Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Ekonomi Nga GENC KONDI
31 Maj 2012 - 15:54
Eksperti: Taksat mbi banesat
tė shtrenjta si nė Amerikė
Taksa e re hyn nė fuqi nė shtator
Me pėrgatitjen e njė drafti pėr taksimin vjetor nė masėn 0.5 pėr qind tė vlerės sė njė objekti ndėrtimor, qeveria shqiptare do tė varė nėj “gur tė madh nė qafė” tė qytetarėve tė vendit. Por, sipas ekspertit vlerėsues tė pasurive tė paluajtshme Ilir Kenaj, kjo nismė do tė pėrfundojė me njė bllof, ose do tė zbatohet vetėm nė zona tė caktuara.

Zoti Kenaj, ju jeni ekspert i licensuar pėr vlerėsime tė tė patundshmeve. Jeni nė dijeni tė njė projekti qeveritar pėr taksimin e banesave me 0.5 pėr qind tė vlerės?
Po, jam nė dijeni. Nė zyrat e Hipotekės tė gjithė flasin pėr njė projekt tė tillė dhe pėr ne, ekspertėt e fushės, do tė ishte mirė tė na vinin sa mė shpejt nė dijeni. Dimė vetėm se drafti ėshtė pėrgatitur tashmė dhe pritet tė pėrfundojė procesi i rivlerėsimit tė banesave, qė u shty deri nė fund tė gushtit, pėr tė proceduar. Ashtu siē e zbuluat edhe ju, nė gazetėn tuaj njė ditė mė parė, kjo ėshtė njė taksė e re, qė kryesisht synon tė mbushė arkat e boshatisura tė bashkive, duke filluar nga Tirana.

Si ju duket shifra 0.5 pėr qind? Nė vėshtrim tė parė, ėshtė diēka e vogėl, apo jo...
Vetėm nė vėshtrim tė parė ėshtė e vogėl. Me ēmimet referencė qė po rriten vit pas viti, njė familje qė zotėron njė apartament tek ish-Blloku - sa pėr tė bėrė njė shembull - me sipėrfaqe 120 metra katror, do tė paguante 1 milion e 140 mijė lekė tė vjetra njė herė nė vit. Nė rast se nuk do tė rritej mė tej vitin e ardhshėm referenca, qė ka shumė gjasa tė ndodhė.

A pėrdoren ėn vende tė tjera kėto tarifa?
Taksa mbi banesėn aplikohet kudo. Me kėto tarifa, e kam gjetur nė shtetet e SHBA. Aty, sipas shteteve tė ndryshme, kalohet nga 0.25%, nė 0.5%. Ndėrkohė, shumė shtete aplikojnė tarifa fikse dhe, nga ana tjetėr, aplikohen shumė shkallė tarifore. Pėr shembull, ėshtė absurde nė se tė gjitha banesat taksohen njėlloj, Shtėpia ku shqiptari “fut kokėn” duhet tė taksohet me tarifė shumė herė mė tė ulėt nga njė banesė e dytė, nė plazh apo nė mal, psh.

A do tė aplikohet njė taksė nė kėto pėrmasa nė vendon tonė?
Tashmė kemi 20 vjet qė pėrjetojmė njė situatė tė tillė, ku energjinė, ujin, taksat, dikush i paguan shumė mė tepėr se sa duhet dhe njė numėr tjetėr qytetarėsh nuk paguajnė asgjė. Me norma tė tilla tarifore, duket se parashikohet qė pronarėve qė kanė mė shumė mundėsi pagesė do t’u kėrkohet deri mė njė shkyerja e detyrimit financiar, ndėrkohė qė nė Bathore, bie fjala, as do tė aplikohet fare, ashtu sikurse ka ndodhur deri tani. Kur vendosen taksa tė rėnda, gjithnjė ėshtė njė prapaskenė e tillė. Shtohet mundėsia pėr evazion.

Me qė po flasim pėr ndėrtimet, ku ju operoni, si ju duket situata e subjekteve qė asistoni me ekspertizėn tuaj?
Nuk jam unė i vetmi qė konstatoj bllokim tė sektorit. Ndėrtuesit ankohen se qė prej tre vjetėsh shitjet janė gati inekzistente. Nė segmentin Tiranė-Durrės mund tė themi se janė 10 mijė apartamente qė mbeten pa shitur, ndėrkohė qė nė segmentin tjetėr, Vlorė-Sarandė ky numėr ėshtė 6 mijė. Shifra alarmante, qė e bėjnė absurde rritjen e ēmimeve referencė nga qeveria.

Gjithandej janė rritur kėto ēmime referencė?
Nė caktimin e kėtyre ēmimeve ka shumė abuzime. Ndėr zonat e Tiranės, psh, ėshtė futur kthesa e Kamzės, qė nė fakt i takon komunave dhe jo kryeqytetit. Nė kėtė zonė ēmimet referencė janė mė tė ulėt se sa kushton ndėrtimi pėr njė metėr katror, ndėrkohė qė nė zonat e lakmuara tė kryeqytetit ēmimi ėshtė tepėr i lartė.

Pse ndodh kjo?
Favorizohen zona tė caktuara sipas synimeve politike apo premtimeve, nė kurriz tė buxhetit tė shtetit. Vijmė sėrish te favorizimi i paligjshėm i banorėve tė caktuar.

(gk/im/shqiptarja.com)

5 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
iliri uk ketu ne angli nuk ka nje takse te tille vetem ne qofte se ti shet shtepine atehere paguan nje "inheritance tax". te marresh shembullin e amerikes qe eshte ndertuar ndryshe nga vendet e europes eshte cmeduri. amerika eshte vendi me jo social ne boten e zhvilluar. shqipertare ta gezoni saliun.
avatar
Anonim
Tani Ne Amerike taksat e pasurise se paluajtshme, sic jane shtepite, jane te ndara sipas zonave te banimit dhe jane te ndryshme ne varesi te zones ku eshte shtepia, dhe ne varesi te siperfaqes se banimit, ketu futen edhe ballkonet si siperfaqe banimi. Taksa eshte mesatarisht sa nje rroge mujore, dhe duhet te paguhet cdo vite deri me 31 Mars, nuk ka rendesi ne se ti banon ne shtepi apo e ke shtepi per bisnes, taksa eshte fikse dhe duhet te paguhet patjeter, ose te marin shtepine.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173