qė ka ndjekur Ramize Gjebrea nė kėto kohė nė pėrpjekejt e saj organizative.
Ai thotė: “Kurviometri nė dorė ushtaraku tė lartė (Kolonel nė pension, specialist Qemal Gogollari) i vendosur nė shkallė tė hartės tė paraēlirimit (Qarku Vlorė) rrėshqet nė itinerarin Gjebrea dhe nė fund kurviometri shenjon 2465 kilometra rrugė tė Gjebresė  nė 128 ditė udhėtim., mesatarisht 19.2 km nė ditė, ose aq kilometra sa mund ti vije rreth 2.25 herė vijės kufitare tė vendit tonė...”

Nisur vetėm nga ky konstatim, por edhe fale kujdesit tė Gjebresė pėr tė shėnuar itinerarin e saj nė kėtė axhendė,  sot mund tė kuptojmė shumė qartė, se ēfarė tip gruaje qe Ramize Gjebrea dhe ēfarė pėrkushtimi pati ajo nė Luftė.  Tek ndjekim faqe pas faqe ditarin e  saj tė Luftės,  vėmė re se ajo udhėton ditė e natė,  fshat mė fshat, nga Vlora, nė Gjorokastėr, Tiranė, Elbasan e Berat.... madje fshatrat e shumtė qė ajo shėnon nė ditar shfaqen e rishfaqen faqe pas faqeje. Ajo kthehet e rikthet nga 4-5 herė e nė ndonėj rast ( nė Ramicė, ku edhe e pushkatuan) shumė mė tepėr...

Por Ditarit i mungon njė pjesė e madhe e fletėve. Nė tė janė ruajtur shėnimet e vetėm 128 ditė udhėtimi, ndėrsa nuk dihet ēfarė ka bėrė ajo, ku ka udhėtuar, ku fjetur, kė ka takuar nė 142 ditė tė tjera qė i mungojnė kėtij ditari, thėnė mė shkoqur qė janė grisur. Nga ajo vetė, apo nga dikush tjetėr? Nėse ndjekim misterin qė mbulon kėtė ditar mund tė llogjikojmė se fletėr mund tė jenė grisur nga ai qė e posedonte ditarin pėr vite e vite me radhė.  Dihet qė ky ditar iu konfiskua Ramize Gjebresė ditėn e arrestimit, diku nė mes tė muajit shkurt 1944. Pas pushkatimit tė saj, dokumentet e vendimit tė gjyqit partizan si edhe procesverbalet e gjyqit, iu dėrguan Enver Hoxhės.  Kėtė fakt Hoxha e pėrmend vetė nė njė letėr pėr Nako Spiron, pas pushkatimti tė Gjebresė.  Por nėse kėto dokumente i janė dėrguar Hoxhės, logjika e pranon qė edhe ditari i konfiskuar ti jetė dėrguar po atij.  

Kėtė fakt e pėrforcon e dhėna qė jepet nė fletėkontrollin e ruajtur brenda dosjes 76/1 tė fondit 14 nė arkivin e shtetit, ku ėshtė ruajtur Ditari. Fletėkontrolli shėnon :         “Nė dosjen Nr. 76/1 tė Fondit Nr. 14, viti 43-44, gjenden tė sistemuara: 1 (njė bllok) me 51 (pesėdhjetė e njė) fletė. Dosja u sistemua me datėn 24.IV.1972. Nga verifikimi qė iu bė ditarit me shokun Ramadan Xhangolli, datė 31.8.1971, si nga shkrimi dhe nga ngjarjet, rezulton se ėshtė i shoqes Ramize Gjebrea.  - Fletėt qė i mungojnė ditarit sipas datave nuk kanė qenė kur u dorėzua ditari nė arkiv....”

Nuk thuhet se kush dhe kur e ka dorėzuar nė arkiv kėtė ditar.  Theksohet vetėm se nė vititn 1971, ėshtė verifikuar nga Ramadan Xhangolli (Xhaka, qė i shkruante Nexhmije Xhuglinit alias Delegatja pėr skandalin e Ramizesė me Zahon. Po ai qė firmosi nė gjyq pėr pushktaimin e saj, ai qė dėshmoi detajet mė intime nė procesin gjyqėsor, ai qė e kishte ndjekur Gjebrenė kėmba kėmbės, nė aktivitetin e  saj luftarak,  prej disa muajsh, pothuaj gjysmėn e dytė tė vitit 1943. Ėshtė po ai personazh qė shfaqet edhe nė ditarin e Ramizesė mė 2 gusht nė Ramicė, si bashkėpunėtori i saj, i dėrguari i Komitetit Qėndror).

Nė misteret e kėtij ditari, ndėrthuren ngjarja kulminante nė Ramicė, ku ajo pushkatohet para partizanėve, emri i Xhakes qė shfaqet gjithandej, dėrgimi i dokumnetacionit tė gjyqit tek Enver Hoxha,  grisja e pjesės mė tė madhe tė fletėve tė tij, dhe arkivimi i tij pothuaj 30 vjet pas konfiskimit. 
Megjithatė, pėrtej misterit, me aq sa kanė mbetur, ky ditar ndriēon personalitetin dhe vendosmėrinė e kėsaj 20-vjeēareje, e cila edhe pse e sėmurė me malarje (pėrmendet nė  disa burime) nuk dinte tė ndalej, aq sa ishte kthyer nė burim frymėzimi pėr gjithė rininė e  kohės sė Luftės.

ramize gjebrea
 
 Ditari i plotė
Agenda per l’anno 1943
 
E martė, 23 shkurt
Ylli, Halimi Bejxhea
 
E enjte, 11 mars
Stof pėr kasketa
 
E diel, 11 prill
Niko Govrilli
Karikatorin e mitralozit ėshtė jimija qė do bjer Kapo Dėrvishi
Mavrovė
 
E martė, 1 qershor
Tiranė
 
E mėrkurė, 2 qershor
Tiranė. Po kėrkoj automobil pėr t’ikur.

E enjte, 3 qershor
Tiranė. Sot nisem nga qyteti. Mbase nuk kthehem.
 
E premte, 4 qershor
Berat. Petriti nuk qe nė shtėpi. Kish shkuar nė Durrės.
 
E shtunė, 5 qershor
Mbrakull. Nji shi i madh mė zuri nė udhė. Jam lagur shumė.
 
E diel, 6 qershor
Zaloshnje. Erdha nė orėt e para tė natės. Mbas fshatit Mbrakull deri nė Zaloshnje, po thuaj kam ecur nė shi
 
E hėnė, 7 qershor
Zaloshnje
 
E martė, 8 qershor
zaloshnje
 
E mėrkurė, 9 qershor
Zaloshnje – Ora 9 filluam nga puna.
 
E enjte, 10 qershor
Zaloshnje

E premte, 11 qershor
Zaloshnje
 
E shtunė, 12 qershor
Zaloshnje
 
E diel, 13 qershor
Zaloshnje
 
E hėnė, 14 qershor
Zaloshnje

 
E martė, 15 qershor
Sot harrijtėm nė Vėrshezhė, prej Zaloshnje.
 
E mėrkurė, 16 qershor
Sot jemi nė Vėrshezhė.
 
E hėnė, 21 qershor
Sot jemi nė Milovė. Jam pakė e sėmurė.
 
E martė, 22 qershor
Vij prej Zaloshnje pėr Dobrushė.
 
E mėrkurė, 23 qershor
Nė Dobrushė. Jam e sėmurė. Mora vesh se ėshtė vrarė Ramizi.

 
E enjte, 24 qershor
Dobrushė
 
E premte, 25 qershor
Ēorovodė. Varrimi i Ramiz Aranitasit.
 
E shtunė, 26 qershor
Zakrukė – Udhėtova natėn. Nė mėngjes fjeta pakė.
 
E diel, 27 qershor
Sot erdha nė Vėrtop.

E hėnė, 28 qershor
Nga Uznova nė Berat.
 
E martė, 29 qershor
Edhe sot jam nė Berat.

E mėrkurė, 30 qershor
Fjer
 
E hėnė, 5 korrik
Tragjas
 
E martė, 6 korrik
Radhimė
 
E mėrkurė, 7 korrik
Radhimė
 
E enjte, 8 qershor
Radhim
 
E premte, 9 korrik
Kaninė
 
E shtunė, 10 korrik
Kaninė
 
E diel, 11 korrik
Lapardha. Kam udhėtuar tėrė natėn.
 
E hėnė, 12 korrik
Mavrovė. Kam udhėtuar tėrė natėn
 
E martė, 13 korrik
Mavrovė.
 
E mėrkurė, 14 korrik
Hysoverdh
 
E enjte, 15 korrik
Hysoverdh
 
E premte, 16 korrik
Hysoverdh
 
E shtunė, 17 korrik
Mallkeq
 
E diel. 18 korrik
Lapardha. – Tani porsa harrita. Ėshtė ora 4.20’ pas mes nate.
 
E hėnė, 19 korrik
Vlorė
 
E martė, 20 korrik
Vlorė

 
E mėrkurė, 21 korrik
Vlorė
 
E enjte, 22 korrik
Vlorė

E premte, 23 korrik
Vlorė
 
E shtunė, 24 korrik
Vlorė
 
E diel, 25 korrik
Vlorė
 
E hėnė, 26 korrik
Vlorė
 
E martė, 27 korrik
Vlore
 
E mėrkurė, 28 korrik
Vlorė
 
E enjte, 29 korrik
Vlorė
 
E premte, 30 korrik
Vlorė
 
E shtunė, 31 korrik
Nisem nga Vlora. Harrij nė Lapardha.
 
E diel, 1 gusht
Sot nisem nga Lapardhaja, pėr Mesaplik.
 
E hėnė, 2 gusht
Nė Ramicė filluam punėn. Ėshtė edhe Xhaku.
 
E diel, 15 gusht
Nisem sot nga Vunoi. Ėshtė ora 12.30’ mes-natė.

E hėnė, 16 gusht
Vij prej Vranishti nė Ramicė. Gjithė natėn kam udhėtuar.
 
E martė, 17 gusht
Sot nisem nga Ramica, pėr Hysoverdh ose Mavrovė. Ndejta nė Hysoverdh.
 
E mėrkurė, 18 gusht
Jam gjithė ditėn nė Petė tė Mavrovės.
 
E enjte, 19 gusht
Sot po udhėtoj prej Pete, nė Velēė-Ramicė. Tėrė natėn kam ecur. N’ora 6 e mėngjezit harrijta nė Ramicė.
 
E premte, 20 gusht
U nisa prej Ramice pėr Dushkarak. U nisa n’ora 2.30’ mas mes-nate.
 
 
E shtunė, 21 gusht
Gjithė ditėn kam qėnė nė Dushkarak.
 
E diel, 22 gusht
Sot udhėtoj prej Dushkaraku – Sevaster.
 
E hėnė, 23 gusht
Sot jam nė Ramicė – Bashaj
 
E martė, 24 gusht
Sonte po flė nė Ramicė.
 
E mėrkurė, 25 gusht
Sot jam nė Amonicė.
 
E enjte, 26 gusht
Sonte jam nė Amonic
 
E premte, 27 gusht
Sot erdha prej Amonice nė Hysoverdh.
 
E shtunė, 28 gusht
Tani nė mėngjes u nisa pėr Mazhar.
Nė mbrėmje erdha nė Lapardha.
 
E diel, 29 gusht
Jam nė Hysoverdh.
 
E hėnė, 30 gusht
Jam nė Hysoverdh.
 
E martė, 31 gusht
Sot u nisa prej Hysoverdhi pėr Kocul-Peshkat
 
E mėrkurė, 1 shtator
Edhe sot nė Peshkat.
 
E enjte, 2 shtator
Jam nė Romės
 
E premte, 3 shtator
Jam nė Romės.
 
E shtunė, 4 shtator
Jam nė Romės e Selenicė.
 
E diel, 5 shtator
Sot jam nė Karbunarė.
 
E hėnė, 6 shtator
Sot vij nga Gorishti pėr Dushkarak. Gjatė udhės ka rėnė shum shi i madh.
 
E enjte, 21 tetor
Nė Tiranė, te Andromaqi.
 
E premte, 22 tetor
Nė Tiranė, te Andromaqi.
 
E shtunė, 23 tetor
Sot bombarduan Aliatėt aerodromin nė Tiranė. Jam te Andromaqi.
 
E diel, 24 tetor
U mundova tė gjejė automobil pėr Vlorė, por s’gjeta. Nė darkė shkuam sė bashku te Maka.
 
E hėnė, 25 tetor
Nė mbrėmje kam qėnė te Maka.
 
E martė, 26 tetor
Sot u ndava prej D.
Po pres nji shok qė do mė gjej automobil pėr t’u nisur prej Tirane.
 
E mėrkurė, 27 tetor
Sot nisem prej Tirane pėr Elbasan.
 
E enjte, 28 tetor
Sot jam nė Elbasan. Po pres qė tė nisem pėr Dumre.
 
E premte, 29 tetor
Tani nė mėngjes po nisem prej Elbasani, nė Belsh,
Harrij tani nė Mollas; U takova me Brigadėn.
 
E shtunė, 30 tetor
Prej Mollasi, bashkė me Brigadėn, po udhėtoj pėr nė Shpatan.
 
E diel, 31 tetor
Sot n’ora 11, mėngjes, ndahem prej Brigade afėr Deshnikut, dhe po shkoj pėr Berat.
 
E hėnė, 1 nėntor
Erdha nė Berat qysh dje. Edhe sot po rri kėtu. U prit me brohoritje Brigada e parė. U bėnė manifestime dhe u mbajtėn fjalimet e rastit.
 
E martė, 2 nėntor
Nisem prej beratit pėr Mallakastėr.
Harritėm deri nė Velēan.
 
E mėrkurė, 3 nėntor
Sot nisemi nga Velēani. Harritėm nė Fushėn e Klosit. Kėtu po flė sonte.
 
E enjte, 4 nėntor
Sot udhėtova prej Klosi, nė Dushkarak. Kėtu po flė sonte.
 
E martė, 9 nėntor
Shkozė.
 
E mėrkurė, 10 nėntor
Shkozė.
 
E enjte, 11 nėntor
Nė mėngjes jam nė Shkozė.
Nė mbrėmje nė Dushkarak.
 
E premte, 12 nėntor
Dushkarak
 
E shtunė, 13 nėntor
Dushkarak
 
E diel, 14 nėntor
Kalivaē
 
E hėnė, 15 nėntor
Klos
 
E martė, 16 nėntor
Hekal
 
E diel, 21 nėntor
Drijdan – mėngjes, ora 10 po nisem pėr Kutė. Lufta pėrsėri vazhdon. Gjermanėt dhe Ballistat po qillojnė me mortajė. Nga Kuta u hodha nė Ēorush-Kalivaē-Prėnjas.
 
E hėnė, 22 nėntor
Prėnjas. Mėngjes, u takova me nji pjesė tė Brigadės sė I. Udhėtova gjithė ditėn. Kaluam nga Vasjeri deri nė Lundėr. Ndalova sonte nė Dukas tė Tepelenės. Koha ka qėnė me shi tė madh.
 
E martė, 23 nėntor
Dukas – mėngjes; nisemi pėr Salari. Nisemi nga Salaria pėr Nivicė – sė bashku me Brigadėn. Gjithė ditėn ka rėnė shi i madh.
 
E mėrkurė, 24 nėntor
Mėngjes – Nivicė – N’ora 9.30’ u nisėm, sė bashku me Brigadėn. Kemi harirė nė Ramicė n’ora 7 tė mbrėmjes. Kemi kaluar Vėrmik, Bashaj, Matogjin, Verbas – nė shi e nė breshėr tė madh.
 
E enjte, 25 nėntor
Ramicė – Mėngjes e mbrėmje.
 
E premte, 26 nėntor
Ramicė – Mėngjes e mbrėmje – Po kalojnė pjesė tė Brigadės pėr Vranisht – Brataj- Tėrbaē.
 
E shtunė, 27 nėntor
Mėngjes nė Ramicė. N’ora 2 po nisem pėr Brataj bashkė me Thanėn.
 
E diel, 28 nėntor
Mėngjes, ora 12. Populli i tėrė Mesaplikut ėshtė mbledhur nė Brataj – Po bėhet festė – u mbajtėn fjalime nga pėrfaqėsuesat e Kėshillit tė qarkut tė Vlorės, tė Rinis dhe tė Brigadės sė parė.
 
E hėnė, 29 nėntor
Ramicė
 
E martė, 30 nėntor
Ramicė
 
E mėrkurė, 1 dhjetor
Brataj – mėngjes.
Tėrbaē – Drekė.
Vranisht – mbrėmje.
Kohė me shi tė madh.
Sot kam marrė letėr nga K.Q.
 
E enjte, 2 dhjetor
Mėngjes – Vranisht
Mbrėmje – Mesaplik – Talės.
Kohė e keqe.
 
E premte, 3 dhjetor
Mėngjes – Mesaplik.
Mbrėmje – Ramicė.
 
E shtunė, 4 dhjetor
Mėngjes – Ramicė.
 
E diel, 5 dhjetor
Ramicė – Mėngjes e mbrėmje.
 
E hėnė, 6 dhjetor
Ramicė – Mėngjes e mbrėmje.
 
E martė, 7 dhjetor
Ramicė. Aktivi i Partis i qarkut fillon n’ora 4.15’ pas dite, deri n’ora 2.30’ pas mes nate.
 
E mėrkurė, 8 dhjetor
Ramicė. Vazhdon aktivi. Fillon n’ora 9.30’ dhe vazhdon deri n’ora 12 pa 20’ tė mbrėmjes.
 
E enjte, 9 dhjetor
Ramicė. Vazhdon aktivi. Fillon n’ora 8 mėngjes dhe vazhdon deri n’ora 2.15’ pas-dite.
 
E premte, 10 dhjetor
Mėngjes. Ramicė.
U bė nji pėrpjekje me gjermanėt dhe forcat t’ona nė qaf tė Bullarit. Thuhet se ėshtė zėnė nji kamjon me municion.
 
E shtunė, 11 dhjetor
Mėngjes: Ramicė; po mobilizohen forca nga Smokthina, pėr tė shkuar nga Beuni, ku thuhet se kanė ardhur gjermanėt.

E diel, 12 dhjetor
Mėngjes: Ora 6 nisem pėr nė Brataj.
 
E hėnė, 13 dhjetor
Brataj.
 
E martė, 14 dhjetor
Mėngjes Brataj; pas-dreke Ramicė.
 
E mėrkurė, 15 dhjetor
Ramicė: Gjermanėt bashkė me Ballistat po sulmojnė Mesaplikun nga 4 drejtime: Nga Karteri-Velcė, nga ura e Gjormit, nga Qaf’ e Shėn-Gjergjit-Tėrbaē, nga Beuni. Jemi nė pritje tė lajmeve.
 
E enjte, 16 dhjetor
Mėngjes: Balenė. Nisemi me Xhaken pėr Kuē.
 
E premte, 17 dhjetor
Mėngjes: Kuē.
Ora 9 filloi konferenca pėr zgjedhjen e K.q. Rinis antifashiste.
 
E shtunė, 18 dhjetor
Mėngjes: Kuē –
Mbrėmje: Gjirokastėr.
 
E diel, 19 dhjetor
Sot jam nė Gjirokastėr.
 
E hėnė, 20 dhjetor
Nisem nga Gjirokastra, harrij deri nė Prongji. Ka filluar shi dhe tė ftohėt i madh.
 
E martė, 21 dhjetor
Nisemi nga Prongjija, harrijmė deri nė Fushė-Bardhė. Kohė e keqe me shi.
 
E mėrkurė, 22 dhjetor
Nisemi nė mėngjes nga Fush-Bardha; koha ėshtė shum e keqe. Na zuri nata nė mal.
 
E enjte, 23 dhjetor
Nisemi nė mėngjes nga mali, pėr nė qaf tė Rėmullės. Kaluam nėnė Borsh e Fter dhe harrijtėm nė darkė nė Qeparo.
 
E premte, 24 dhjetor
Nisemi nga Qeparoi dhe flėmė nė Kudhės.

E shtunė, 25 dhjetor
Nisemi nė mėngjes nga Kudhėsi pėr Vuno. Udhės hasėm nė disa Prėnjė, nė njėrin prej tė cilėvet rash dhe desh u mbyta.
 
E diel, 26 dhjetor
Mėngjes: Himarė – Vuno.
 
E hėnė, 27 dhjetor
Vuno gjithė ditėn.
 
E martė, 28 dhjetor
Vuno
 

E mėrkurė, 29 dhjetor
Vuno
 
E enjte, 30 dhjetor
Vuno

E premte, 31 dhjetor
Brataj
 
Viti 1944
E hėnė, 1 janar
Brataj, Ramicė, Brataj.
 
 E diel, 2 janar
Brataj mesaplik
 
E hėnė 3 janar
Mesaplik, ramicė
 
E martė, 4 janar
Ramicė. Sot lava kokėn...

E mėrkurė, 5 janar
Velēė, ramicė,
 
E enjte, 6 janar
Ramicė

E premte, 7 janar
Ramicė
 
E shtunė, 8 janar
Tėrbaē
 
E diel, 9 janar
Ramicė
 
E hėnė 10 janar
Ramicė
 
E martė, 11 janar
Ramicė

E mėrkurė, 12 janar
Ramice
 
E enjte, 13 janar
Ramicė
 
E premte, 14 janar
Ramicė
 
E shtunė, 15 janar
Ramicė

NGA DOSJA “INTERESANTI” KEMI BOTUAR DERI MĖ SOT:

  Letrat e spiunėve qė ēuan nė pushkatim Ramize Gjebrenė

Vendimi gjyqėsor : Shtatėt burra e ēuan nė pushkatim Ramize Gjebrenė

 Ramize Gjebreja, letra qė e spiunoi tek Nexhmije Hoxha

Procesi gjyqėsor : Si e shiti Zaho Koka Ramize Gjebrenė

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ferim Diko. Mė habit fakti se ku janė procesverbalet e shkruara me firmat pėrkatese tė autorėve: Tė Ramizes, Zahos dhe ai qė mbajti diskutimete e autorėve tė lartpėrmendur. Pra, duhet emri i tyre dhe firma origjinale e saktė,jo e hedhur nga njė tjetėr. Ka shumė gjėra qė mungojnėPrandaj ,.Admirina Peēi, kėsaj pune duhet t"i dalėsh mirė deri nė fund.Tė lumtė pėr detyrėn historike qė ke marr!
avatar
Anonim
Feim Diko Pra , pse erdhi pėr verifikim tė Ditarit, Ramadan Xhangolli dhe jo Shevqet Peēi a tė tjerėt autorė tė pushkatimit ? Mė habit ky fakt !Nga e dinte Ramadani se Ditari ėshtė shkrimi i Ramizes? Edhe kėtu ai e ndoqi pas kėtė tragjedi ,si ato tė Shekspirit ? Pastaj, kush e njoftoi nga AQSH, Ramadanin tė verifikonte Ditarin ? Mos vallė ka lidhje AQSH-ja me Ramadanin? Atėherė edhe fletėt e grisura , do tė gjendeshin nėse AQSH-ja do tė zbatonte me pėrpikmėri rregullat e sistemimit tė dokumenteve ne arkiv
avatar
Anonim
Feim Diko e dorėzimit.Nė se autori qė dorėzoi Ditarin, nuk tregonte emrin,atėherė ,punonjėsi i AQSH, duhej tė bisedonte me drejtorin e AQSH qė puna tė merrte fund, si pėr emrin e tij dhe pėr fletėt qė mungonin. Pastaj tė vendosej edhe data dhe firma e autorit tė dorėzimit tė Ditarit a pėr dokumente tė tjera.Kjo ėshtė rregullsi arkivore. Kėtu ngarkoj me gabime edhe punonjėsin e AQSH, po edhe vetė drejtorin e asaj kohe ,nėse ai ka qenė nė dijeni pėr dorėzimin e Ditarit.2/ Del pyetja: Pse Ditarin ta verifiko
avatar
Anonim
Feim Diko Nė lidhje me Ditarin e Ramize Gjebresė :Mė lartė nga z. Admirina Peēi flitet pėr dorėzimin e Ditarit,por nuk duhet autori i dorėzimit dhe data e dorėzimit nė AQSH.Mė vjen shumė keq me kėtė mėnyrė veprimi nga punonjėsi i AQSH,pėr marrjen nė dorėzim tė Ditarit .Ka rregulla arkivore pėr marrjen e dokumenteve .Punonjėsi i AQSH pasi tė merrte Ditarin, duhej tė merrte edhe emrin e mbiemrin e autorit tė dorėzimit tė Dokumentit duke e kontrolluar.Pasi u gjetėn humbje faqesh, duhej ta pyeste autorin e
avatar
Anonim
Feim Diko Me tė marr kėtė mesazh historik, ju lutem Adriana Peēi ose tė tjerė , t"mė ndihmoni pėr tė zbardhur Ditarin e Ramizesė dhe tė gjitha veprimtaritė historike qė janė bėrė nė Zaloshnje .Kush daktilografonte traktet nė shtėpinė e Mahmut Zaloshnjes a tė vetė Hysenit ? Ramize Gjebrenė e vranė si njė Personazh tė rrallė. Ajo ėshtė tragjedi pėr marrje pushteti. Njė turp historik-atdhetar.Ajo duhet tė bėhet Heroina e LANĒ.
avatar
Anonim
Feim Diko. Fatmirėsisht gjeta ca shkrime nė "Shqiptarja .Com" Adriana Peēin e falėnderoj sė tepėrmi pėr njė ndėrmarrje tė tillė historike.I lutem Adrianės , tė mė zbardhi plotėsisht sa mė parė, mundėsisht, Ditarin e Aktivit nė Zaloshnje,se po mbaroj historikun e kėtij fshati qė nė Lashtėsi.Dua tė gjitha dokumentet e kėsaj Konferenceje, procesverbalin- diskutimet,etj,tė shoqeruara me fotot pėrkatėse.Dua listėn e partizanėve pjesėmarrės nė kėtė Ngjarje madhore tė Rinisė, nga erdhėn, nga shkuan, kush i pėrcol
avatar
Anonim
Feim Diko Ka vite qė shkruhet pėr trimėreshėn Ramize Gjebrea,partizanen e Brigadės sė Dhjetė Sulmuese *B.V.S . * Nga dokumentet qė kam lexuar edhe mė parė ,mė vjen shumė keq qė ajo pėsoi njė fat shumė tragjik . Tė rralla janė raste tė tilla historike ēmendurie nė Botė. Kam kohė qė dua tė gjej dokumente pėr kėtė Luaneshė dhe Sokoleshė e Labėrisė dhe e Shqipėrisė .Pse ? Sepse Ajo trimėreshė , qe organizatorja e mbledhjes sė tė rinjėve komunistė shqiptarė nė Vendlindjen time , Zaloshnje -Tomorricė-Skrapar pė
avatar
Anonim
raimond vlonjati Paska qene vazje Gjeniale ... .Por kjo qe i ka ndodh Ramizese eshte dicka normale per njerezit inteligjente qe jetojne ne ambjentin shqiptar Ne jemi komb shume i prpaambetur dhe njeriun inteligjent midis nesh ne e konsiderojme fatkeqsine tone, jo pasurine tone .....Ndaj sa shikojme ndonje qe qendron shume me larte se ne, ne i hidhemi per ta mbytur....... Keshtu i ka ndodh edhe te shkretes Ramize .......Ambjenti shqiptar i krijon mundesi lulezimi vetem nejrezve medioker,...
avatar
Anonim
Agimi E shkreta heroine ra viktime e PKSh plot me kriminele,Krimineli kryesor Ramadan Xhangolli per kete krim punoi ne vende pune te mira ne kohe te diktatures e ngrifej si gjel deti per krimin qe kreu.Fatkeqesi e atij rregjimi eshte se te gjithe kriminelet e kaluar shume mire e nuk u pushkatuan per krimet e tyre!!!!
avatar
Anonim
Popull Respekt per ato qe vdiqen dhe turp per mbijetuan se na shkaterruan.
avatar
Anonim
mali Akoma te ura
avatar
Anonim
Ali Nderim e Respekt per kete vajze te re qe sakrifikoi jeten e rinine e saj per luften NCL te popullit Shqiptar!
avatar
Anonim
LORA Jam e sigurt qe pjesa e zhdukur e ditarit duhet te jete deshmia e saj per intrigen dhe intrigantet,qe per shkak te idealizmit te saj patriotik mundi t'i zbulonte kur kishin nisur t'ja hapnin varrin.Aureola qe Ramizeja krijoi,me talentin frymen dhe zemren, ne malesine e Laberise i tmerroi inferioret,,,,aq sa vone paslufte (kur ra vete nga kali) pajo islami ,ne pendese,ka thene se ,-"per ate qe i kemi bere ne Ramizese nuk e meritojme te jetojme". Urime redaksise tuaj per kete pune te vlere.
avatar
Anonim
Historiani Ligji i maskarnjve,hipokritve,intrigantve dhe i servilave. Shume drejtues te tjere intiligjent,qe dhane shume per LANC me trimerin e tyre ( e jo si E. Hoxha e kelyshet e tij servil qe fshiheshin neper shtepi e shkruanin letra) me zemeren per nje Shqiperi te cliruar dhe te lulezuar,u pushkatuan,u internuan pa meshire . Rreth 1500 te pushkatuar per arsye te ndryshme gjate dhe pas Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare ( LANC-it) beri qe Shqiperia te humbiste intelegjencen,heroint e vertet.
avatar
Anonim
LORA Kjo duhej te behej e para me dije per lexuesin dhe me pas te vinin deshmite per intrigen dhe kriminelet intrigantet qe donin me sesben ta conin ne plumb Ramizene. Kjo vajze e ndritur ne tere dimensionin njerezor,ka qene edhe ne shtepine e Gjyshes time,ne Kanine.Gjyshja na tregonte se ajo ishte zemra frymezuese e te rinjve te Kanines per t'ju bashkuar luftes antifashiste.Na tregonte qe ishte shume e bukur dhe e gojes.
avatar
Anonim
Anonim Per shkruesin LORA... Ku e dike se cfare ka thene Pajo Islami kur ra nga kali??? Anonimati nuk ju jep te drejten te abuzoni sidomos me njerez qe nuk jetojne me. Jam kundra cdo vrasje, e sidomos denimeve per shkak te dashurise. JAm kundra denimit te Ramize Gjebrese dhe e kam te tmerrshme te mendoj denimin e saj pse dashuroi nje tjeter... Por kurre, asnjehere nuk do te merrja persiper te artikuloja fjale pa vlere.... sidomos ne nje forum public.
avatar
Anonim
TOTILA qe te kapte te gjalle gjermanin ,sepse e kuptoi qe do ti vinte atij radha .
avatar
Anonim
TOTILA Ramize GJebrene e ka vrare NEXHMIJE SERBJA dhe RAMADAN XHANGOLLI . Ne te heq rruga si ne KOSOVE , SHKUP ,BJESHKET e NAMUNA ,ne malet e SHARIT e gjithe popullsia e ketyrre aneve kane vetem nje mendim te vetem . "DREQI ka le ne DIBER . RAMIZEJA kishte nje reputacion te jashtezakoneshem . Mendoj se fjalet qe i dolen me TRIMIN ZAHO KOKA jane te qellimeshme sepse ZAHO KOKA ne 8 qershor 1944 u fut vete ne KISHEN E vogel ne hyrje te Vunoit ku donte qe te kap
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169