Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Ekonomi
23 Prill 2012 - 20:53
Bode: Ėshtė ngadalėsuar
ekonomia, problem borxhet
Berisha: Borxhet pėr investime
VIDEO - Intervista e Ministrit
UASHINGTON – Kriza ndėrkombėtare ka prekur edhe Shqipėrinė dhe pėr vendin problem mbetet borxhi publik mė i lartė se vendet e rajonit. Ministri i Financave, Ridvan Bode, e ka pranuar kėtė gjatė njė interviste sot pėr Zėrin e Amerikės ku shpjegoi se si pasojė edhe ekonomia shqiptare ėshtė ngadalėsuar.
“Presioni i krizės globale dhe zgjatja e saj kanė njė impakt tė padiskutueshėm nė ekonomitė e vendeve periferike, ku pėrfshihet edhe Shqipėria. Bankat perėndimore operojnė nė tė gjithė hapėsirėn e vendeve tė Europės Lindore. Me uljen e nivelit tė kreditimit tė kėtyre bankave, nė pėrpjekje pėr tė rregulluar raportet e tyre tė kėrkuara nga Banka Qendore, sigurisht qė po ndikon edhe nė ekonominė e vendit tonė”, tha ministri Bode.

BORXHI
Ministri i Financave tha se borxhi publik i vendit ėshtė mė i lartė se vendet e rajonit. ”Ēėshtja e borxheve meriton tė jetė nė qendėr tė vėmendjes nga ana e qeverisė, pėr ta zvogėluar atė. Pėr ekonominė shqiptare sfida ėshtė se janė zvogėluar ritmet e rritjes ekonomike”, tha ai. Sipas Bodes, ”raporti i borxhit publik me PBB-nė ėshtė 58.7 pėr qind, e kemi relativisht tė lartė krahasuar me rajonin. Por, nga ana tjetėr, nuk kemi rritje tė kostos sė borxhit, ajo ėshtė mė e ulėt se nė vitet 2005-2006. Janė marrė kryesisht borxhe tė jashtme nga banka tė zhvillimit, me interesa tė ulta dhe afate tė gjata shlyerjeje”.

KOSOVA
“Zėri i Amerikės” e ka pyetur ministrin pėr problemet me tenderimin e linjės sė interkonieksionit me Kosovėn. Ai tha se janė marrė tashmė 110-120 milionė euro kredi nga KfĖ, pėr zhvillimin e energjetikės nė vend. Ka patur takime tė drejtorit tė OST-sė me gjermanėt, ndėrkohė qė ėshtė bėrė presion nga qarqe tė interesuara qė tė fitonte njė subjekt i caktuar, pavarėsisht nga ēmimi i lartė, rreth 33% mė shumė se subjekti i dytė, tha ministri.

(gk/im/shqiptarja.com)

5 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ana Katerina Qe ta kuptojne me mire njerezit e thjeshte politiken ekonomike te Bodes, do ti keshilloj te rishohin komedine"Borxhliu" me vemendje.Zamfir Zavalli=Politika ekonomike Shqiptare=Pol.ek.Greke.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173