150 nxënës s'kanë nisur shkollën, protestë bashkë me prindërit para Bashkisë së Shijakut

Protesta e nxënësve dhe prindërve para Bashkisë Shijak

1 / 5

Shkolla Adem Sabli në Shijak

2 / 5

Protesta e nxënësve dhe prindërve para Bashkisë Shijak

3 / 5

Protesta e nxënësve dhe prindërve para Bashkisë Shijak

4 / 5

Protesta e nxënësve dhe prindërve para Bashkisë Shijak

5 / 5
19 Shtator 2018, 10:13

Protestë përpara bashkisë së Shijakut. Nxënës dhe prindër të shkollës “Adem Sabli” që nuk përmbush kushtet infrastrukturore kanë dalë në protestë përpara bashkisë së Shijakut pasi nuk pranojnë që të zhvendosen në Maminas. 

Ata kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi, duke u shprehur se e kanë të pamundur që çdo ditë të çojnë fëmijët në shkollën e largët.

Kujtojmë se shkolla në zonën e Borakajve në Durrës ka 150 nxënës të cilët nuk e kanë nisur ende vitin shkollor. Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë mësim në shkollat e Maminasit. Prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë në shkollë fëmijët duke bojkotuar procesin mësimor.

 

Prinderit

“Është e patolerueshme. Klasat e para zhvillojnë mësim në darkë, kjo është jashtë çdo llogjike. Shkolla ku i kanë transferuar është  ”

 

Në shkollën “Adem Sabli” bënin mësim katër fshatra. Prej rreth një viti nxënësit janë zhvendosur në Maminas. Prindërit ankohen se shkolla ku fëmijët janë transferuar është larg dhe nuk kanë mundësi t’i transportojnë.