Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:52 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Ekonomi Nga GENC KONDI
25 Mars 2012 - 16:40
Hipotekimi i apartamenteve
hapat për marrjen e pronësisë
TIRANE- Ministria e Punëve Publike ka hartuar draftin e akteve nënligjore, që do të bëjnë të mundur regjistrimin në hipotekë të apartamenteve, të cilat nuk mund të pajiseshin deri tani me çertifikata pronësie, për faj të ndërtuesve. Sipas deklarimeve zyrtare, llogaritet se rreth 70% e ndërtimeve të reja në Tiranë nuk janë të regjistruara në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme. Pronarët realë të apartamenteve në rreth 700 pallate, vetëm në kryeqytet, nuk janë të pajisur me çertifikatën e pronësisë, ndonëse ata janë shlyer financiarisht me ndërtuesin.
Në rastin e tyre, shteti nuk arrin të garantojnë të drejtën themelore të qytetarit mbi pronësinë dhe të sigurisë juridike mbi të, si kushte themelore të nxitjes së investimeve, zhvillimit ekonomik dhe parandalimit të korrupsionit.
LIGJI
Me ligjin për Hipotekat, që ka kaluar në Kuvend me 111 vota, pra me konsensus pozitë-opozitë, hapet rruga për regjistrimin e apartamenteve, edhe në ato raste, kur ndërtuesit kanë probleme me shtetin, si psh nuk kanë lejen e shfrytëzimit, nuk kanë paguar tatimet, nuk kanë respektuar lejen e ndërtimit ose edhe kanë "avulluar" duke ikur në një drejtim të paditur. Po kështu, për ato raste kur banesat nuk hipotekohen dot pasi ka patur konflikt mbi pronësinë mbi truallin.
Për të gjitha këto raste, ligji realizon një lloj legalizimi, duke njohur të drejtën e qytetarit që ka bërë pagesën dhe këtë e vërteton me akt noterial, për të hipotekuar apartamentin e tij.
TATIMET
Në rast se bllokimi i Hipotekës ka ardhur pasi ndërtuesi nuk ka paguar taksat, qytetari, pas hyrjes së ligjit në fuqi dhe pas daljes në Fletoren Zyrtare të Udhëzimeve të ministrave, mund të shkojë direkt në Hipotekë për të regjistruar apartamentin. Regjistrimi i objekteve me leje, ndërtimi apo leje legalizimi, nuk do të kushtëzohet me paraqitjen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vërtetimeve, të lëshuara nga administrata tatimore, me të cilat provohet shlyerja e detyrimeve tatimore të subjektit investitor apo ndërtues të objektit.
LEJET
Kur pezullimi i Hipotekës ka ardhur me arsyetimin se ka mospërputhje midis dokumentacionit të lejes së ndërtimit dhe asaj të shfrytëzimit, qytetari duhet të presë vendimin e ministrisë së Drejtësisë, e cila do të analizojë dokumentacionin rast pas rasti dhe do ta përcjellë listën me rastet në Bashki. Qytetarët do të marrin njoftim se kur mund të shkojnë për regjistrimin e tyre në ZRPP.
PAGESA
Në ato raste, kur shoqëritë e ndërtimit janë në vështirësi financiare, për shkak se qytetari blerës nuk ka likuiduar këstet përfundimtare, sipas kontratës, deri në pajisjen me hipotekë, ZRPP dhe Shoqata e Ndërtuesve do të gjejnë rrugët për njoftimin e qytetarit dhe likuidimin e shumës përkatëse, e cila do të kalojë detyrimisht nga firma ndërtuese në ZRPP. Pas kësaj, hapet rruga për hipotekim të apartamenteve
Pronat
Kur procesi është bllokuar se njolla e objektit ka dalë jashtë prone dhe bie pjesërisht mbi pronë të çertifikuar shtetërore, ndërtuesi duhet të paguajë sipërfaqen e tokës shtetërore, sipas tarifave të vendosura.
Kur objekti mund të ketë prekur pjesërisht mbi pronën e një privati tjetër, do të ketë dy alternativa: ose të zgjidhet me gjyq midis tri palëve (pronarë trualli të ndërtimit, persona të prekur dhe firmës ndërtuese) ose të pranohet me mirëkuptim kompensimi i pronës nga sipërfaqja e lirë e pronës, ku është marrëveshja e ndërtimit të pallatit.
Kur ndërtuesi me pronarin e truallit kanë marrëveshjen fillestare për ndërtimin e pallatit, ku është caktuar dhe përqindja e përfitimit, por nuk është bërë kontrata e këmbimit me kusht, për pretendime të pronarit të truallit, atëherë do të bëhet hipotekimi i gjithë pallatit, për gjithë sipërfaqen që kanë blerë qytetarët, sipas kontratave të premtim-shitjes (sipërmarrjes) midis firmës dhe qytetarit (blerësit), ndërsa konflikti midis pronarit të truallit dhe firmës do të vazhdojë rrugën gjyqësore të zgjidhjes.
Legalizimet
Në ato raste, kur nga ndërtuesi i pallatit është kërkuar legalizim te ALUIZNI, do të jetë ministria e Punëve Publike dhe Transportit që, nëpërmjet ALUIZNI-t, do të dërgojë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme objektet, duke njoftuar për këtë Bashkinë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Pas kësaj, qytetari mund të hipotekojë apartamentin.

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Beni Pse zvarritet marrja e certifikates pronesise per pallat te ndertuar e banuar prej rreth 10 vjet ????
avatar
Anonim
Beni Pse zvarritet marrja e certifikates pronesise per pallat te ndertuar e banuar prej rreth 10 vjet ????
avatar
Anonim
Beni Pse zvarritet marrja e certifikates pronesise per pallat te ndertuar e banuar prej rreth 10 vjet ????
avatar
Anonim
hajredin kur do te marrim certifikaten e pronesise, me llafe jemi ngopur.kur, na thoni nje date te caktuar, perpara se te vijne zgjedhjet e reja.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170