Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:31 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Ekonomi
29 Janar 2013 - 06:46
Nga e hëna hyn në fuqi rritja
e pagave dhe pensioneve
TIRANE - Më 1 korrik pritet të hyjë në fuqi rritja e pagave dhe pensioneve, premtuar rreth dy javë më parë nga qeveria. Normalisht, ky proces duhet të merrte miratimin e Kuvendit, por, duke qenë se u mor në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, e vetmja mundësi për të hyrë në fuqi ishte kalimi si VKM.

Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se ende nga ky dikaster nuk është hartuar për këtë qëllim një projekt me shifrat e caktuara për çdo kategori përfituese. Është premtuar se nuk do të rriten pagat e funksionarëve të lartë, nga presidenti i Republikës deri te pozicioni i sekretarit të përgjithshëm në ministri.

Ndërsa, për sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, që përfshin dhe numrin më të madh të përfituesve kjo rritje është parashikuar të jetë 3-4 %. Rritja e pagave dhe pensioneve për këtë vit do të ketë një efekt financiar prej 2.5 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.

Ky fond është parashikuar që në miratimin e buxhetit në fillim të vitit, në zërat ”politika të reja pagash” më vlerë 1 miliard lekë dhe “politika të reja pensionesh” në vlerë 1.5 miliard lekë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'Bashkėqeverisja', Cano:Qytetarėt marrin pėrgjigje brenda 10 ditėve
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16