Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Ekonomi Nga Genc Kondi
10 Prill 2012 - 18:32
Ēmimi i tokės
hartė e re mė 2012
TIRANE - Zv/ministrja e Drejtėsisė, Brikena Kasmi, ka deklaruar dje se qeveria ka vendosur tė ndryshojė me vendim dhe pastaj me ligj hartėn e ēmimeve tė pronave. Sipas saj, harta aktuale ėshtė kaotike, pasi janė konstatuar raste kur pronat ngjitur me njera-tjetrėn vlerėsohen me ēmime tė ndryshme.

“Nga praktika ėshtė vėnė re qė kjo hartė vlere ka sjellė njė disbalancim dhe njė moskoordinim tė pronave qė janė fqinje me njėra-tjetrėn. Jo nė mėnyrė propocionale me sipėrfaqet dhe jo nė mėnyrė propocionale me vendndodhjen u ndryshon automatikisht vlera e pronės, duke bėrė qė njėra pronė tė vlerėsohet me tepėr se sa ajo qė ėshtė fqinje, qė nė fakt nuk duhet tė qėndrojė”, tha Kasmi. Nė ligjin e ri pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, qė pritet tė shqyrtohet kėtė muaj nė Kuvend, parashikohet shtyrja e afatit tė dorėzimit tė dosjeve pėr kthim dhe kompensim pronash deri nė prill tė 2013-s. Po sipas tė njejtit ligj, vlera e njė pasurie tė paluajtshme do tė llogaritet si shumė e ēmimit tė tregut, strukturės inxhinjerike dhe qėllimit tė pėrdorimit tė kėsaj pasurie. Pėr tė shmagur kaosin dhe pėrplasjet mes intitucioneve tė ndryshme qė merren me pronat, pėr herė tė parė mendohet tė krijohet edhe drejtoria e pėrgjithshme e koordinimit, brenda strukturės sė ministrisė sė Drejtėsiėsė. “Krijimi i njė drejtorie koordinimi tė pronės nuk ka lidhje me vendimmarrjen, domethėnė absolutisht nuk dublohen kompetencat e institucioneve. Kjo ka si synim koordinimin mes vendimeve tė dhėna dhe ēėshtjeve qė janė pjesė e punės sė pėrditshme, e veprimtarisė sė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompėnsimit tė Pronave, Zyrės sė Regjistrimit tė Parusive tė Paluajtshme apo Agjencisė sė Legalizimit dhe Urbanizimit tė Ndėrtimeve pa leje, qė do tė koordinohen nga kjo drejtori. Nuk sjell asnjė vonesė, pėrveēse standardizon tė gjitha praktikat dhe vendimet e mara nė kėtė fushė”, tha mė teja ajo. Sipas zv.ministres, kjo drejtori do tė kryejė studime pėr ndryshimet e nevojshme nė legjislacionin pėr pronat, si dhe do tė monitorojė tė gjithė procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave.

Pėrballė situatės aspak premtuese nė zgjidhjen e problemit 22-vjeēar tė pronave, qė ėshtė kritikuar edhe nga ndėrkombėtarėt, qeveria pėrgatiti amendime nė ligj, qė pėrfshijnė zgjatjen e afatit deri mė 30 prill 2013. Kėshilli i Ministrave ka shtyrė afatin e vlefshmėrisė ligjore tė AKKP, deri nė 30 prill tė vitit 2013. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės, qė nga fundi i vitit tė kaluar, nuk kishte asnjė funksion ligjor, duke qenė se ligji e lejonte procesin pėr kėtė qėllim tė zhvillohej deri nė 31 dhjetor 2011. Qė tė marrė fuqi ligjore, ky projekt duhet tė kalojė pėr miratim nga Kuvendi, pasi fjala ėshtė pėr amendimin e ligjit ekzistues nr. 9235 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”. Kėto ndryshime janė nė pėrputhje me njė strategji pėr rregullimin e procesit tė pronėsisė nė Shqipėri, qė nuk ka gjetur ende zgjidhje pas 22 vitesh, ku hasen mbivendosje pronėsie, zėnie tė paligjshme pa lejen e pronarit, shdukje tė dokumentacionit tė vjetėr arkivor, etj.

(gk/im/shqiptarja.com)

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170